Home / Tag Archives: kilometra

Tag Archives: kilometra

FOTOT: Tifoz i “çmendur” pas Gjermanisë, 70 vjeçari nis rrugën drejt Rusisë me… traktor

Teksa parashikohet që rreth 1.5 milionë turistë do të vizitojnë Rusinë gjatë Kupës së Botës 2018, njëri prej tyre ka bërë diferencën.Bëhet fjalë për Hubert Wirth, tifozin e “çmendur” pas Gjermanisë.70 vjeçari u nis drejt Rusisë me traktor dhe me një shtëpizë të vogël me rrota.Gjermani tani ndodhet në Bjellorusi dhe i duhet të përshkruajë edhe 1,000 kilometra të tjerë deri sa të arrijë në Moskë.Kupa e Botës fillon më 14 qershor, ndaj i moshuari duhet ta shkelë më tepër gazin. (TemA)

Lexone

Guatemalë, hiri fshin fshatrat pas vullkanit “Fuego” (Foto)

Ka shkuar në 68 bilanci i fundit i viktimave të vullkanit “Fuego” në Guatemalë. Vetëm 17 kufoma janë identifikuar për shkak të llavës që kanë shpërfytyruar viktimat.Ushtria po i ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Guatemalë. Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën.Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, thanë autoritetet. Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme.Vullkanologët raportuan se shpërthimi, i cili dërgoi hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar.1 of 75 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Momenti i shpërthimit të vullkanit në Guatemalë, shënohen dhjetëra të vdekur

Autoritetet në Guatemalë thanë se të paktën 25 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit afër Guatemala Cityt, që hodhi llavë të nxehtë dhe mbuloi me tym dhe hi fshatrat përreth.Zyrtarë të shërbimeve të emergjencave thanë se një numër i panjohur llogariten si të zhdukur, ndërsa më shumë se 3 mijë veta janë evakuuar dhe mbi 600 janë strehuar në provincat Escuintla dhe Sacatepéquez.“Është një lumë llave që ka tejmbushur brigjet e tij dhe ka prekur fshatin El Rodeo. Ka njerëz të plagosur, të djegur dhe të vdekur”, tha në radio bashkërenduesi kombëtar i emergjencave, Sergio Cabanas. “Ne po evakuojmë dhe po shpëtojmë njerëz.”Cabanas tha se katër njerëz vdiqën në fshatin El Rodeo kur llava dogji shtëpitë e tyre. Ai i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se dy fëmijë u dogjën në një urë derisa po shikonin shpërthimin.Vullkani Fuego ndodhet rreth 44 kilometra në jugperëndim të Guatemala Cityt dhe është afër qytetit Antigua, një zonë turistike.Aeroporti La Aurora Interna..

Lexone

Zbulohen duna prej metani të ngrirë në “planetin xhuxh”, ja detajet që sjell NASA

Planeti xhuxh më i largët i sistemit diellor, Plutoni, është i mbuluar nga duna prej metani të ngrirë, një zbulim i jashtëzakonshëm për këtë planet me atmosferë shumë të lehtë, ku teperatuarat janë rreth -230 gradë Celcius.Presioni atmosferik në sipërfaqe të Plutonit është 100 000 herë më i ulët se sa ai në Tokë. Astronomët mendonin se ishte shumë i dobët për të mundësuar krijimin e erërave.Por fotot e marra nga sonda “New Horizons”, e lëshuar nga NASA në vitin 2006 dhe që fluturoi mbi Pluton në vitin 2015, i mundësuan një ekipi studiuesish të zbulojnë duna pranë një vargmali.“Burimi më i mundshëm i grimcave të dunës është metani i ngrirë që është lëvizur nga era që prej maleve”, shpjegojnë shkencëtarët në një artikull të publikuar në revistën shkencore “Science”.“Por nuk mund të përjashtojmë që është azot i ngrirë”, sipas tyre.Erërat lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 30-40 kilometra në orë, ndërsa dunat janë të shtrira në një zonë pre rreth shtatë kilometrash të gjatë. ..

Lexone

FOTOT: SHBA bën teste sekrete për taksitë fluturuese

Larg fotografive dhe kamerave, kanë filluar në veri të Kalifornisë testet e para për taksitë fluturuese që do të mundësojnë një revolucion në transportin publik nëpër qytete.Elektrike dhe jo të zhurmshme, do të ngrihen në fluturim në mënyrë vertikale, mund të mbajnë deri në katër pasagjerë dhe të kryejnë më shumë se 200 kilometra vetëm me një karikim.Këto modele i ka krijuar kompania “Joby Aviation”, që ka prezantuar progreset e bëra nëpër testet me teknologjitë e “National Instruments” me rastin e “NI Week”, eventi i madh që çdo vit mbledh mijëra inxhinierë dhe ekspertë nga e gjithë bota në Austin, Teksas, raporton ata.“Objektivi ynë është që të projektohet, prodhohet dhe menaxhohet një mjet fluturues për transportin publik që të jetë i efektshëm, i sigurtë dhe i besueshëm”, shpjegon Santiago Morales, krye-inxhinieri i integrimit të sitemeve dhe testeve tek “Joby Aviation”.“Ky është çasti ideal për ta realizuar, sepse kemi të gjitha teknologjitë e nevojshme. Bateri elektrike m..

Lexone

Pamje të rënda: Kërmat që kërcënojnë mjedisin dhe turizmin

Janë skena rrënqethëse, nga ato që duhet të paraprihen nga fraza paralajmëruese “Kujdes! Pamje të rënda”.Janë kafshë të ngordhura që kanë ngecur midis plehrave pranë zonës turistike në Godull, në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin.Janë ato produkte të lumit Ishëm, ndër vite i ndotur nga mbetjet urbane që derdhen përgjatë tij, dhe këto mbetje më pas shkarkohen në det, aty ku dhe ndodhet ish- plazhi i Godullës.Është një zonë mjaft e preferuar nga turistët vendas, për aq sa ata nuk ballafaqohen me pamje të tilla. Në 20 vite aty ka ndodhur e paimagjinueshmja.Simbol i kësaj gjendjeje është dhe kjo urë. Ajo u shërben banorëve, dhe si e tillë është kthyer dhe në një ankth për ta. Rreshjet e stinës së dimrit e shkatërruan tërësisht, madje disa peshkatarë mbeten të izoluar prej dy javësh, sigurisht nga msofunksionimi i saj.Më pas banorët e fshatit Adriatik me disa dërrasa dhe drurë e riparuan urën në këtë zonë turistike, por sërish reshjet e rrëmbyera e shkatërruan. Sërish banorët e..

Lexone

Lëkundje tërmeti në Vlorë

Një tërmet me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter është ndjerë në jugperëndim të vendit.Tërmeti është i radhës pas një sërë tërmetesh që lëkundën Vlorën gjatë kësaj jave që po lëmë pas.Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14 kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vijojnë tërmetet në Vlorë, banorët të frikësuar

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë goditi qarkun e Vlorës ditën e djeshme, ku lëkundjet kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe gjatë natës.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti i fundit ka rënë rreth orës 02:34 të natës së kaluar me magnitudë 3 ballë.Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga fshati Vermik dhe me një distancë 16 km nga Tepelena.Ndërkohë, banorët e kësaj zone kanë qenë në panik mbi këto lëkundje, pasi tërmeti me 4.6 ballë ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Vlorës. Në fshatin Bashaj, disa banesa janë plasaritur dhe disa të tjera rrezikojnë shembjen.The post Vijojnë tërmetet në Vlorë, banorët të frikësuar appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Tërmeti dëmton banesat, panik në fshatrat e Vlorës

Tërmeti i ditës së sotme ka terrorizuar banorët e fshatit Bashaj në Vlorë, pasi lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta dhe vijojnë te jenë prezente.Të paktën dy banesa janë dëmtuar për shkak të lëkundjeve në këtë fshat të Vlorës, teksa banorët mbeten të trembur edhe në zonat përreth.Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë.Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ekspertiza: Kosovari Xhafer Osmani u dogj i gjallë në makinën e tij

Analiza e ADN dhe ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore kanë dalë në rezultatin se shtetasi nga Kosova, Xhavit Osmani që u gjet i pajetë në makinën e tij në një arë në Fushë-Krujë është lidhur dhe më pas është djegur i gjallë.Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN në Shqipëri pesë ditë para se të gjendej i vdekur.Më datë 5 Maj makina e tij u gjet e djegur me të brenda 5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale.(TemA)FOTO/ Vrasja dhe djegia e kosovarit në Fushë-Krujë, kush është viktima. Pistat e mundshme…A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?Dyshime për lidhje intime, familja nuk hap dyert e mortit për kosovarin e vrarë në Fushë-Krujë

Lexone