Home / Tag Archives: kriminale

Tag Archives: kriminale

“Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali…”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, tha se në atë që ai e quan shantazh ndaj Fatmir Xhafajt, është përfshirë edhe një gjyqtar që ka shkuar në Itali duke kërkuar dosjen e Agron Xhafajt.“Unë po ju them me bindje dhe informacion, emra nuk kam, po ju them që është një gjyqtar që ka shkuar edhe në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe ka kërkuar dosjen e të dënuarit, Agron Xhafaj në Itali.Kërkesat në Itali lënë gjurmë. Kur kam deklaruar ditën e premte kam pasur këtë informacion. Ndaj këtij procesi shantazhimi janë bërë bashkë interesa politikanësh të korruptuar dhe gjyqtarë të cilët është jo vetëm drejtuesi i reformës në drejtësi, por është një prej ideatorëve të vettingut në drejtësi.Këtu ka të bëjë me një shantazhim të ministrit aktual të Brendshëm edhe me punën e tij për reformën në drejtësi.Ka interesa kriminale të subjekteve të caktuara të lidhura me eksponentë të PD-së që janë në hetim e sipër nga organet e P..

Lexone

Korrupsion e pastrim parash, 21 të arrestuar në Itali

Njëzet e një persona u arrestuan në Monza të Italisë nga policia financiare në bazë të një urdhër-arresti të gjykatësit hetues të Lombardisë për konspiracion fiskal, mashtrim financiar, transferim mashtrues të aseteve, pastrim parash dhe korrupsion.Në mesin e të arrestuarve janë ish-gjyqtar dhe dy avokatë. Arrestimet erdhën pas hetimeve të gjata, që lidhen me denoncimin nga një qytetar në provincën e Monzas dhe Brianzas. Ai kishte denoncuar parregullsi të dyshuara në kryerjen e disa veprave publike dhe zyrtarët publikë u raportua se kishin marrë ryshfet.Policia financiare e Monzas çmontoi kështu një grup kompanish kriminale në lidhje me një kontraktor ndërtimi nga Kalabria, Giuseppe Malaspina, i cili jeton në Brianza. Kalabrezi është i akuzuar ndër të tjera, për lëshimin e faturave për transaksione joekzistuese për një shumë prej rreth 95 milionë euro, me ndërprerje të kapitalit për një vlerë prej 234 milionë euro.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj padit 3 zyrtarët e PD, pas audiopërgjimit: I rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës e manipulimit të provave

Vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka depozituar kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe eshte degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.Mesohet se ne kallezimin penal depozituar ne oret e vona te mbremjes se te henes, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Lexone

Evoluimi i kultivuesve, hashashi do të rritej mes lopëve

Një fermë bujqësore në Mbrostar të Fierit po përgatitej për t’u kthyer në laborator droge. Policia e zbuloi shpejt qendrën dhe ndaloi përgjegjësit, ndërsa në fermë kanë mbetur vetëm lopët, të cilat do përdoreshin si maskim.Laboratori i kanabisit në Mbrostar të Fierit, kamuflohej si një fermë. Por një derë e vogël, të çonte në një laborator në ndërtim e sipër me llamba dhe aspirim modern për kultivimin e kanabisit.I rrethuar nga stogje me kashtë, as punëtorët që mirëmbanin bagëtitë, nuk kishin vënë re se magazina prej 480 metrash katror po kthehej në një punishte droge.Vaskat me ujë për bagëtitë dyshohet se do përdoreshin edhe për vaditjen e bimës.Megjithëse laboratori në të cilin përllogaritet të jenë investuar mijëra euro ishte thuajse i përfunduar, brenda tij policia nuk gjeti asnjë kubik kanabisi.Pronari i saj Vladimir Çilotaj është shpallur në kërkim, ndërsa në afërsi të fshatit Seman policia sekuestroi edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për trans..

Lexone

Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn…

E ka treguar hapur mllefin dhe pakënaqësinë Saimir Tahiri për pasardhësin e tij në detyrë, Fatmir Xhafajn. Ministrin e Brendshëm, Tahiri e ka sulmuar për faktin që del në media duke numëruar bandat dhe grupet kriminale dhe për vetingun në polici.“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika. Shumë mirë, të pastrohet policia. Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë. Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut…” u shpreh Tahiri, që vazhdoi të sulmojë Fatmir Xhafajn për fjalimet që mban në Forumin e Sigurisë.“Ministri i Brendshëm, numëron bandat n..

Lexone

Athinë, në pranga 3 shqiptarë, trafikonin kanabis nga Shqipëria në Greqi

Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi akuzohen se sillnin nga Shqipëria dhe trafikonin në tregun grek sasi të mëdha kanabisi.Shqiptarët të moshës 25, 41 dhe 49 vjeç u arrestuan pas një kontrolli që policia ushtroi në automjetin e tyre ku u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 45 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.Burime nga policia helene bëjnë me dije se pas hetimeve është verifikuar se këta tre shtatas janë pjesë e një organizate kriminale që importonte nga Shqipëria dhe pastaj magazinonte dhe trafikonte në Greqi sasi të mëdha kanabisi të papërpunuar.30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fushë-Krujë, përdhunoi të miturin, në pranga 34-vjeçari

Një i mitur ka rënë pre e abuzimit seksual në Fushë-Krujë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje kriminale, shtetasi D. T., 34 vjeç, banues në Kodër Thumanë.Policia sqaron më tej se nuk ka dhënë informacione të detajuara lidhur me ngjarjen me qëllim ruajtjen dhe moscenimin e të drejtave të fëmijës deri në zbardhjen e plotë të ekspertizës mjekoligjore dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’, ja çfarë ka ndodhur sot te Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.

Lexone

Komisioni “Tahiri”, DSIK pajis anëtarët me certifikatë sigurie

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga deklarata e Enkelejd Alibeaj nga selia e PD, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama dhe kreun e DSIK se me përpjekje kriminale po përpiqeshin të bllokonin punën e Komisionit hetimor për Saimir Tahirin dhe duket se ngërçi ka marrë zgjidhje.Pikërisht certifikatat e sigurisë, për të cilat Alibeaj konstatonte se nuk jepeshin, pasi mazhoranca ka frikë zbulimin e “dokumenteve sekrete që kanë filluar të vijnë nga disa institucione”, DSIK i ka bërë gati dhe do t’ia dorëzojë secilit anëtar të komisionit “Tahiri”.Ky komision pritet që të mblidhet ditën e hënë për të vijuar punën normalisht, duke shqyrtuar informacione që disponon Prokuroria, SHISH dhe institucionet e tjera të larta për çështjen e kanabizimit të vendit.26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone