Home / Tag Archives: kryeministri (page 2)

Tag Archives: kryeministri

Ende pa ardhur shtatori nisin ndryshimet në qeveri! Rama firmos shkarkimin e zv.ministres

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra sot me vendim te Këshillit te Ministrave Kleopatra Maliqin, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Lajmi behet i ditur nga burime te “Panorama”, e cila ka siguruar edhe vendimin.JA VENDIMI:VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Edi RamaThe post Ende pa ardhur shtatori nisin ndryshimet në qeveri! Rama firmos shkarkimin e zv.ministres appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Rama: TAP vendos Shqipërinë në një nga arteriet më të rëndësishme të furnizmit me gaz në Europë

“Gazsjellësi TAP do ta vendosë Shqipërinë në një nga arteriet më të rëndësishme të furnizmit me gaz në Europë, por do të sjellë edhe përfitime të vazhdueshme”.Kështu tha kryeministri Rama në përurimin e stacionit të kompresorëve të gazit.Në tej Rama tha se projekti deri tani ka gjeneruar 350 vende pune.“Përmes gazsjellësit TAP, Shqipëria vendoset në një nga arteriet më të rëndësishm të furnizmit me gaz në Europë. Projekti do të prodhojë përfitime të vazhdueshme.Projekti në të gjitha hallkat e veta nuk ka shënuar asnjë vonesë. Është tërësisht brenda axhendës së paracaktuar.Ky stacion që do të jetë gati për të filluar operimin tregtar në vitin 2020, do të shtojë 250 punonjës dhe 100 vende të reja pune janë gjeneruar për kompanitë që bashkëpunojnë.Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase, duke pasur një ndikim ekonomik. Por edhe duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve”, tha ai.Rama tha se falë programeve të hartuara nga qeveria, kjo vepër nuk do të jetë thjesht një vendkal..

Lexone

Kanada, Senati aprovon marijuanën legale

Senati kanadez ka cotuar në favor të legalizimit të marijuanës me qëllime rekreative, duke e bërë Kanadanë vendin e parë që del kundër grupit të G7-ës. Senati kaSenatorët kanadezë kaluan ligjin mbi kanabisin me 56 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim pas studimit të projektligjit për gjashtë muaj. Kryeministri Justin Trudeau ishte i vendosur për të legalizuar marijuanën këtë verë.Kanadaja do të jetë kështu vendi i parë i G7-s që lejon përdorimin e drogës. Përdorimi medicinal i saj është lejuar me ligj që në vitin 2001.Votimi i së Enjtes pritet të kalojë në parlament, ku deputetët do të vendosin nëse do të pranojnë amendamentet e shtuar në legjislacion nga Senati.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Shpërthen” Mesila Doda: Nëse kjo është e vërtetë, Edi Rama është një bastard

Ish-deputeja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj një lajmi, se Shqipëria ka dhënë mbështetjen për të krijuar hapësira në territorin e saj për luftëtarët e ISIS-it që kthehen nga Siria.Ajo shkruan se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.“Nese ky lajm eshte i vertete, nuk ka bastard me te madh se kryeministri yne..Shqiperia çerdhe e terroristeve dhe kjo eshte dhurate nga qeveria..Poshtersi te tille qe te degradosh vendin tend duke e bere kosh plehrash per te perfituar disa dite zgjatje pushteti, nuk ka…Te gjithe ne kembe per te ndaluar nje poshtersi te tille.Shoqeria civile, perfaqesuesit fetare ne vend, te rinj e te reja, prinder e qytetare normale te ketij vendi…duhet te jemi te gjithe ne alarmin me te madh te ketyre 20 viteve. Na bene koshin e plehrave te botes”, shkruan ajo. (TemA)

Lexone

Izraeli fajëson Iranin për dhunën në kufirin me Gazën

Izraeli ka akuzuar Iranin për nxitjen e dhunës së fundit në kufirin e Gazës që ka sjellë më shumë se 100 palestinezë të vrarë mes protestave kundër Tel Avivit.Avionët ushtarakë izraelitë kanë lëshuar fletëpalosje në Gaza të enjten, duke u bërë thirrje palestinezëve të mos i afrohen gardhin kufitar për sigurinë e tyre.Fletushkat i nxitnin njerëzit të mos bëheshin “mjet” i grupit militant Hamas, i cili dominon Gazën, duke pretenduar se axhenda e tyre ishte drejtuar nga Irani. Protestat e freskëta janë planifikuar për të premten.Do të jetë e premtja e fundit e muajit të shenjtë islamik të Ramazanit dhe gjithashtu Dita e al-Quds (Jerusalem) në Iran, kur mbahen demonstrata kundër Izraelit.Rreth 123 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe mijëra të tjerë të plagosur që kur protestat filluan në 30 mars, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës.Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar trupat izraelite për përdorimin e forcës së tepruar. Izraeli ka thënë se ata kanë hapur ve..

Lexone

“Air Albania” nis punën, ja kush janë tre aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare

Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)

Lexone

Pse refuzoi Edi Rama të lexonte Biblën?

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në panel me të ftuarit e të tjerë ku folën për fëmijët e varfër në Shqipëri.Teksa në një moment drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i kërkoi pastorit Akil Pano të lexojë një pjesë nga libri i shenjtë, por meqë ai nuk kishte syzet ia drejtori kryeministrit që ta lexonte. “Unë nuk kam marrë syzet, në rast se e lexon kryeministri”, tha pastori.“Unë jam në muajin e Ramazanit nuk lexoj biblën. Do e respektoj deri në fund”, iu kthye Rama, duke e refuzuar.The post Pse refuzoi Edi Rama të lexonte Biblën? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

PD e kërkoi në Kuvend, Xhafaj takon Lu dhe lëviz me makinën e ambasadorit

Mosprania e tij sot në sallën e Kuvendit ishte shkaku i një përplasje midis kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi që të thirrej menjëherë dhe jepte llogari për vëllain trafikant droge.Por, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga kryeministri Edi Rama nuk e mori parasysh thirrjen e Bashës dhe ka qëndruar në zyrën e tij, ku ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Donald Lu.1 of 2Mësohet se kryediplomati amerikan në Tiranë dhe ministri i Brendshëm kanë diskutuar me njëri-tjetrin për 30 minuta, por ende nuk dihen detaje nga biseda.Siç duket edhe nga fotot e shkrepura pranë ministrisë së Brendshme, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga godina dhe kanë lëvizur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit të SHBA-ve.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sherri në Kuvend, Rama reagon në Facebook: Shih e shkruaj, thotë populli

Teksa opozita e vendit ka bllokuar foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook.Shefi i qeverisë ka zgjedhur të shpërndajë disa statistika lidhur me sigurinë në vend ku referuar kësaj grafike nga viti në vit janë shënuar rënie.Siguria në vend?“Shih e shkruaj”, thotë Populli” shkruan Rama në Facebook. (TemA)

Lexone

Rama paraqitet në seancë, Basha: Po bllokon integrimin për Tahirin e Xhafajn

U deshën tre ndërprerje radhazi të seancës dhe përplasje Basha-Ruçi që në Kuvend të rikthehej qetësia dhe kjo falë mbërritjes në sallë të kryeministri Edi Rama, praninë e të cilit prej mëse 2 orësh e kërkoi kreu i PD, pasi sipas tij duhet të japë llogari për lidhjen me krimin dhe mbrojtjen e vëllezërve Xhafaj.Basha mori menjëherë fjalën pas ndërprerjes së tretë, duke iu drejtuar rivalit të tij politik dhe e bëri atë përgjegjës për mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe vendosjen në zbatim të një skenari të njëjtë kriminal për Xhafajt.“Kanë kaluar katër javë nga skandali Xhafaj dhe Edi Rama s’ka marrë asnjë masë. Ky mbetet rasti unik dhe i vetmi në botë ku ministri që duhet të zbatojë ligjin Antimafia është vetë subjekti i ligjit. U bënë katër javë që Rama dhe Xhafaj i japin mbështetje të përditshme krimit, trafikut dhe bandave të lidhura me qeverinë. Tahiri sot është në liri. Xhafaj mungon se nuk i del koha se ka për të survejuar opozitën, intimiduar median dhe t’i bëjë presion drejtësisë...

Lexone