Home / Tag Archives: komisioni

Tag Archives: komisioni

Prokurori i “Tahirit” kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Më në fund dy meshkuj kalojnë “Vettingun”

“Përgjegjshmëria shpërblehet”.Kështu është shprehur anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, pas vendimit të KPK se ai e kalon me sukses vetingun.Trupi gjykues vendosi se Islamaj konfirmohet në detyrë, ndërsa vetë gjyqtari i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, thotë se procesi ishte emocionues dhe se ky vendim do të thotë se përgjegjshmëria shpërblehet.Ndërkohë, edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.(TemA)

Lexone

Kreu i Gjykatës Kushtetueses, më 8 qershor përballë Vettingut

Procesi i vettingut ka hyrë në një fazë të ngjeshur dhe punimet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kryhen me hapa të shpejtë, për të kaluar në “sitë” të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë.Rezultatet konkrete janë parë në Gjykatën Kushtetuese, ku janë “skanuar” pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij institucioni dhe e pastër ka dalë vetëm Vitore tusha, duke u rikonfirmuar në detyrë.Falë kalendarit të ngjeshur të KPK më datë 8 qershor vettingut do t’i nënshtrohet edhe Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka kërkuar në mënyrë të përsëritur kryerjen me hapa të shpejtë të procesit, në mënyrë që të krijohen institucionet e reja në kuadër të reformës në drejtësi.Dedja do të dalë para trupës gjykuese të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të datës për seancën dëgjimore është dhe anëtari tjetër, Gani Dizdari.Deri tani nga Gjykata Kushtetuese janë rrëzuar tre gjyqtarë, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe F..

Lexone

Vettingu, KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtaren e Kurbinit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren e Kurbinit, Marçela Shehu.Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK-ja konstatoi se subjekti ka qenw bashkwpunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sot seanca e dytë për ish-kryeprokurorin Llalla në KPA

Do të mbahet në orën 11:00 të ditës së sotme seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.Gjatë seancës së parë, Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.olegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rez..

Lexone

VIDEO/ Sherr në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD-së zihen me zëvendësen e Fatmir Xhafajt

Deputetët e PD-së kanë vijuar sherret e tyre edhe ditën e sotme.Ata janë përplasur në Komisionin e Ligjeve me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila ka kërkuar të vazhdohet me rendin e ditës, pasi kishte shkuar në Komision për të raportuar për të zhdukurit.DebatiVoda: Vetëm rendi i ditës nuk është ky, më fal tani, të lutem.Bylykbashi: Jeni e ftuar, ose largohuni nga komisioni, ose…Alibeaj: Zonja Hysi, ose largoheni zonjën Voda tani, ose i thoni të pushojë.Hysi: Më fal, mbledhjen e drejtoj unë, fjalën do ta merrni kur…Alibeaj: Largojeni nga komisioni, nuk mundet të ofendojë komisionin.Noka: Largoje jashtë, jashtë, je një çerre e krimit.Alibeaj: Largojeni tani.Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë.Bylykbashi: Të largohet zv ministrja tani, ti ruhet nderi këtij komisioni. (TemA)

Lexone

Vetting edhe Adriatik Llallës? KPA shqyrton sot kërkesën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrton sot çështjen e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Mësohet se vetë Llalla nuk do të jetë në seancë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë..

Lexone

PD nis aksionin për prishjen e mbledhjeve, socialistët largohen

Ashtu siç kishin paralajmëruar, PD ka nisur sot të prishë Komisionet Parlamentare, duke kërkuar që në to të flitet vetëm për Fatmir Xhafajn.“Nuk është e zakonshme, ka prezencë të shtuar të grupit parlamentar të PD dhe qëllimi jonë është të shprehim gjendjen në të cilën është vendi.Në radhë të parë duhet të jeni ju deputetët e Vlorës pasi organizata kriminale që kanë gjetur strehë në këtë qytet duhet ti luftojmë bashkarisht dhe ti hapim vendit rrugën për integrim europian.Nuk shkohet në Europë me kriminelë, prandaj mos më ndërprisni. Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, prandaj nuk do të ketë punë normale të këtij Parlamenti, as komisione derisa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen, pavarësisht zhurmës që bëni ju”, tha Edmond Spaho në Komisionin e Medias.Por socialistët u shprehën se komisioni parlamentar ka një rend dite, dhe çështja për të cilën flet Spaho nuk ka të bëjë me komisionin.Ndërkohë që deputeti Flamur Noka nisi të fliste deputetet e maxhorancës u larguan ..

Lexone

Krimet e Rënda ‘refuzojnë’ KPK: Nuk e hetojmë Besnik Imerajn

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar të fillojë hetimet ndaj gjyqtarit Besnik Imeraj, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë, raporton Report TV.Kallëzimi për ish-gjyqtarin e Kushtetueses është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur ndryshe si Vettingu.Pas dorëheqjes së Imerajt, KPK kërkoi hetimin e gjyqtarit, por Prokuroria e Tiranës refuzoi me pretendimin se mungojnë elementet e veprës penale.Pas refuzimit të hetimit nga Prokuroria, KPK iu drejtua Krimeve të Rënda, të cilët nuk kanë pranuar të hetojnë gjyqtarin Besnik Imeraj, duke përdorur të njëjtin argument si organi i Akuzës.

Lexone

VIDEO/ Gjuha e kryeministrit ndaj medias, PS: Trend global

Censurimi dhe pasiguria në punë kanë qenë disa nga problemet e evidentuara gjatë një tryeze për mediat me pjesëmarrës nga AMA, Komisioni i Medias dhe gazetarë.Opozita theksoi shqetësimin e gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama ndaj gazetarëve.Ndërsa nënkryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi tha se ky është një fenomen global.

Lexone