Home / Tag Archives: kryeministri (page 4)

Tag Archives: kryeministri

VIDEO: Frangaj del ta presë me entuziazëm në oborrin, Rama i le dorën ngrehur

Aleksandër Frangaj duket mjaft i përkushtuar kur në televizionin e tij shkojnë figura politike të cilët mundësisht janë në pushtet.Ditën e djeshme ai priti bashkë me disa gazetarë jashtë ambjenteve të Klan shefin e qeverisë Edi Rama dhe e shoqëroi deri në studion e emisionit “Opinion” ishte i ftuar.Ndërkohë një detaj mjaft i sikletshëm vihet re në një video të publikuar po nga televizioni ku Rama refuzon t’i japë dorën pronarit të medias.Teksa ky i fundit tenton ta takojë, kryeministri i shmanget duke zgjedhur t’i lerë dorën ngritur. (TemA)http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2018/06/34539388_450865352033218_4900620434208194560_n.mp4

Lexone

Ankesat në portal, Rama: 150 punonjës u ndëshkuan, qytetarët të denoncojnë, do shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për të gjithë shqiptarët që të denoncojnë rastet e abuzimeve në administratë përmes “platformës së bashkëqeverisjes”.Gjatë fjalës që mbajti para qytetarëve të cilët gjetën zgjidhje falë platformës Rama deklaroi se 150 punonjës të administratës janë ndëshkuar deri tani, pas denoncimit të qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’.Kreu i qeverisë theksoi se do të vijojë pastrimi i administratës, derisa të ketë zero vonesa dhe zero ryshfet.“Sa më shumë qytetarë të angazhohen për të ngritur zërin e tyre, për të adresuar ankesat e tyre direkt te anëtari i qeverisë që mbulon sektorin nga ku vjen shqetësimi, aq më shpejt do kemi një administratë që do shërbejë me zero ryshfet.Mund të ktheheni në njerëz që keni gjithëfuqinë për të zgjidhur problem, duke pasur mik drejtpërdrejtë qeverinë. Qëllimi i platformës është i dyfishtë, jo vetëm të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë ata që janë mbartës të zakoneve të këqija dhe që shkelin të dre..

Lexone

REPLIKAT/ Rama “përplaset” me deputetin e Bashës: Se të kam dhe nga Vlora, por ke nevojë për psikolog. Reagon psikologia: S’merrem me adultë…

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, në një panel ku ka pasur deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të ftuar për bamirësinë.Mes të ftuarve ka qenë dhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka debatuar me Ramën, duke përmendur faktin se zgjidhja për varfërinë nuk është bamirësia, por ndërhyrja e shtetit.Agron Shehaj: Për sa na takon ne, bamirësia nuk është aktiviteti im, unë merrem me politikë. Problemi është se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe janë shumë, dhe ne kemi një betejë kundër heqjes nga ndihma ekonomikeEdi Rama: Tani të mos fillojmë këtë pjesë, se e kam edhe nga Vlora këtë. Mos ta fillojmë këtë tani këtu të lutem.Agron Shehaj: Por çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i muhabetit, nga vjen varfëria. Çfarë kam parë unë në politikë në këto 9 muaj, ne nuk flasim kurrë për thelbinEdi Rama: Për këtë hall 9-mujor që ka deputeti, ja ku e ka psikologen. Jo, për hallin e thelbit.Fevzi..

Lexone

Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar.“Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë.Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses.Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes.“Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izra..

Lexone

Rama poston videon e mëngjesit: Shikoni në 120 sekonda çfarë ka ndodhur gjatë bregut të Jugut

Kryeministri Edi Rama ka ndare mengjesin e sotem, si nje urim per dite te mbare nje video se si eshte transformuar vija bregdetare e Jugut te vendit.‘MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë prej vetëm 120 sekondash të transformimit rrënjësor të hapësirave urbane përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare të Jugut të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama ne postimin e tij te pare per kete dite ne Facebook.

Lexone

Rama i përgjigjet diversionit të Kryemadhit, vlerëson sërish Veliajn: Në Tiranë është bërë punë shumë e madhe për romët

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë, duke dhene dhe nje pergjigjie indirekte per kreun e LSI Monika Kryemadhii.E cila nje nate me pare ne nje emision televiziv deklaroi se jane dy ministra kandidate per kryetar bashkie ne Tirane.I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ ku po trajtohen disa çështje sociale, Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.“Në Bashkinë e Tiranës është bërë një pune shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë.Në fillim ka qenë probem i madh”, tha Rama.Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë.Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Lexone

Itali, qeveria e Conte merr votëbesimin

Qeveria e re në Itali e drejtuar nga kryeministri Conte ka marrë votëbesimin në Senat. Ai arriti që të kalonte provën në Senat me 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim.“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët. Ndihem shumë përgjegjës për këtë pozicion dhe falënderoj ata që kanë qenë në gjendje të heqin dorë nga ambiciet personale për një projekt më të gjerë”, tha ai.Zgjedhja e tij si kryeministër erdhi pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë të dy forcave politike “Lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Optimizmi i Ramës: Presim 10 milionë turistë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të marte në Orikum, ku është hapur sezoni turistik.Ai është shprehur optimist, se brenda 5 viteve, Shqipëria do të presë 10 milionë turistë brenda një viti.“Sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim.Se objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme, është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar.Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.Ai premtoi ndërkohë, se në Vlorë së shpejti nis faza tjetër e Lungomares.(TemA)

Lexone

Shëndetësia, ku thërret qameti. Rama fshin ankesat e qytetarëve

“Doktoreshë Bianka ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT. Me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra evropiane”.Përmes këtij njoftimi kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mirëmëngjes shqiptarëve.Por si i janë përgjigjur qytetarët?“Për çfarë standarti Europian flisni? Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë gratë me dhimbje lindje qëndrojnë nga dy veta në një krevat, aparatura e matjes së rrahjeve të zemrës së bebit mezi punon, atë aparaturë rrangallë e marrin sa te reanimacioni sa te urgjenca. Sistemi i shëndetësisë është ku thërret qameti, duket sikur talleni me këto raportime”,shkruan një nga komentuesit.Pretendime për mungesë aparaturash dhe shërbimi kanë shprehur disa komentues, por ka ndodhur që komentet negative të fshihen. Kjo situtatë ka mërzitur edhe më shumë komentuesit.

Lexone

Saimir Tahiri kapet me Gaz Demin, Berisha publikon pamjet

Ish- kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe njëherë çështjes së Saimir Tahirit. Ai publikon një foto të ish- ministrit nën shoqërinë e presidentit të “Partizanit”, Gaz Demi.Sipas Berishës ky është takimi i tretë në radhë mes tyre dhe ka për qëllim hakmarrjen ndaj nëj personi që nuk bëhet i ditur.“Saimir Trafiku dhe Gaz Hoxha takohen dhe po diskutojne per te treten dite me radhe hakmarrjen, viktimen e tyre te radhes!”, shkruan Berisha.The post Saimir Tahiri kapet me Gaz Demin, Berisha publikon pamjet appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone