Home / Tag Archives: kombetar

Tag Archives: kombetar

Justina Aliaj rikthehet ‘Mbretëreshë’ në Teatrin Kombëtar

Aktorja e madhe, Justina Aliaj, ka qenë një prej të ftuarve në emisionin e sotëm të “Zonë e lirë”.Justina do të ngjitet ditën e nesërme në skenën e “Teatrit Kombëtar” në një monodramë, që do të aktrohet vetëm nga ajo.“Mbretëresha” nga autori Rexhep Qosja, do të sjelli jetën e Mbretëreshës së famshme ilire, Teuta, e cila mbretëroi territorin e Ilirisë në vitet 230-227 p.e.s.pas vdekjes së Agronit, bashkëshortit të saj.E lindur në Shkodër, Justina është plot 79 vjeçe, por kjo nuk e ka ndaluar aspak atë që të sjellë e vetme këtë super vepër, të cilën nuk duhet ta humbisni, më 9 & 10 qershor, ora 20:00 tek Teatri Kombëtar.MBRETERESHATeatri Kombetar sjell ne skene monodramen "Mbreteresha" me autor Rexhep Qosja, ne datat 9-10 Qershor ora 20:00. Rikthehet ne skenen e Teatrit Kombetar, Mjeshtrja e madhe Justina Aliaj, ne intrepretimin brilant te Mbretereshes e nderuar per kete rol me çmimin e karrieres.Konsulent artistik: Naun Shundi. Rezervimet ne nr nr.04 222 30 22 Orari biletarise..

Lexone

Oferta e çmendur: Zinedine Zidane u dorëhoq nga Reali, për të marrë 200 milionë euro nga Katari?

Dorëheqja plot pikëpyetje e Zinedine Zidane nga drejtimi i madrilenëve, mund të ketë një vlerë prej 200 milion eurosh.Francezi, në aktin e vetëlargimit dha si argument faktin se tashmë ishte koha e tjetërkujt për ta drejtuar skuadrën, me të cilën ai fitoi tre Champions radhazi.Por dikush ka nxjerrë një tjetër të vërtetë në shesh: Zidane e ka lënë Realin për 200 milion euro që i janë ofruar nga arabët e Katarit.Ka qenë miliarderi egjiptian Naguib Sawiris ai që ka shkruar në profilin e tij në Twitter se Zidane iku nga Reali pas tre vjetësh, sepse kishte një ofertë me vlerë 200 milionë euro.“Zidane do të drejtojë ekipin kombëtar të Katarit për në Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në këtë vend.Paga do të jetë 50 milionë euro në vit, në një kontratë për katër vjet”, shkruan miliarderi.

Lexone

“Komedia që shkon për dreq” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

Shfaqja teatrale ”Komedia që shkon për dreq” me regjinë e Driada Dervishi do shfaqet për artdashësit kryeqytetas në skenën e Teatrit Kombëtar.Kjo komedi vjen pas një suksesi në rrugëtimin e saj në teatrot e Korçës dhe Durrësit.Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë dhe pa dyshim ajo përfundon në një dështim.Kjo shfaqje bën bashkë emra të mëdhenj aktorësh si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu si dhe riktheu në skenën e teatrit, Monika Lubonjën.Në Teatrin Kombëtar shfaqja do të vijë për publikun në datat 31 maj dhe 1,2,3 qershor, ora 20:00.The post “Komedia që shkon për dreq” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Panucci rikthen “të vjetrit”, ndryshon rreshtimi

Ende nën efektin e zhgënjimit të paraqitjes me Kosovën, Christian Panucci ka në mendje një tjetër ndeshje me Ukrainën, për të kompletuar zborin me ekipin kombëtar, që me shumë gjasa do të jetë i fundit përpara startit zyrtar.Të rinjtë që thirri në forcë për të freskuar skuadrën zhgënjyen me sukses të plotë dhe Panucci nuk ka shumë kohë për të humbur, ndaj ka bërë hapa mbrapa, duke thirrur në apel ata me më shumë eksperiencë.Nga rezidenca alpine, ku është akomoduar skuadra, mësohet se italiani ka eksperimentuat një rreshtim të ri për skuadrën, ashtu sikundër edhe emra të tjerë.Me Berishën që konfirmohet mes shtyllave, në mbrojtje janë edhe Hysaj në të djathtë, ndërsa do të provohet në të majtë Veseli, për t’i dhënë zgjidhje dilemës së mbrojtësit të majtë, pas përjashtimit të Agollit.Rreshtimi nuk do të jetë si në ndeshjet e mëparshme, por me një vendosje më të fortifikuar. Përpara mbrojtjes e nis nga fillimi Sabien Lilaj, që shihet si ekuilibrist mes reparteve. Roshi do të luajë..

Lexone

Amnisti për pasuritë e politikanëve, Ibsen Elezi i “përvishet” Kryemadhit dhe Metës: Vodhëm sa vodhëm, tash e mbas fjalë burrash s’do vjedhim më

Demokrati nga Kukësi që “gjunjëzoi” Bashën gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të pasur amnisti mbi pasuritë e politikanëve.Elezi e konsideron tejet absurde këtë tentativë të LSI-së duke ironizuar se me fjalë të tjera mund të thuhet: “Vodhëm sa vodhëm, tash e mbas fjalë burrash s’do vjedhim më”.“Viti zero i MonikesKy eshte viti zero te kujton Krishtin, i cili sakrifikoj veten per te marr me vete mekatet e njerzimit dhe per te filluar nje epoke te re per shoqerine njerzore, te mbeshtetur ne vlera morale.Monika e Ilirit, rikthehen propozimin e vitit zero, qe shqip do te thote: “vodhem sa vodhem, tash e mbas fjale burrash s’do vjedhim me”, po veten kush do e sakrifikoj, apo i shoqi qe thote se eshte “burre” dhe eshte gati te hyj ne burg ne emer te gjithe politikaneve, nese kjo do i duhej drejtesise.A doni ti dalloni politikanet e korruptuar, jane te gjithe ata qe heshtin ndaj ketij propozimi te ndyre”, nënvizon Elezi...

Lexone

IKMT kallëzon penalisht kryetaren dhe ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ish-kryetarin e Bashkise Sarande Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikes Panajot Gunari.Sipas IKMT, Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.“Zyrtaret janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin ‘Kompleks multifunksional’ në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës”, thuhet në njoftimin për mediat të IKMT-së.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Direkt miqësorja Shqipëri-Kosovë. Pjesa e dytë, rezultati 0-1

Shqipëri-Kosovë është miqësorja vllazërore që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.Një takim miqësor që do t’i vlejë të dy trajnerëve për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve në prag të sfidave të Ligës së Kombeve që do të startojnë në muajin shtator.Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje. (TemA)Formacionet zyrtare.Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, CikalleshiKosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, MuriqiGOL! Kosova ka kaluar në avantazh përballë Shqipërisë me anë të Arbër Zenelit që i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetëMinuta 14′, Kosova humbet rastin më të artë për të kaluar në epërsi me anë të Avdiajaj i cili pasi i rrëmbeu majft bukur topin Veselit i vetëm përballë Berishës nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetësEkzekutohet himni Kombëtar nën një atmosferë emocionuese në stadiumin e Zyrihut

Lexone

VIDEO/ Direkt miqësorja Shqipëri-Kosovë. Rezultati 0-1

Shqipëri-Kosovë është miqësorja vllazërore që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.Një takim miqësor që do t’i vlejë të dy trajnerëve për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve në prag të sfidave të Ligës së Kombeve që do të startojnë në muajin shtator.Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje. (TemA)Formacionet zyrtare.Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, CikalleshiKosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, MuriqiGOL! Kosova ka kaluar në avantazh përballë Shqipërisë me anë të Arbër Zenelit që i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetëMinuta 14′, Kosova humbet rastin më të artë për të kaluar në epërsi me anë të Avdiajaj i cili pasi i rrëmbeu majft bukur topin Veselit i vetëm përballë Berishës nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetësEkzekutohet himni Kombëtar nën një atmosferë emocionuese në stadiumin e Zyrihut

Lexone

FOTOT: Mrekullitë e Divjakës, turistët norvegjezë stacionohen në “shtëpinë e natyrës”

Parkun Kombëtar të Divjakës e vizituan këtë fundjavë 50 turistë norvegjezë, që së bashku me informacionin e marrë rreth këtij parku, bënë të mundur ta vizitonin nga afër dhe të linin përshtypjet e tyre mbresëlënëse.Në Shtëpinë e Pritjes, në hyrje të parkut, norvegjezët u pritën nga Drejtori Ardian Koçi dhe stafi teknik.Pasi u njohën me historikun e parkut, florën dhe faunën e tij të rrallë, me të dhëna të tjera turistike, ata u shoqëruan nga guidatorët e parkut në vendet më të kërkuara të tij, siç janë Ishulli i Pelikanit, godullat e shpendëve ujorë dhe vija bregdetare e pishave.Së bashku me turistët norvegjezë, ishin vizitorë edhe 110 studentë të degës Histori-Gjeografi të Universitetit të Elbasanit dhe 60 studentë nga Universiteti i Shkodrës.Tashmë Parku i Divjakës është kthyer në një atraksion turistik të vizitueshëm në çdo ditë të vitit.(atsh)

Lexone

VIDEO: Post-protesta, makthi i turistëve të huaj

Turistët e shumtë që kishin zgjedhur të vizitonin Tiranën këtë të shtunë janë përballur me një pamje krejt të shëmtuar.Pas protestës së opozitës, kryeqyteti ka ofruar për ta vetëm rrjeta të rrëzuara, gurë, bidona dhe pankarta të hedhura në bulevard.Teksa vizitonin sheshin “Skënderbej” dhe lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar, turistët e ardhur nga Gjermania, Çekia dhe vendet nordike kanë mbetur të befasuar.Në një kohë që revistat më prestigjioze në botë shkruajnë për transformimin që ka pësuar Tirana, duket opozita ia ka dalë që përmes protestave të dhunshme të transmetojë mesazh negativ për turistët e huaj.Përgjatë ditës së sotme, Berisha kishte shkruar në rrjetin social “Facebook” për raportimin e protestës nga mediat e huaja se ishte “fitore e madhe për opozitën!”Mesa duket, për këtë arritje është entuziasmuar ish-kryeministri i vendit.

Lexone