Home / Tag Archives: krejtesisht

Tag Archives: krejtesisht

Këngëtarja e njohur shqiptare: Burri më ka tradhtuar aq shumë, po unë mbyllja njërin sy

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila është martuar shumë e re dhe më pas u divorcua, duke rritur e vetme dy vajzat e reja, është rrëfyer për herë të parë përa arsyet që e çuan të ndahej nga bashkëshorti.Ajo thotë se ai e tradhtonte.“Kur e kam njohur burrin tim, nuk dija të puthja.Ai ka dash të më linte që atëherë.Më ka tradhtuar aq herë…Unë mbyllja një sy, një vesh, derisa sa u mbylla krejtësisht”, tregoi Albërija për “Top Show”.(TemA)

Lexone

VIDEO/ Momenti shokues: Taksisti edhe nget makinën edhe shikon ndeshje futbolli

Ky është një momenti shokues kur një shofer taksie është kapur duke shikuar TV gjatë kohës që drejtonte makinën dhe kishte pasagjerë në veturën e tij.Duncan MacLeod, 27 vjeç kishte mbetur i shtangur kur gjatë kohës që ishte në taksi e pa shoferin teksa shikonte ndeshje futbolli në të njëjtën kohë kur edhe voziste nëpër Londër.Ai filmoi këtë incident dhe e raportoi atë në polici para se të shpërndante videon në mediat sociale.Ai tha: “Unë u trondita kur e pash këtë gjë. Por, ai më tha se nuk duhet të shqetësohesha sepse isha krejtësisht i sigurt”.Pas kësaj akuze, kompania e taksive e ka pushuar nga puna shoferin. (TemA)

Lexone

Kthehu po deshe natën në shtëpi, në këmbë, në Tiranë

Nga Mira KazhaniNjë pjesë e madhe e jona jeton brenda makinës së vet, zyrës së vet, shtëpisë dhe lagjes së vet. Zbret në mëngjes, rrufit kafen nga ekspresi, kontrollon a e mori celularin (aty ku ndodhen treçereku i botës dhe prej tyre ke në zemër maksimumi 10 kontakte), i cili gjithë ditën do bjerë për hallet e të tjerëve dhe rrallë për ty, por duhet dhe jeta pa të sikur ndërpritet, stakohet, ti gjendesh në askund, nëse nuk ke aparatin e vogël me app-se dhe zilet e preferuara.Ndez makinën dhe nga parkingu i pallatit tek i zyrës; nëse të duhet të shkosh në një qendër tregtare për të bërë pazar, ka edhe aty parkim. Kudo është e njëjta rutinë me të cilën jemi njësuar aq fort, sa nuk e dimë më shijen e aromës së qytetit, e prekjes së tij me këmbët tona, përmes një ecjeje të shpejtë a të relaksuar, si ata nëpër filma – sepse sot ecja është luks, jo makina.Në lagjen time ka ende shtëpi tiranasish, të cilët s’janë marrë vesh për pronat dhe për fat lagjja ku jetoj mban era jasemin, bli d..

Lexone

VIDEO: Gruas i “ikën truri”, del nudo në rrugë dhe ndalon makinat

Një grua ka dalë krejtësisht e zhveshur në mes të lagjes në New Jersey duke ndaluar makinat.Gruaja e paidentifikuar mori vëmendjen e disa fqinjëve në një rrugë në Trenton, ndërsa shëtiste përgjatë trotuarit nudo.Videoja tregon ndryshimin e humorit të saj me një buzëqeshje të paarsyeshme dhe zemërimit të menjëhershëm në fytyrë kur banorët e hutuar e pyesin nëse është nën ndikimin e drogës. (TemA)

Lexone

Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Ushtria e Sirisë tha se ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha zonave përreth kryeqytetit Damask – për herë të parë në gjashtë vjet.“Damasku dhe rrethinat janë krejtësisht të sigurta”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Ali Mayhoub.Njoftimi u bë pasi trupat qeveritare pastruan kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe qarkun Hajar al-Asvad nga militantët e Shtetit Islamik.Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011 me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad.Vitin pasues, qeveria ka nisur të humbë kontrollin e zonave të Damaskut përballë xhihadistëve dhe rebelëve.Luftimet kanë lënë së paku 350 mijë njerëz të vrarë dhe kanë zhvendosur mbi 100 milionë të tjerë.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kundër kallove në këmbë – kura natyrale që mund t’i bëni në shtëpi

