Home / Tag Archives: konstatuar

Tag Archives: konstatuar

“Bild” e konfirmon: Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Lajm i rëndësishëm për tifozët e Gjermanisë 10 ditë para startit të Botërorit. Portieri Manuel Neuer do të jetë në Rusi, pasi i ka kaluar me sukses edhe testin e fundit mjekësor një ditë pas humbjes 1-2 me Austrinë.Sikurse raporton prestigjiozja “Bild”, stafi mjekësor i Gjermanisë i ka bërë një kontroll të imtësishëm portierit 32-vjeçar dhe nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues në këmbën e majtë, aty ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë kohë më parë. Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga Joakim Low, por tashmë është fakt që kampionët në fuqi të botës do të nisin fushatën e mbrojtjes së titullit me Neuer në organikë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Çfarë mund të bëj për të hequr gurët në tëmth?

Kam probleme me mamanë time. Mosha e saj është 83 vjeçe. Nga një vizitë në eko na doli se është me gurë në tëmth. Ka dhimbje dhe për momentin po përdor ilaçe qetësuese. Ju lutem a mund të na ndihmoni se çfarë duhet të bëjë për t’i hequr ato?Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.Nëse zonja është konstatuar me gurë në tëmth duhet të kryejë disa ekzaminime që përjashtojnë infeksionin bashkëshoqërues; gurët në kanalin koledok dhe dëmtimin e pankreasit. Për sa i përket trajtimit definitiv është kolecistektomia. Rasti duhet diskutuar midis gastrohepatologut dhe kirurgut për arsye të moshës dhe patologjive bashkëshoqëruese që zonja mund të ketë. Trajtimi simptomatik: omeprasol 20 mg 2 herë në ditë 30 minuta para ngrënies; gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies dhe në rast dhimbjesh të moderuara deri të forta supozitor voltaren 100 mg për rektum.

Lexone

Vlorë, gjendet i mbytur 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e të enjtes, rreth orës 10.55.Kanë qenë kalimtarë që kanë hasur në grykëderdhjen e lumit Izvor trupin e H. Xh, nga Orikumi.Mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pogradec, gjendet i pajetë në lumin Shkumbin 55-vjeçari

Foto ilustruese Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin në orët e vona të pasdites së sotme në fshatin Slabinjë.Policia njofton se ka agjetur të pajetë trupin e shtetasit me iniciale i B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.Nga kqyrja paraprake, e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Metodat për parandalimin e kancerit të gjirit

Metodat për parandalimin e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari te gratë, veç kancerit të mushkërive. Në çdo 8 femra është llogaritur se kanceri i gjirit mund ta prekë jetën e tyre. Gjenetika është një ndër faktorët e rrezikut që nuk mund ta ndryshojmë, mirëpo ne mund ta ndryshojmë mënyrën e jetesës që …

Lexone

Maqedoni, një shtetase e Serbisë humbi jetën në aksident rrugor

Shtetasja pesëdhjetë e gjashtëvjeçare e Serbisë sot humbi jetën në aksidentin rrugor që ka ndodhur në autostradën A-1, aksi rrugor fshati Udovë – fshati Marvinci, kundrejt fshatit Josifovë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në aksidentin rrugor në vendngjarje ka vdekur D.H, bashkudhëtare në automjetin e udhëtimit. Vdekja është …

Lexone