Home / Tag Archives: kryeministri (page 5)

Tag Archives: kryeministri

VIDEO: Kryeministrit holandez i derdhet kafja në Parlament, ai merr leckën dhe… e pastron vetë

Kryeministrit holandez Mark Rutte ka bërë një veprim që ne e shohim rrallë ose aspak tek politikanët tanë.Ai kishte marrë një kafe në gotë plastike, por papritur iu derdh në dysheme.Ndërsa kushdo priste që kryeministri holandez të vijonte hapat për ta lënë rrëmujën në dorën e sanitareve, ai duke buzëqeshur nuk ka nguruar të marrë kovën dhe leckën dhe ta pastrojë vetë kafen e derdhur.Me duartrokitje, buzëqeshje dhe komplimente e kanë pritur sanitaret këtë gjest të kryeministrit të tyre. (TemA)

Lexone

Marrëveshja atomike me Iranin, Merkel “kundërshton” Netanjahun

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu duan të ndjekin edhe më tej rrugë të ndryshme në çështjen e marrëveshjes atomike me Iranin.Kjo në një kohë kur të dy theksuan unitet qëndrimesh në refuzimin e prerë të një pranie iraniane në Siri. “Ne e kundërshtojmë atë në mënyrën më të ashpër”, tha Merkeli për çështjen e luftëtarëve shiitë nga Irani në shtetin fqinjë me Izraelin. Dhe Netanjahu pikturoi një skenar horrori, që Irani mund ta rrisë numrin e trupave të tij në Siri nga 18.000 në 80.000, që Siria kryesisht sunite do të përfundonte në një luftë civile fetare dhe se në këtë mënyrë do të kishim lëvizje të reja refugjatësh në drejtim të Evropës.Politikë me skenar kërcënimiKy vlerësim i gjendjes në Siri u mbulua më vonë nga polemika për marrëveshjen atomike me Iranin. Udhëtimi i shkurtër i Netanjahut në Evropë, me ndalesa në Berlin, Paris dhe Londër synon para së gjithash që t’i largojë evropianët nga mbështetja që ata i bëjnë marrëveshjes a..

Lexone

VIDEO/ Mjekja që la Italinë për Shqipërinë, Rama: Shembulli i saj…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me shembullin e një mjeke të re, e cila ka lënë Italinë, për të filluar punë në Tiranë, në ndihmë të pacientëve të prekur nga tumori.Bëhet fjalë për mjeken onkologe Bianka Shimën, e diplomuar në universitetin e La Sapienza të Romës.“Me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Mjekja sqaron se pas studimeve ka bërë specializim për radioterapi-onkologjike.“Jam kthyer me shpresën që çdo dije të marrë jashtë, ta sjell në vendin tim dhe të ndihmoj sa më shumë njerëz”, shprehet doktoreshë Shima.Më poshtë gjeni videon me historinë e mjekes së re e cila i është bashkuar shërbimit onkologjik në Tiranë.

Lexone

Fotot krahasuese, habit deputetja e PD: Në 26 Maj protestë më e madhe se në 27 Janar…

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u distancua nga fyerje që deputetë të mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen mes tyre gjatë seancës së sotme dëgjimore me kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, për dhunën e ushtruar në protesën e 26 majit.E ftuar në intervistën e Ora News, Vokshi tha se kolegët socialistë kishin ardhur me skenar në mbledhje për të provokuar debat.Albana Vokshi: Distancohem nga fyrjet nga cilado palë, por mund të them se ai ishte një skenar i parapërgatitur që më parë nga deputetët e mazhorancës që më së fundi vendosën të mos bojkotojnë Komisionin ashtu sikundër kanë bërë dhe herët e tjera.Që një mazhorancë të bojkotojë është një ngjarje që nuk e shihni shpesh.U jepeshin urdhër të ngrinin celularët dhe të shfaqnin një video e cila për fat të keq është e manipuluar dhe tregon vetëm copëza nga ajo çfarë ka ngjarë në protestën e opozitës të 26 majit.Dhunën ndaj gazetarit, Vokshi e lidh me faktin se Kryeministri kërkonte të provonte turmën për të fajësuar ..

Lexone

Meta takon Haradinajn: Inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Aqaba Meeting, konferenca e liderëve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por ai ka patur edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.Të dy kanë diskutuar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Presidenti Meta ka njoftuar në Facebook detaje nga takimi.“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, shkruan Presidenti Meta.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Borissov leksion BE-së nga Tirana: Kapërceni egoizmin që keni ndaj Ballkanit

Po ashtu si edhe në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama edhe në Konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që po mbahet në Tiranë, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet.“Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë”, tha kryeministri i Bullgarisë.Ai madje vazhdoi më tej t’i jepte një leksion të vërtetë BE-së nga Tirana, duke thënë se “asnjë shtet nuk duhet të mendojë se është më i madh dhe i mençur se të tjerët”, pasi të gjithë duhet të pranohemi si të bar..

Lexone

Frika nga terrorizmi, Rama: Të mbrojmë tolerancën fetare, është thesar

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të Aqaba Meeting, zhvillohen për herë të parë në Tiranë, e cila është pritur nga kryeministri Rama. Në të marrin pjesë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, janë një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, e për herë të parë organizohen jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.“Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar”, theksoj Rama gjatë fjalës së tij.Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në vend të tij në Shqipëri ka mbërritur Princi i Jordanisë, i cili theksoi se “Problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim”.“Të gjithë nj..

Lexone

Protestat kundër taksave, kryeministri i Jordanisë jep dorëheqjen

Kryeministri i Jordanisë, Hani Mulki, dha dorëheqje, pas disa ditësh protesta kundër rritjes së taksave ekonomike dhe masave të kursimit.Sipas disa njoftimeve, Mbreti Abdullah kërkoi nga Omar al-Razzaz, ministër i Arsimit në kabinetin e Mulkit dhe ish-ekonomist i Bankës Botërore, të formojë qeverinë e re.Ky zhvillim vjen një ditë pasi rreth 3,000 jordanezë u mblodhën pranë zyrës së kryeministrit në Aman, duke kërkuar shkarkimin e tij.Protestuesit janë zemëruar me një ligj të qeverisë që do të krijonte ligj të ri mbi taksat dhe do të rriste çmimet – masa që mbështeten nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Qeveria tha se ka nevojë për para për të financuar shërbimet publike.Amani ka bërë përpjekje të bëjë reforma ekonomike që prej marrjes së një kredie prej 723 milionë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar më 2016.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama pret në kryeministri homologun bullgar Bojko Borisov

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Rama e ka pritur mikun e tij në një ceremoni zyrtare para godinës së kryeministrisë dhe më pas do të bisedojnë për rreth një orë, nga ku do të dalin edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp. Bullgaria ka kryesinë e radhës në Bashkimin Europian dhe ka qenë një mbështetëse e fortë për çeljen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në Europë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

DEBATI/ Plas sherri tek “Media”, përplasen Vokshi-Ylli-Boçi: Mos më ndërprit o halabak, ik mo legen. Jeni vrasës

Ka raportuar sot në Komisionin e Medias kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi që u shfaq duke u përleshur me policinë dhe pretendon se është dhunuar nga efektivët.Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka konsideruar këtë ngjarje një turp të madh duke nënvizuar se kryeministri Edi Rama i çau kokën gazetarit.Ndërkohë, deputetja e Partise Socialiste Adelina Rista pas replikave të deputetëve demokratë nxorri fotografitë e 4 ngjarjes së 21 Janarit 2011 ku veç katër viktimave u plagos edhe një gazetar në kohën kur po raportonte.Sipas saj në këtë protestë nuk u përsërit ngjarja e 7 viteve më parë.Debati i plotëYlli: Berisha shpalli pucistë katër gazetarë dhe i thirri në komision dhe hyri në lokal dhe i nxori me dhunë.Vokshi: Ore po turp i madh, ai është me kokën e çarë ju vazhdoni akoma fajin e ka Saliu? Ca po thua, i ra gurit me kokë?Fidel Ylli: kjo është dhuna që i bëni ju si opozita maxhorancës në komision, unë ju dëgjova me vëmendje, i uroj shërbim të..

Lexone