Home / Tag Archives: komisariatin

Tag Archives: komisariatin

Shkodër, vret partneren me çekiç, arrestohet 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Burri ka qëlluar për vdekje me çekiç bashkëjetuesen 58 vjeçe.Ngjarja e rënde ndodhi në mesnatë në lagjen “Qemal Stafa”, në katin e katërt të një pallati ku jetonte i vetëm çifti në fjalë. Viktimë mësohet se ka mbetur S. SH. ndërsa autor ishte Bashkim Teli.Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur çekiç në kokë duke e lënë te vdekur në vend.Viktima sipas grupit hetimor kishte pësuar dëmtime te shumta nga goditjet ç’ka tregon se autori ka qëlluar disa herë në kokë në drejtim të saj pa u ndalur.Hetimet vijojnë për këtë ngjarje ndërsa autori po merret në pyetje në komisariatin e Shkodrës rreth motiveve që e shtynë drejt krimit të rëndë.27 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone