Home / Tag Archives: kengetari

Tag Archives: kengetari

Habit Ermal Meta, kundërshton italianët: Eugent Bushpepa më i mirë se unë, Italia e tradhëtoi

Fakti që Italia vlerësoi me 0 pikë këngën “Mall”, të këngëtarit Eugent Bushpepa në “Eurovision”, u komentua shumë në Shqipëri duke e quajtur një tradhëti, pasi Shqipëria vlerësoi me 12 pikë këngën e Ermal Metës, që përfaqësonte Italinë.E mesa duket, edhe këngëtari Ermal Meta mendon kështu. I ftuar në “Top Show Magazine” Erma Meta vlerësoi Eugent Bushpepën sin ë konkurent mjaft të fortë, duke e quajtur më të mirin.“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë Ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.

Lexone

“Qava dy ditë rresht dhe nuk dola nga dhoma”, Ermal Meta rrëfen dhimbjen pas padrejtësive që iu bën në festival

Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, do të mbajë sot një koncert të madh në “Sheshin Skënderbej”.Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në festivalin e Sanremos në Itali, në të cilin triumfoi për të marrë pjesë më pas në Eurovision.Teksa ishte duke u intervistuar ditën e sotme, këngëtari ka rrëfyer trishtimin e tij kur e akuzuan për plagjiaturë në Sanremo për këngën “Non mi avete fatto niente”, që e ka bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.“Më mërzisin padrejtësitë në Sanremo. Më lënduan shumë. Unë nuk fola dhe nuk dola nga shtëpia për dy ditë, qëndrova me pizhama”, u shpreh ai.The post “Qava dy ditë rresht dhe nuk dola nga dhoma”, Ermal Meta rrëfen dhimbjen pas padrejtësive që iu bën në festival appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: I gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot, kjo ishte përgjigja më e mirë

Këngëtari grek Notis Sfakianakis ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në koncetin që u mbajt në pallatin e kongreseve në Tiranë.Përmes një postimi në facbook Notis shprehet se koncerti i mbrëmshëm ishte përgjigja më e mirë për këdo që ishte kundra ardhjes së tij në Tiranë.“Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…Faleminderit shumë!Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Notis në facebook. (TemA)

Lexone

VIDEO/ “Thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve”, reagon këngëtari grek: Unë ju dua shumë, ja e vërteta e deklaratave diskriminuese

Këngëtari grek Notis Sfakianakis, ka reaguar lidhur me deklaratat për bojkot nga një grup aktivistësh të cilët i kanë konsideruar tepër fyese qëndrimet e artistit ndaj shqiptarëve.Sfakianakis thotë se nuk ka bërë asnjë deklaratë diskriminuese ndaj shqiptarëve, por përkundrazi ai e do shumë vendin.Ndërkohë, gjykon se mediat kanë spekuluar nga intervistat që ka dhënë.“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha.Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip.(TemA)

Lexone

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis vjen në Shqipëri, por plas debati: Ai është anti-shqiptar i tërbuar, më keq se Zerva

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis, do të vijë në Shqipëri për të mbajtur një koncert në “Pallatin e Kongresit”.Por vizita e tij në Shqipëri ka shkaktuar debate të shumta.Kjo, për shkak se ai konsiderohet si antishqiptar.Ndaj, nëpër mediat sociale kanë nisur thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në Tiranë.Thirrje që i është bashkuar edhe këngëtari Elton Deda.“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit.Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur.Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda.(TemA)Bojkotoni Notis Sfakanakis, këtë antishqiptar që do performojë në Pallatin e Kongreseve!

Lexone

Djali propozon vajzën gjatë mbrëmjes së maturës, ajo çfarë ka ndodhur më vonë i lumturoi të gjithë/ Video

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një mbrëmje mature në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një djalë ka propozuar për martesë të dashurën e tij në sy të të gjithëve.Kjo festë mature është organizuar për nxënësit e vitit të fundit të një shkolle profesionale në Vushtrri, ku i ftuar në festë ka qenë edhe këngëtari Alban Mehmeti, i cili ka kënduar disa këngë.Videon e propozimit e ka hedhur në Youtube pikërisht këngëtari, ku në të shihet djali që fton vajzën në skenë dhe e propozon për fejesë.Vajza mbetet e befasuar për disa sekonda dhe më pas zgjat dorën drejt djalit që t’i vendosi unazën në gisht. Mes përqafimesh, të gjithë të pranishmit fillojnë të brohorasin dhe të urojnë për fejesën çiftin simpatik.The post Djali propozon vajzën gjatë mbrëmjes së maturës, ajo çfarë ka ndodhur më vonë i lumturoi të gjithë/ Video appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

