Home / Tag Archives: kontrolluar

Tag Archives: kontrolluar

A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?

Pranë vendit ku u gjend makina e djegur në Fushë Krujë, bashkë me trupin e Xhafer Osmanit, është gjendur edhe një Kuran.Shërbimet zjarrfikëse, pasi kanë shuar zjarrin, kanë gjetur një Kuran vetëm tre metra më tutje.Libri i Kuranit ndodhej i padjegur dhe në gjendje të mirë, ndaj policia e ka marrë si provë materiale për të kontrolluar për shenjë gishtash.Hetuesit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm gjetjen e Kuranit, për shkak se dyshojnë se autorët e kanë detyruar viktimën të betohet mbi librin e shenjtë dhe në të mund të gjenden shenjat e gishtërinjve të tyre.Dyshimet janë se Osmani ka pasur një lidhje jashtëmartesore në Fushë Krujë dhe mund të jetë detyruar që të betohet mbi Kuran, për të treguar të vërtetën.Pas kësaj, ai është vrarë dhe djegur brenda makinës së tij.(TemA)

Lexone

Kontrollonte gërmimet në HEC e Moglicës, humb jetën inspektori i punimeve

Një aksionet në punë i ka marrë jetën inspektorit të punimeve në Hidrocentralin e Moglicës. Burime policore bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Leonard Çela, 46 vjeç, me detyrë inspektor punimesh pranë këtij HEC.46-vjeçari ishte duke kontrolluar gërmimet kur ka rrëshqitur bashkë me një masiv shkëmbor, duke gjetur vdekjen. Policia e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.28 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Armand Duka nxjerr inatin e Erjon Braçes, tek Partizani, arbitri masakron kryeqytetasit

Armand Duka inatin e Erjon Braçes që i ka çuar tatimorët për të kontrolluar financat e FSHF-së, duket se po e nxjerr tek Partizani.Për të disatën herë, ekipi kryeqytetas është ndëshkuar nga arbitrat e Dukës.Por këtë radhë vendimet kanë qenë edhe më skandaloze.Në ndeshjen kundër Lushnjes, arbitri i Dukës nuk i ka dhënë një penallti flagrante Partizanit.Si të mos mjaftonte kjo, vetëm pak minuta më vonë ka dhënë një penallti të dyshimtë për Lushnjen.Skandali vazhdon më tej.Fillimisht arbitri anësor jep një pozicion jashtë loje të paqënë, kur lojtari i Partizanit ishte vetëm për vetëm me portierin dhe më pas Partizanit i anullohet një gol i rregullt.Çakmakun duket se këta arbitra e kanë pak.(TemA)

Lexone

1 minutë – 1 gisht! Metoda mahnitëse e japonezëve për t’u çliruar nga stresi!

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti.Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.Gishti i madh – ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.Gishti tregues – ndihmon për të luftuar frikën.Gishti i mesit – ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.Gishti i unazës – ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.Gishti i vogël – ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.Për të harmonizuar energjitë në trup, shtrëngoni gishtin me dorën tjetër. Mbani secilin gisht për 1-2 minuta. Do ta kuptoni që po funksionon kur të ndieni pulsimin.Për të qetësuar mendjen, ushtroni..

Lexone