Home / Tag Archives: kryeministrin

Tag Archives: kryeministrin

Ndërpritet sërish seanca, Basha “ngujohet” në foltore: Dua të përballem me Ramën, hyni në Facebook

Kryedemokrati Lulzim Basha ka penguar sërish punimet e seancës parlamentare.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje disa herë për t’u ulur, por lideri i opozitës ka kërkuar që të vijojë fjalën përtej kohës së përcaktuar nga rregullorja.Basha insiston që të ketë një përballje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.Kryeparlamentari i ka bërë me dije se përballja duhet bërë me djalog dhe jo me monolog duke ironizuar tentativën e Bashës për të folur.Qëndrimi pa lëvizur përpara foltores, ka sjellë ndërprerjen e përkohshme ku sakaq opozita ka filluar transmetimin përmes rrjetit social Facebook. (TemA)

Lexone

Berishën e mashtrojnë: Rama urdhëron vendosjen e shamive të kuqe të pionierëve të Enverit në gjimnaz (pionier ishe deri 14 vjeç, gjimnazistët ishin rini)

Nuk dihet se kush tallet me ish kryeministrin Sali Berisha, teksa i dërgojnë mesazhe, duke ditur se ai i boton menjëherë pas e vrarë mendjen nese kanë ndonjë lidhje me realitetin apo jo.Edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar disa foto të tjera, dhe shkruan se fëmijët që kërcejnë janë nxënës në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës.Berisha shton se vendosja e shamive të kuqe te pionierit tek nxënësit gjimnaziste është bërë me urdhër të Edi Ramës.Por që të mos e lëmë të gabojë Berishën, por dhe të pyesë ndonjë nga këshilltarët e tij, duhet te themi se në kohën e Enverit shamia e kuqe e pionierit mbahej deri në moshën 14 vjeç.Sapo mbushje këtë moshë, merrje teseren e rinisë me një ceremoni të veçantë, dhe nuk kishte asnjë gjimnazist me shall pionieri as në kohën e Enver Hoxhës.Postimi i plotë i Berishes:Edvin Kristaq Rama urdheron vendosjen e shamive te kuqe te pioniereve te Enverit ne gjimnazin ‘Havzi Nela’!Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb ..

Lexone

Indinjohet Flamur Noka, paralajmëron Ramën: Jeni batakçinj, do t’ju përmbysim shumë shpejt

Flamur Noka është shfaqur i indinjuar në foltoren e Kuvendit ku paralajmëron kryeministrin Edi Rama se ai dhe kolegët e tij do ta përmbysin shumë shpejt.Noka tha se kolegët e mazhorancës janë batakçinj dhe se për ta ka nisur numërimi mbrapsh nga dita e rrëzimit.“Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale.Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh.Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave.Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim”, tha Noka. (TemA)

Lexone

Fatos Lubonja zbulon shit-blerjen e ambasadorëve: Ata kanë gabuar, kanë mbështetur Ramën

Fatos Lubonja ka folur lidhur me shit-blerjen e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. Analisti tregon se ka arritur në përfundimin se ata shpesh herë kanë gabuar pasi sipas tij kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe jo opozitën e vendit.Lubonja theksoi në “News24” në shumë raste diplomatët kanë gabuar për interesa personale.“Shit-blerjen duhet ta provojë, si provë. Mendoj se se më shumë sesa shiten apo blien, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se historia jonë që shumë herë kanë gabuar ambasadorët, edhe ata amerikane.Për shumë arsye, ndonjëherë edhe padashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre. Për shembull në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishës. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti.Apo mjafton të kujtoni Arvizun, që për interesa të SHBA, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane. Ai doli në media d..

Lexone

Nënkryetari i LSI Vasili kërkon të rrëzojë me poezi Kryeministrin Rama: Ti më ke mendjen e kecit, si pazari i Roskovecit

Duket se turi i llogaridhënies së qeverisë e ka irrituar disi kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili nuk ka hezituar t’i dedikojë edhe një poezi Ramës.Vasili ka shkruar se duke parë gjithë këto estrada nëpër fshat i janë kujtuar disa vargje të popullit, permes te cilave kerkon te rrezoje Ramen nga kryeminister.“Ti më ke mëndjen e kecitSi pazari Rroskovecit,Pul e lagur e qymezit,Më ke gjuhën e memecit”POSTIMI I PLOTË:Kur degjoj kete kryeministrin e leqendisur, qe zhgarravitet rrugeve si estrada ne fshat mu kujtuan keto vargjet e popullit:“Ti më ke mëndjen e kecitSi pazari Rroskovecit,Pul e lagur e qymezit,Më ke gjuhën e memecit”

Lexone

Basha nis organizimin e protestës “madhështore”, porosi kryetarëve në rrethe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur aksionin opozitar ku siç ka paralajmëruar do të organizojë protesta madhështore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.Nje dite pasi njoftoi protestën kombëtare për largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, kreu i PD-së, ka nisur punën organizative.Paraditen e sotme, ai ka mbledhur kryetarët e partisë në rrethe ku i ka dhënë porositë e para.Ndërkohë, Basha pritet te diskutojë me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.(TemA)

Lexone

Basha niset në samitin e PPE-së të ankohet për… Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha është nisur për në Sofje teksa mësohet se do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.Burime nga selia blu thonë se Basha do ta shfrytëzojë takimin për t’u ankuar për kryeministrin Edi Rama.Le të kujtojmë që opozita në prag të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave, ka përshkallëzuar aksionin opozitar. (TemA)

Lexone

Haradinaj: Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët

“Rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi se shqiptarët nuk do të frikësohen më para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte rininë e Kosovës”.Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te varri i Tahir dhe Nebih Mehës, në 37 vjetorin e rënies. Kryeministri Haradinaj tha se Prekazi bashkon shumë histori për shqiptarët.“Edhe më herët ishte Ahmet Delia, tani është Tahiri e Nebihi, por ai që vërtet na nderon gjithë neve si komb është komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari”– tha Haradinaj.Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari tha se është obligim i të gjithë neve t’i nderojmë dhe respektojmë heronjtë dhe dëshmorët tanë. Ai tha se rënia e tyre 37 vjet më parë i ka motivuar të rinjtë dhe të rejat se si duhet atdheu.Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, falënderoj kryeministrin Haradinaj për ardhjen në Prekaz, për të nderuar gjakun e derdhur për liri të heronjve të parë të luftës së Shaban Polluzhës.K..

Lexone

VIDEO/ Qytetari-Ramës: Aman na sill një drejtor…

Nuk mund të dëgjosh shpesh që një punonjës të kërkojë me patjetër të ketë një shef mbi kokë, por një infermier i Laçit i shprehu shqetësimin kryeministrit se prej një muaji spitali i Laçit ishte pa drejtor.Rama e mori me të qeshura kërkesën e tij, por ai e sqaroi kryeministrin se pa firmën e drejtorit nuk kalonin rrogat e tyre.Qytetari: Jam infermier në spital të Laçit, ka një muaj që e kanë hequr drejtorin dhe akoma nuk e kanë sjellë.Rama: Ou, ke hall kë do të kesh drejtor ëëë?Qytetari: Jo nuk është hall. Nuk jemi në hall do të thuash ti për rrogën, atë rrogë që marrim ne, është halli se nuk kalon ka firmën e drejtorit rroga, nuk është zor i madh me gjet një drejtor. E kanë grabitqarët që i ke këtu.Rama: U ekzaltove nga zgjidhja e problemit të parë dhe tani i fute një mitraloz të gjithë dynjasë këtu.Do ta gjejmë drejtorin pa merak, nuk do të lëmë pa drejtor. Meqë e paske merak të kesh drejtor mbi kokë, do ta gjëjmë drejtorin.

Lexone

Monika Kryemadhi akuzon Ramën: Po intimidon dhe kërcënon drejtuesit e LSI-së

Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po sulmon drejtuesit e lartë të LSI-së.“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë por u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili.Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe shoë.Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën.Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së.Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka është mbi kokë Edi Ramës”, tha Monika gjatë një fjalimi të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI..

Lexone