REZULTATET: Izraeli fiton Eurovizionin, ja pikët për Shqipërinë, Italinë dhe Qipron

Izraeli ka marrë pikët maksimale të festivalit të Eurovizionit në Lisbonë.Ndërkohë këngëtari që përfaqëson Shqipërinë Eugent Bushpepa fitoi 184 pikë.Këngëtarja me origjinë shqiptare që përfaqëson Qipron Eleni Fueriera u vlerësua si e dyta nga votat e publikut.Sakaq, Ermal Meta me duetin e tij mundi të sigurojë 308 pikë.Të tre këngëtarët e “dogjën” skenën e “Altice Arena” duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.I pari nga shqiptarët që u ngjit në skenë ishte Eugent Bushpepa i cili ngriti në peshë skenën në Festivalin Europian e Këngës. Me vokalin e tij të magjishëm, Bushpepa përfaqësoi denjësisht Shqipërinë duke u renditur i njëmbëdhjeti në listë.Gjithashtu, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me të Italisë, lanë gjurmë të shkëlqyera në festival. (TemA)

Lexone

Rati s’ka të ndalur/ Pasi publikoi dy këngë brenda javës, këngëtari premton më shumë

“Vritem me dashni” është një baladë që mbart dhimbje, por edhe shpresë. Shpërfaq ndjeshmërinë e një artisti që përgjithësisht e shohim të hareshëm, por që padyshim ka edhe trishtimin si pjesë të karakterit.Por edhe “Gabim” nuk shkon shumë larg këngës së parë si tematikë. Zhgënjimet e dashurisë i kanë përshpejtuar ritmin dhe melodinë por në thelb pakënaqësia për dashurinë e pakëmbyer mbetet.Fansat i kanë pritur shumë mirë të dy këngët e larpërmenduara pasi Rati nuk e ka kursyer profesionalizmin dhe talentin në to. Po aq sa nuk ka kursyer edhe dëshirën për të sjellë diçka ndryshe e kjo u ka bërë përshtypje publikut.Dy këngë brenda javës, por Rati nuk do e lërë me kaq punën për këtë sezon të ngjeshur me angazhime për të. “Arkiva News” mëson se ai tashmë i është futur punës për një produksion të tretë, i cili premton sukses. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Amarda Arkaxhiun. Stilet e tyre janë sa të përafërt aq edhe ndryshe, ndaj kombinimi do jetë mjaft interesant.The post Rati s..

Lexone

Kjo është nuse…! Shikoni çfarë i bën Andrra bashkëshortit të saj, Sinanit

Çifti i dashur i publikut shqiptar shijon prej disa ditësh pushime përrallore Andrra dhe Sinan Hoxha janë në Australi dhe kanë ndarë momente mjaft të ëmbla me fansat. Në një prej postimeve të fundit Andrra ka treguar se është një bashkëshorte shumë e dedikuar.‘Kjo është nuse’ ka shkruar këngëtari në videon e postuar ku duket Andrra të ndihmojë Sinanin të lajë duart me ujin e një çezme të veçantë. Ata u nisën jashtë vendit për pushime menjëherë pasi bukuroshja e këngëtarit festoi ditëlindjen.

Lexone

Kjo nuk pritej/ Alban Ramosaj habit të gjithë, së shpejti do bëhet baba?

Alban Ramosaj është një këngëtar mjaft i famshëm, ku vetëm ditët e fundit ka publikuar këngën e tij më të re “Ike”.Megjithatë, edhe pse është në kulmin e karrierës së tij, duket se Albani ka një surprizë për të gjithë. Ai ka hedhur në Instastory një foto, ku shfaqet me një test shtatzanie në dorë.“Më uroni fat. Djalë apo vajzë?”, ka shkruar këngëtari. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër, por ndoshta kjo mund të jetë edhe një shaka e tij.The post Kjo nuk pritej/ Alban Ramosaj habit të gjithë, së shpejti do bëhet baba? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone