Home / Tag Archives: kombetare

Tag Archives: kombetare

Plasin milionat, Spanja zbulon shpërblimin e çmendur për futbollistët

Trofeu më i rëndësishëm për një kombëtare futbolli, padyshim që është Kupa e Botës dhe këtë vit, të gjithë tifozët i kanë hedhur sytë nga Rusia, ku pas pak ditësh do të startojë Botërori.Shpërblimet për fituesin e këtij turneu kanë ekzistuar gjithmonë, por mesa duket, këtë vit do të thyhet çdo rekord, pasi shifrat që po qarkullojnë janë me të vërtetë “të çmendura”.Drejtuesit e Federatës spanjolle, kanë vendosur që t’iu japin futbollistëve të tyre nga 825 mijë euro për kokë, në rast se spanjollët arrijnë të triumfojnë në Rusi, shifër kjo më e larta që është akorduar ndonjëherë.Në Botërorin e kaluar, spanjollët do të përfitonin nga 720 mijë euro, ndërkohë që në Botërorin e fituar në Afrikë, ata patën përfituar nga 600 mijë euro.

Lexone

Të munguarit e mëdhenj, formacioni ideal i atyre që Botërorin do e shohin nga TV

Me zyrtarizimin e listave të skuadrave pjesëmarrëse në Rusi 2018, tashmë njihen të gjithë protagonistët e aktivitetit që do të fillojë më 14 qershor në Rusi.Por gjithashtu, njihen edhe emrat e atyre që nuk do të jenë protagonistë në këtë aktivitet.Për këtë arsye, “Daily Mail” ka ndërtuar një formacion ideal me lojtarët më të spikatur të këtij edicioni apo sezoneve të fundit, të cilët do të ndjekin ndeshjet nga TV, ose maksimumi si spektatorë nga shkallët e stadiumeve në Rusi.Në portë është Jan Oblak, portieri i Sllovenisë që ka shkëlqyer në vitet e fundit te Atletiko Madrid deke u cilësiar shpesh një ndër më të mirët në botë.Para tij rreshtohen Antonio Valencia nga e djathta (Ekuador dhe Mançester Junajtid), Virxhil Van Dajk (Holandë dhe Liverpul), Leonardo Bonuçi (Itali dhe Milan) si dhe David Alaba (Austri dhe Bajern Mynih). Të gjithë mbrojtës që kanë lënë shenjë në këto sezone me lojën e tyre dhe padyshim në shumë prej përfaqësueseve të Rusi 2018 do të ishin titullarë.Edhe..

Lexone

SHBA arreston një ish-zyrtar që donte të spiunonte te Kina

Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara.Ron Rockwell Hansen, 58 vjeç, u arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë.Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Hansen akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës.Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, Jihn Demers, tha se veprimet e dyshuara të Hansenit janë “tradhti ndaj sigurisë kombëtare” dhe “fyerje për ish-kolegët e tij të inteligjencës”.Nëse dënohet për spiunazh në tentativë, Hansen përballet me dënimin maksimal: burgim të përjetshëm.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Meta: Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër

Presidenti Meta ka bërë apel për një mjedis më të pastër, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën…”.Dhe e ka shoqëruar postimin me një foto ku është me djalin e tij në një zonë të gjelbër e me mjedis të pastër.Postimi i plotëSot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.Të dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore. Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Momenti i shpërthimit të vullkanit në Guatemalë, shënohen dhjetëra të vdekur

Autoritetet në Guatemalë thanë se të paktën 25 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit afër Guatemala Cityt, që hodhi llavë të nxehtë dhe mbuloi me tym dhe hi fshatrat përreth.Zyrtarë të shërbimeve të emergjencave thanë se një numër i panjohur llogariten si të zhdukur, ndërsa më shumë se 3 mijë veta janë evakuuar dhe mbi 600 janë strehuar në provincat Escuintla dhe Sacatepéquez.“Është një lumë llave që ka tejmbushur brigjet e tij dhe ka prekur fshatin El Rodeo. Ka njerëz të plagosur, të djegur dhe të vdekur”, tha në radio bashkërenduesi kombëtar i emergjencave, Sergio Cabanas. “Ne po evakuojmë dhe po shpëtojmë njerëz.”Cabanas tha se katër njerëz vdiqën në fshatin El Rodeo kur llava dogji shtëpitë e tyre. Ai i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se dy fëmijë u dogjën në një urë derisa po shikonin shpërthimin.Vullkani Fuego ndodhet rreth 44 kilometra në jugperëndim të Guatemala Cityt dhe është afër qytetit Antigua, një zonë turistike.Aeroporti La Aurora Interna..

Lexone

Investimet publike rriten me 26%, financimet kryesisht nga donatorë të huaj

Investimet e buxhetit u rritën ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar më shumë para në projekte publike.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-prill investimet publike arritën 18.3 miliardë lekë ose 26 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Sipas tabelave zyrtare, thuajse e gjithë rritja ka ardhur nga projektet që financohen me fondet e donatorëve të huaj, ndërkohë që investimet me burime të brendshme kanë shënuar vetëm një rritje të lehtë.Vitet e fundit investimet publike kanë patur një ecuri të dobët, ku përveç shkurtimit të fondeve për shkak të rritjes së borxhit, problematike ka qenë edhe mosrealizimi i projekteve të miratuara.Për gjithë vitin 2018, qeveria ka parashikuar të investojë 86.4 miliardë lekë ose rreth 690 milionë euro në projekte publike.Pjesa më e madhe e këtyre parave shkojë për investime në infrastrukturën rrugore, ku bëjnë pjesë ndërhyrjet në disa akse si “by pass”-et e ..

Lexone

Rama, optimist për 25 mijë punësime të reja në 2018-n

Kryeministri Edi Rama është optimist për rritjen e numrit të punësimeve.Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Punësimit, Rama tha se përmes zyraave të punës mund të realizohet objektivi 25 mijë të punësuar të rinj në vitin 2018.Në këtë aspekt, kreu i qeverisë është optimis edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas tij, falë një program për rritjen e ekonomisë, punësimi do të pësojë rritje.“Besojmë shumë që në periudhën 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë, duke filluar nga infrastruktura.Në tre vitet që kemi përpara do të financohet një numër i madh projektesh që përmban volumin më të madh financiar të dedikuar për infrastrukturën gjatë një mandati qeverisës në gjithë këto vite, turizmi që për vit e më shumë po konfirmohet si fuqi e rëndësishme mbështetëse dhe nxitëse e ekonomisë tonë, manifaktura.Kemi ende shumë mundësira të pashfrytëzuara n..

Lexone

Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue

Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:“Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez”.Sipas “The Hill” ky veprim i Trump pason urdhërin e tij për sekretarin për Tregtinë, Wilbur Ross, për hetimin e tarifave të makinave dhe faktit nëse importi i makinave përbvën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare.

Lexone

Balaj: Sfida me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj dhe skema të reja loje

Pas Mërgim Mavrajt në konferencën për shtyp ishte dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.Sulmuesi që luan në Terek Grozny theksoi në konferencën për shtyp se sfida ndaj Kosovës ishte një test për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve të rinj dhe disa skema të reja.“Kjo ndeshje u pa më tepër për të provuar. Ndeshja me Kosovën ishte një mundësi për të provuar lojtarë të rinj, për të provuar skema të reja loje.Por në fund, çdo lojtar që luan në kombëtare nuk ka justifikim, gjithsecili duhet të japë maksimumin”, tha Balaj.Sfida e radhës e Kombëtares shqiptare do të jetë të dielën më 3 qershor kundër kombëtares së Ukrainës.Një sfidë që do të luhet në orë 16:00 në Evian të Francës.

Lexone

Ylli i muzikës latino-amerikane vdes në një aksident në Milano 

Këngëtarja ekuadoriane Paulina Calahorrano 42 vjeçe humbi jetën në një aksident me makinë në Milano.Gruaja ishte në një makine elektrike të marrë me qira, e cila drejtohej nga një miku i saj 26-vjeçar kur ndodhi edhe aksidenti fatal.Ajo u nxor nga mjeti e gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ndërroi jetë në spital.“Ishte krenari e vërtetë kombëtare e Ekuadorit”, thuhet në njoftimin e Festivalit latin të Milanos, ku këngëtarja kishte performuar disa herë.1 of 531 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone