Home / Tag Archives: krahasuar

Tag Archives: krahasuar

VIDEO/ Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë

Pas “Spider-man” të Parisit, një tjetër është shfaqur në Kinë.Një ushtar në pension u ngjit përmes ballkoneve në katin e pestë të një pallati për të shpëtuar një djalë të vogël.Zhang Xin është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.“Unë kam shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet.Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.Zhang Xin është krahasuar me emigrantin heroik, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë. (TemA)

Lexone

Shkalla e papunësisë në SHBA në nivelin më të ulët në 18 vjet

Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 pozita.Norma e papunësisë ra në 3.8 për qind, krahasuar me 3.9 për qind në muajin paraprak duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet. Kjo u bw e ditur nga Departamenti amerikan i Punës.Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj.Norma e papunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka përmbushur parashikimin e Rezervave Federale për 3.8 për qind deri në fund të vitit 2018.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone