Home / Tag Archives: konference

Tag Archives: konference

Serena Williams nuk do e festojë 1-vjetorin e vajzës, ia ndalon feja

Ajo është një prej sportisteve më të suksesshme dhe për rrjedhoje edhe më të pasura. Mirëpo, Serena Williams ka rrëfyer se nuk do ta festojë ditëlindjen e parë të vajzës me 1 shtator, pasi feja e saj nuk e lejon.Gjatë një konference për shtyp, 36-vjeçarja bëri me dije se ajo është Dëshmitare e Jehovait dhe për këtë arsye nuk festojnë ditëlindjet.“Olympia nuk do ta festojë ditëlindje. Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait dhe nuk i bëjmë këto gjëra”, tha kampionia e Wimbledon.29 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Marcelo: Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe Real Madrid ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e enjte në Londër teksa përfaqësuesja e tij po përgatitet për Kupën e Botës.Ai foli për shumë gjëra, përfshi Sergio Ramos dhe Firmino, si dhe la derën e hapër për Neymar t’i bashkohet Los Blancos duke thënë se: “Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid.”Kur pyetet nëse kishte një lidhje mes largimit të Ronaldo-s dhe mbërritjes së Neymar, Marcelo tha: “Cristiano nuk është pronari i Real Madrid.“Ai nuk ka përse të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë Neymar-it. Dua që Cristiano të qëndrojë me çdo kusht, si të gjithë, por Neymar e ka derën e hapur për të ardhur te Real Madrid.“Është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe unë e kam thënë se Neymar një ditë do të luajë te Real Madrid. Por nuk e di se kur.”7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrasja e inskenuar e gazetarit, Rusia: Një maskaradë

Rusia e dënoi vrasjen e inskenuar të gazetarit rus Arkady Babchenko, duke e cilësuar atë si një tjetër provokim anti-rus.Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e inskenoi vrasjen e tij në Kiev, për të parandaluar një komplot të agjentëve rusë për të vrarë vërtet Babchenkon. Babchenko u shfaq të mërkurën në një konferencë për media, një ditë pasi u raportua i vrarë.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova cilësoi veprimin e autoriteteve të Ukrainës si “një maskaradë”, e bërë për “efekt propagandistik”. Ajo shtoi se Rusia është e lumtur që Babchenko është gjallë.Babchenko, kritik i Kremlinit është zhvendosur në Ukrainë pas pretendimeve për kërcënime me vdekje në Rusi.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E raportuan të ekzekutuar në gjithë botën, reagon gazetari rus: Jam gjallë, ja pse inskenova ngjarjen

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është gjallë, një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai është vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev.Vasyl Hrytsak tha se ‘vrasja’ është inskenuar për të ekspozuar agjentët rusë.Ai u tha gazetarëve se shërbimet ruse të sigurisë kanë urdhëruar vrasjen e Babchenkos.Babchenko po ashtu u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas të mërkurën, duke thënë se raportet fiktive për vdekjen e tij ishin pjesë e një operacioni që ishte përgatitur për dy muaj.Babchenko falënderoi Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës për shpëtimin e jetës së tij.Policia e Kievit dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thanë të martën se Babchenko ka vdekur në një auto-ambulancë, në rrugën për në spital, pasi u qëllua në shpinë jashtë banesës së tij në Kiev, ku ai ka jetuar në mërgim që nga gushti, 2017.Kryeministri ukrainas, Volodimir Hroysman, tha m..

Lexone

“Pula” e Izraelit sulmon këgëtaren shqiptare: Eleni është për të kënaqur sytë jo veshët

Fituesja e Eurovzionit, këngëtarja e Izraelit Netta, në një konferencë ka folur për këngëtaren shqiptare Eleini Foureirën, e cila doli në vend të dytë në këtë festival.Sipas saj performance e Elenit ishte fallco.Veç kësaj këngëtarja është shprehur se përfaqësuesja e Qipros ishte vetëm për të kënaqur sytë dhe jo veshët.“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti.Unë isha në garë vetëm me veten time. Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu…Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër…Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”, është shprehur Netta. (TemA)

Lexone

Lulzim Basha: Rama dhe Xhafaj i kanë dhënë 200 mijë euro “Babales”. I dërguan vrasës nga Vlora e Fushë Kruja

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp mbrëmjen e kësaj të mërkure, i shqetësuar për fatin e “Babales”.Ai thotë se Rama dhe Xhafaj i kanë ofruar 200 mijë euro “Babales”, në mënyrë që ai të të ndryshojë dëshminë.“Jam sot në këtë orë të vonë para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Xhafës e Ramës.Kanë kërcënuar Albert Veliun.Sot të dërguarit e Xhafës, njerëz të skeduar për vrasje mafioze nga Vlora e Fushë Kruja, i kanë ofruar 200 mijë euro Veliut.Para të pista, që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike.Cdo përpjekje e Ramës për të blerë dëshmitarin, thjeshtë i zhyt edhe më thellë në skandalin ku janë futur” tha Basha.Basha shtoi se “struktura të krimit të organizuar kanë kërcënuar edhe gazetarin Jetmir Olldashi”, në lidhje me audio-përgjimin.“Planet për blerjen e dëshmitarit dhe kërcënimet ndaj gazetarit nxjerrin zbuluar frikën e Xhafës dhe Ramës”, theksoi Basha.Ai shtoi se “presioni shtetëror me paratë e krimit dhe drogës është ..

Lexone

Pompeo: Optimist për bashkëpunimin me Europën për çështjen iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shumë optimist për bashkëpunimin me vendet e Europës për çështjen iraniane.‘’Kam besim që janë një sërë vlerash dhe interesash, ato të cilat do të na bëjnë t’u përgjigjemi kërcënimeve të Republikës së Iranit’’, theksoi Pompeo në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, raporton ata.Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se ndryshimet e kërkuara nga SHBA kundrejt Iranit nuk janë të vështira për t’u aplikuar dhe se nuk është fantazi t’i kërkosh Iranit që të ndalojë aktet e terrorit.

Lexone

Grigja shpjegon ngatërresën e Lulit për muajin e mitingut!

Ka bërë shumë përshtypje fakti që Luli bëri thrrje publike që qytetarët të mblidhen të gjtihë në shesh më 26 Qershor. Pas pak dikush e kujtoi dhe tha: Më falni, më 26 maj. Kjo ka shtuar dyshimet për aftësinë e Lulit për të mbajtur mend numrat. Por Grigja u përpoq të shpjegonte rrethanat se si ndodhi kjo.“Ne ishim mbledhur bashkë në zyrë: Unë Luli Salianusi, Paloka dhe Muli.-Eh si vajti kjo punë tha Luli. Më 26 qershor do ishim në pushtet. Kaloi një vit pa u kuptuar.-Eh tha Paloka. Thke çi bën, qeveri e drogës.-Unë mendoj se kemi kohë,- tha Muli, deri më 26 qershor e rrëzojmë. Babalja tha “më jepni 2 milion lek se kam gjetur një tjetër me zërin fiks si Gonia”.-26 Qershori do ishte kthesa jonë e madhe,- psherëtiu Luli. Nuk duhet t’ia falim kurrë Ramës këtë tradhëti.-Unë të jap fjalën se këtë muaj do kapim Taulant Ballën,- tha Salianusi. E kam vënë re që shkon çdo javë në Librazhd. Do ketë ndonjë pisllëk, por do ta ndjek. Këta policët që i kemi vënë nga pas, e kanë filmuar një..

Lexone

Masakra në Teksas rizgjon debatin për kontrollin e armëve

Masakra në Teksas shënon rastin e 22-të të vrasjeve me armë në mjedise shkollore në Shtetet e Bashkuara vetëm në këto katër muaj e gjysëm të vitit 2018. Organizata “March for Our Lives” – Marshojmë për Jetët tona që u themelua pas masakrës në Parkland të Floridës ku humbën jetën 17 vetë, shumica adoleshentë, po u bën thirrje pasuesve të saj të mos e trajtojnë këtë ngjarje si një tjetër tragjedi, por të punojnë për një zgjidhje.Reagime të forta kanë ardhur edhe nga zyrtarë amerikanë, ndër ta sekretarja e arsimit Betsy DeVos e cila shprehu tronditjen e thellë, duke shtuar se këto incidente nuk mund të lejohen të vazhdojnë.Në median sociale janë përcjellë postimet me fjalët “në lutje e në mendje” për viktimat e tragjedisë në Teksas. Por guvernatori i Teksasit, Greg Abott tha dje në një konferencë për shtyp se lutjet nuk mjaftojnë, duke lënë të kuptohet se do të mbledhë përfaqësues të këtij shteti për të diskutuar një përgjigje ndaj problemit. Aktivistët kundër dhunës me armë po përpiq..

Lexone