Home / Tag Archives: kontrate

Tag Archives: kontrate

Justin Kluivert, te Roma për 20 milionë euro

Mediat italiane bëjnë me dije se Roma është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me talentin e Ajax, Justin Kluivert. Për holandezët do të shkonin 20 milionë euro plus një përqindje të caktuar në rast të një shitjeje të futbollistit në një tjetër klub në të ardhmen.Futbollisti ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 1.4 milionë euro ne sezon. 19-vjeçari ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ndërsa konsiderohet një futbollistë me perspektivë. Babai i Justin, Patrik Kuivert, në fakt ka deklaruar se edhe një sezon të “harkëtarët” do t’i bënte mirë djalit të tij, por Roma ka këmbëngulur par ta veshur me fanellën verdhekuqe që këtë verë.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Edis Maliqi, përforcimi i radhës te Kukësi

Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës.Klubi verilindore ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23 vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas.Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin.Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit te Kukesi.Maliqi eshte lojtari i trete qe ka nenshktuar per Kukesin pas Faton Malokut dhe Arlind Kalase.

Lexone

Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffon, Perin vishet bardhezi

Juventusi gjen portier për të zëvendësuar të larguarin Gianlugi Buffon. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Genoan për Mattia Perin dhe tashmë 25-vjeçari nga Latina mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës, gardiani më i ri i Juventusit.Te bardhezinjtë Perin i cili është pjesë edhe kombëtares italiane do të rivalizojë për një vend titullari me polakun Sczezny. Kartoni i Perin i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro, ndërsa Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.Me kampionët e Italisë portieri i përfaqësues së kaltër do nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Olsi Teqja largohet nga Shkëndija e Tetovës

Olsi Teqja nuk është më futbollist i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës.Mbrojtësi 29-të vjeçar kishte kontratë njëvjeçare e cila skadoi me përfundimin e sezonit 2017/2018.Pas bisedimeve me kryesinë është marrë vendimi se në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.Shkëndija ka falenderuar Olsi Teqjën për kontributin e dhënë gjatë sezonit historik ku ekipi fitoi trofetë në kampionat dhe Kupë, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Lexone

Tirana, mbrojtësi Hoxhallari rinovon kontratën deri në vitin 2020

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Ze Maria tek Tirana ka vijuar puna dhe për rinovimin e lojtarëve kryesor.Këtë të martë mbrojtësi Erjon Hoxhallari ka rinovuar kontratën që e mban të lidhur me klubin bardheblu deri në vitin 2020. Mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e projektit të Tiranës për sezonin e ri.Klubi 24 herë kampion i vendit ka refuzuar disa oferta nga jashtë vendit për të firmosur një tjetër kontratë dy vjeçare me Erjon Hoxhallarin që është produkt i Akademisë bardheblu.

Lexone

Reali nuk humb kohë, kontakton pasardhësin e Zidanes

Florentino Perez dhe drejtorët e tij të Real Madrid nuk kanë harxhuar kohë teksa kanë filluar kërkimin e trajnerit të ri pas largimit të Zinedine Zidane, me klubin që ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettino.Ai është kandidati i parë që ata kanë kontaktuar, teksa është i pari në listë.Los Blancos kërkon të dijë sa më shpejtë nëse argjentinasi do të ishte interesuar të ulej në stolin e Santiago Bernabeu.Por ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham por nuk ka asnjë klauzolë specifike që e mban të lidhur me klubin.Gjithsesi, ai ka një marrëveshje me pornarin Levy që nëse Real Madrid troket te dera, ai mund të largohet.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Blendi Fevziu drejt Top Channel?

Blendi Fevziu dukrt se po shkon drejt divorcit me TV Klanin, pas 20 vitesh bashkëpunim.Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se fërkimet e tij me Aleksandër Frangajn duket se jane shfaqur ne disa intervista te Fevziut, ku flet per oferta te tjera, dhe pakenaqesi qe Frangaj e ka anashkaluar nga influenca mbi pushtetin.Me shkuarjen e Ben Blushit tek Top Channel, Fevziu duket se ndjehet me e i sigurtë ne hapin e tij.Ai do te jete ne prime time nga e hena në te enjte dhe mund te kete nje kontrate me te shtrenjtë se TV Klan.(TemA)

Lexone

Florenzi alternativa e Cancelos te Interi, e bind Spalletti

Te Interi do të bëjnë gjithçka për të mbajtur në skuadër Joao Cancelon edhe për sezonet në vazhdim, por në rast se zikaltrit nuk arrijnë ta blejnë dot kartonin e mbrojtësit të djathtë portugez nga Valencia për 35 milionë euro, atëherë Interi duhet të shikojë për alternativa të tjera për të zëvendësuar Cancelon.Dëshira e Spalletit në rast se Cancelo nuk qëndron, është Alesandro Florenzi. Italiani, i cili mund të përshtatet në disa role përfshirë edhe krahun e djathtë të mbrojtjes ka kontratë me Romën deri në vitin 2019-të, por gjasat janë që Florenzi të mos rinovojë me verdhekuqtë për të nisur një aventurë të re te Interi ku do të rigjente ish-trajnerin e tij.12 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Berisha mbret i Australisë, por tani mund të largohet

Besart Berisha mund të quhet pa frikë mbreti i Australisë. Shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian është kthyer një njeriun e trofeve, sepse para pak ditësh u shpall kampion me Melburn Viktori, në fund të një tjetër sezoni mbresëlënës, me shqiptarin që shkëlqeu në play-off.Megjithatë, tashmë Melburn Viktori mund të humbasë yjet e saj, sepse shumë emra të njohur janë drejt largimit. Një prej tyre është pikërisht Berisha, lojtari simbol i Melburnit, që mban pezullim gjithë strategjitë e klubit.2012? 2014? 2015? 2018? pic.twitter.com/492paUz8Ch— Hyundai A-League (@ALeague) May 5, 201832-vjeçari ka lënë të kuptohet se po sheh vërdallë dhe ofertat e çmendura që i kanë ardhur nga Kina tashmë duhen parë me prioritet, për të kapur kontratën e fundit të madhe në karrierë, pas triumfit total në Australi.Berisha ka edhe një vit kontratë, por nëse do të kërkojë largimin, zor se Viktori do ta ndalë.

Lexone

Çelsi e ka seriozisht, do të paguajë për Sarrin

Çelsi e do me çdo kusht trajnerin e Napolit Mauricio Sarri, i cili pëlqehet shumë nga Roman Abramoviç. Pronari i klubit anglez ka pëlqyer shumë lojën e Napolit në sezonet e fundit dhe kërkon që edhe skuadra e tij të luajë në atë mënyrë.Gazzetta dello Sport shkruan se Blutë kanë nisur bisedimet me agjentin e Sarrit, i cili është gati të transferohet në Londër, aq sa flitet se stafi i Sarrit ka nisur të mësojë anglishten.Ndërkaq, Napoli nuk pranon ta lërë të lirë, pasi Sarri është nën kontratë, por Çelsi është i gatshem të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të liruar trajnerin, i cili në rast transferimi në Angli do të merrte me vete edhe ndonjë lojtar, duke nisur nga qendërmbrojtësi Kulibali.

Lexone