Të gjithë e dimë sa e turpshme është të dalësh me këmbë zbathur në plazh ndërkohë që janë shfaqur kallo në këmbë.Ndërkohë që shpenzojmë shumë kohë me fytyrën, këmbët janë pjesa që injorojmë më shumë. Mungesa e kujdesit dhe higjienës shkakton shfaqjen e kallos në këmbë. Si mund t’i hiqni ato? Kuzhina është një thesar i produkteve me vlera mjekësore që mund të trajtojnë kallot në këmbë. Më poshtë do të gjeni 2 kura krejtësisht natyrale që do t’ju ndihmojnë në këtë rast.Pluhur orizi, mjaltë dhe uthull mollePërgatisni një scrub duke përzier 3 lugë çaji miell orizi, 1 lugë çaji mjaltë dhe 2-3 pika uthull molle. Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.Zhytni këmbët në ujë të vakët përreth 10 minuta dhe më pas fërkoni këmbët me pastën e përgatitur, që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura.Përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.Mielli i orizit pastron lëkurën, ndërsa që mjalti është një antiseptik natyral që ndihmon në kurimin e kallove në këmbë. Uthulla e mollës ësht..

Lexone

Si të skalisni një trup të ri në vetëm 8 javë

Rhana nga Australia është shembulli që me përkushtim mund të arrihet gjithçka.Me teknikën F45, që nënkupton një regjim strikt ushtrimesh për 45 minuta çdo ditë, ajo ia ka dalë që të transformojë fizikun e saj brenda 8 javësh.Rhana iu bashkua programit 8-javor F45 në shkurt të këtij viti – programi që përshin 45 minuta ushtrime me intensitet të lartë, trajnime në pistë garash dhe një program dietik me 3 faza.2 javët e para asaj iu kërkua që mos të konsumonte kafeinë, alkool dhe sheqer, e të merrte shumë pak karbohidrate.Rhana ishte aq e vendosur, sa arriti që brenda 8 javësh të skaliste një trup krejtësisht të ri. Ajo nuk ka qenë e vetmja. Të gjithë personat që i janë bashkuar programit F45 kanë arritur që t’ia dalin të transformojnë fizikun e tyre.

Lexone

Misteri i vëllezërve që paralizohen sapo perëndon dielli

Gjatë ditës, Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë vëllezërit e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku.Por, sapo perëndon dielli, ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin.Vëllezërit nga Pakistani janë quajtur “fëmijët e diellit”, pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli.Ky rast ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj sëmundjeje.Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë “Ky rast është sfidë për ne”.“Doktorët po kryejnë tekste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli.Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditës edhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli..

Lexone

Kimish analizon humbjen: U treguam naivë dhe të pakujdesshëm

Mbrojtësi i Bajernit Xhoshua Kimish nuk është marrë shumë me fatin e keq, apo arbitrin, sepse sipas tij Bajerni u tregua “krejtësisht naiv dhe i pakujdesshëm”, në ndeshjen e humbur ndaj Realit të Madridit në vajtjen e gjysmëfinaleve në Champions League.Kimish shënoi golin e Bajernit në minutën e 28-të, duke bërë që gjermanët të shpresonin për arritjen e fitores, por më vonë erdhi përmbysja e Realit, që barazoi në fundin e pjesës së parë me Marselon dhe fitoi ndeshjen me një gol të Asensios, i cili përfitoi nga një gabim i Rafinjës në minutën e 57-të.Reali gjuajti vetëm 4 herë drejt kuadratit të portës së Bajernit dhe Kimish e pranon se disfata erdhi për fajin e Bajernit.“U treguam shumë naivë dhe të pakujdesshëm me shanset që patëm. Reali goditi dy herë në portë dhe na shënoi, kjo është cilësia e tyre dhe nuk mund ta ndodhin gjëra të tilla”.Rastet e shumta për gol kanë gabitur edhe Kimish: “Po, nuk luajtëm keq dhe jam i habitur edhe unë sa shumë raste krijuam, por bëmë gabime q..

Lexone