Home / Tag Archives: kengetaret

Tag Archives: kengetaret

Rita Ora e pushton Instagramin

Llogaria e saj e “Instagramit” është mbushur ditët e fundit me foto nga pushimet e saj në Maltë dhe Rita Ora nuk ka ndërmend të pushojë së publikuari.Këngëtarja ka postuar së fundmi disa foto ku shfaqet tejet seksi me bikini të bardha e mbi një mjet lundrues.Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera për momentin, por është edhe një nga femrat më seksi që nuk resht së postuari foto në profilin e saj ku ndiqet nga më shumë se 13 milionë persona.

Lexone

Rovena Dilo vjen me një surprizë për fansat

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit “Diva” më 16 maj në Pallatit të Kongreseve, ku katër këngëtaret shqiptare Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima ndanë skenën me qindra spektatorë e mijëra shikues, këngëtarja Rovena Dilo vjen me një tjetër projekt po aq interesant.Këngëtarja e famshme duke se nuk do që të heq dorë nga kërcimi, pasi ajo në datën 28 dhe 29 maj do të na prezantoj projektin “Be Different” të fondacionit ARKU, ku koreograf dhe ideator do të jetë Eltion Merja, ndërsa këngëtarja do të jetë ne rolin e producentes.Ky projekt koreografik do të ketë trupën e balerinëve më në zë të momentit, ndërsa mësohet se mbështet nga Bashkia e Tiranës dhe banka Credins. Këngëtarja ka paralajmëruar që ky projekt do të jetë plotë surpriza duke na kuriozuar më tepër se çfarë po përgatit Rovena këtë herë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë suksese, surprizat na presin.

Lexone

FOTOT: Pak “magji” nga dasma përrallore e princit Harry

Në Kështjellën Windsor, ka nisur grumbullimi i të gjithë të ftuarve për dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle.Aty pritet të zhvillohet ceremonia martesore ku të ftuarit janë menduar që të jenë rreth 600 në kishën St George, ndërsa 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës.Ndërkohë spikasin George Clooney dhe bashkëshortja Amal, çifti David dhe Victoria Beckham, prezantuesja e njohur amerikane Oprah Winfrey, këngëtarët e njohur Elton John dhe James Blunt, si dhe mjaft personazhe të njohra. (TemA)

Lexone

FOTOT: Ai sot martohet, por njihuni me 13 ish-të dashurat e Princit Harry

Princi Harry është cilësuar shpesh si ‘playboy’ i Pallatit Mbretëror, pasi ka pasur shumë historira.Zyrtarisht, numërohen të paktën 13 të dashura që ai ka pasur ndër vite.Të dashurat e Harryt kanë qenë modele, aktore, këngëtare, madje edhe vajza që kanë dalë nga ‘reality-show’ të ndryshëm.Sot ai martohet, por ne po rikujtojmë 13 të dashurat e tij, që nga modelja e njohur Cara Delevigne, deri tek këngëtaret Natalie Imbruglia e Ellie Goulding. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Eugent Bushpepa shkëlqen në finalen e Eurovizion me këngën “Mall”, rrëmben duartrokitjet e publikut

Eugent Bushpepa është ngjitur edhe sot në skenën e Eurovizion me këngën “Mall”, ku sërish ka rrëmbyer duartrokitje të shumta nga publiku.Bushpepa ashtu si në gjysmë finale, ka bërë një performancë të shkëlqyer.Shqiptari në bazë të shortit të hedhur më herët ka kënduar i 12 në natën finale, ku tashmë mbeten për tu parë dhe dy performancat e dy shqiptarëve të tjerë, por që përfaqësojnë Qipron dhe Italinë.Ermal Meta dhe Eleni Foureria janë dy këngëtarët që do të këndojnë në fund, pasi në listë ata janë numrat 25 dhe 26.

Lexone

Meda nga skena hyn në publik, ja si e dhezi atmosferën (Video)

Meda nuk njeh sezonë. Ai është i kërkuar çdo herë nga publiku dhe këtyre kërkesave Meda iu përgjigjet me shumë dëshirë. Ai merr shuma marramendëse nga këto mbrëmje ku fansa të shumtë të tij shkojnë në performancat e tij, përcjell ORAinfo. Këngëtari shpesh edhe i ndan momentet kulminante me ndjekësit …

Lexone