Home / Tag Archives: kategorine

Tag Archives: kategorine

FOTO: Humor shkodran me “groposjen” e Vllaznisë, del lajmërimi i “vdekjes”

Renia e Vllaznise ne Kategorine e Pare ka bere qe ne qytetin e Shkodres te jete nje dite zie.Sportdashesit shkodran nuk e kane perjetuar mire kete moment te erret te klubit te tyre, te cilet perveç merzitjes kane bere dhe pak humor.Ne qender te qytetit ne vendin ku vendosen lajmerimet e vdekjeve ata kane njoftuar vdekjen e klubit te Vllaznise.“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime).Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes te vendosur nga tifozat e Vllaznise. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi “mban” premtimin: Vllazninë e çojmë në Kategorinë e Parë

Voltana Ademi, kryetëarja e Bashkisë Shkodër, duket se e ka “mbajtur” premtimin e bërë në fushatën elektorale, kur kandidonte për këtë post.Ajo bëri një lapsus, duke thënë se klubin e futbollit Vllaznia, do e çonte Akoma më tej, në Kategorinë e Parë, per rezultoi nje lapsus me se i vertete duke u bere realitet.Mesa duket, Voltana Ademi ia arriti premtimit, dhe tashmë Vllaznia nga sezoni tjetër do të luajë një kategori më poshtë, pikërisht në Kategorinë e Parë.

Lexone

Nuk mjafton fitorja 5-1 në Korçë, Vllaznia bie për herë të parë nga Kategoria

Vllaznia fitoi 5-1 në Korçë ndaj Skënderbeut kampion, por kjo fitore e thellë nuk mjaftoi dhe tashmë shkodranët do të luajnë në Kategorinë e parë.Kamza arriti të merrte 3 pikët e mbijetesës në kryeqytet ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Rezi.Ndërkohë, në Korçë, Vllaznia arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytët, të cilët ishin të mjaftueshëm për mbijetesën nëse Kamza do të barazonte me Partizanin, por kjo gjë nuk ndodhi në “Selman Stërmasi”.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Grigja i shpjegon “Mzatit” të Kamzës ngatërresën me Vllazninë

Një sherr i madh ka plasur mes ‘Mzatit’ të Kamzës dhe Lulit pas zbulimit se ky i fundit ka filluar lobimin që Vllaznia të ngelet në kategorinë superiore dhe Kamza të kalojë në kategorinë e parë.Konflikti është ashpërsuar dhe ‘Mzati’ i Kamzës rrezikon të mos çojë njerëz në protestë më 26 Maj, nëse Luli nuk tërhiqet nga lobimi kundër tij.Dhe Grigja ka bërë sot një sqarim që shpjegon ngatërresën e Lulit.“Të dashur demokratë të Kamzës dhe Bathores.E gjitha ajo që ka ndodhur është një keqkuptim që jam gati t’ua sqaroj. E rëndësishme është që ju të jeni më 26 Maj në Bulevard se gjithë të tjerat do rregullohen.Unë jam dëshmitare si ndodhi ajo skenë.Luli ishte duke pirë kafe në zyrë kur Voltana i shpjegoi hallin se si mund të shpëtonte Vllaznia.I tha ka dy shanse, ne që jemi në kategorinë superiore ose siç quhet me të vjetrën kategoria e parë të kalojmë në kategori të dytë. Dmth do kalojmë ose ne, ose Kamza. Mirë është të kalojë Kamza,- i tha Voltana, pasi demokratët e Shkodrës n..

Lexone

Grigja I shpjegon Mzatit Kamzës ngaterresën me Vllazninë

Një sherr I madh ka plasur mes Mzatit Kamzës dhe Lulit pas zbulimit se ky I fundit ka filluar lobimin që Vllaznia të ngelet në kategorinë superiore dhe Kamza të kalojë në kategorinë e parë.Konfliktii është ashpërsuar dhe Mzati I Kamzës rrezikon të mos çoj njerëz në protestë më 26 Maj, nëse Luli nuk tërhiqet nga lobimi kundër tij.Dhe Grigja ka bërë sot një sqarim që shpejgon ngatërresën e Lulit.“Të dashur demokratë të Kamzës dhe Bathores.E gjitha ajo që ka ndodhur është një keqkuptim që jam gati tua sqaroj. E rëndësishme është që ju të jeni më 26 Maj në Bulevard se gjithë të tjerat do rregullohen.Unë jam dëshmitare si ndodhi ajo skenë.Luli ishte duke pirë kafe në zyrë kur Voltana I shpjegoi hallin se si mund të shpëtonte Vllaznia .I tha ka dy shanse, ne që jemi në kategorinë superiore ose siç quhet me të vjstrën kategoria e parë të kalojmë në kategori të dytë. Dmth do kalojmë ose ne, ose Kamza. Mirë është të kaloj Kamza,- I tha Voltana, pasi demokratët e Shkodrës nuk prano..

Lexone

Tabela e klasifkimit e Kategorisë Superiore pas javës së 35-të, rihapet lufta e mbijetesës

Ka mbetur edhe 1 javë nga fundi i Kategorisë Superiore, nuk është vendosur skuadra që do të shoqëroje Lushnjën në Kategorinë e Parë, si dhe skuadra që do të pozicionohet në fundin e renditjes.Me humbjen sot të Kamzës, ndaj Laçit, shpresat për mbijetesë janë rritur ndjeshëm.Shkodranët do të ndeshen në fund me Skënderbeu, i cili është shpallur kampion, ndërsa Kamza do të ketë përballë Partizanin .Me poshte tavela e klasifikimit.

Lexone

Vllaznia pranë rënies, tifozët shkodranë protestojnë kundër Voltana Ademit

Tifozët e Vllaznisë janë mbledhur këtë të premte përpara Bashkisë së Shkodrës për të protestuar për gjëndjen e rëndë që ndodhet skuadra e tyre.Qindra tifoza shkodranë janë mbledhur para bashkisë duke ofenduar kryebashkiaken, Voltana Ademi, e cila është dhe presidente e klubit kuqeblu.Ata përveç thirrjeve kundër Voltana Ademit kanë hedhur vezë dhe letër higjenike drejt mureve të bashkisë.Tifozët shkodranë, paralajmëruan se do të bllokojnë stadiumin ditën e nesërme, në duelin kundër Kukësit.Kjo është gjendja më e rëndë për klubin e Vllaznisë që është shumë pranë rënies për herë të parë në Kategorinë e Parë.Vllaznia klasifikohet në vendin e nëntë në renditje dhe shanset për të mbijetuar janë shumë të pakta, dhe përgjegjsja kryesore është kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka keq menxhuar këtë klub. (TemA)

Lexone

Tirana mposht 2-0 Kastriotin, kampione e Kategorisë së Parë

Tirana ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e saj të parë në Kategorinë e Parë, teksa pasi siguroi ngjitjen disa javë para fundit, tashmë u shpall edhe kampione e këtij niveli.Bardheblutë mposhtën në finalen e ‘Elbasan Arenës’ 2-0 Kastriotin, duke ngritur trofeun dhe duke gëzuar dyfish në përfundim të këtij sezoni.Takimi u vendos nga një dopietë e sulmuesit kryesor të bardhebluve, Bedri Grecës, që shënoi në minutat e 64’ dhe 73’ të pjesës së dytë.Me këtë titull kampion, Tirana i jep fund makthit një vjeçar të pjesëmarrjes në Kategorinë e Parë, pasi që nga Gushti i këtij viti do të rikthehet në Kategorinë Superiore.16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Partizani fundos Vllazninë, fitojnë Teuta dhe Kamza

Vllaznia zhgënjeu sërish në transfertën e sotme ndaj Partizanit, ku u mposht me rezultatin 2-0 dhe me shumë gjasa do të jetë skuadra që do të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë.Shkodranët u shfaqën sërish të dorëzuar dhe pa aspak grintë e ide, duke mos arritur të rrezikojnë portën e Alban Hoxhës, ndërsa pësuan edhe dy gola naivë për një mbrojtje me eksperiencë në Superiore.Nga ana tjetër llogaritë e shkodranëve u komplikuan edhe më tej, pasi Teuta fitoi në Korçë me rezultatin 1-3, përballë një Skënderbeu që e ka mbyllur sezonin, ndërsa Kamza triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Flamurtarit.Nuk pati fitues në sfidën për vendin e dytë, mes Kukësit dhe Luftëtarit, pasi dy skuadrat u ndanë në barazimin 2-0. Irakli Dzaria shënoi dy herë për vendasit në pjesën e parë, por gjirokastritët reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar me golat e Lamçes dhe Ferreirës.Laçi nuk diskutoi 3 pikët në sfidën ndaj Lushnjës, të cilën e fitoi 3-1 falë golit të Shtubinës dhe dopietës së Reginald..

Lexone

Shkëlqim Muça: Skënderbeu nuk do marrë pjesë në Champions

-Skënderbeu nuk do marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Ka marrë një dënim nga UEFA dhe çështja në KAS zgjat shumë.-Teuta nuk bie nga kategoria. Nga të trija ekipet që janë në garë për mbijetesë, ajo është më e sigurta. Me gati 100% garanci, do qëndrojë në Superiore.-Kamza ka kalendar të mirë. Ka 70-80% mundësi për mbijetesë. Kamza rrezikon vetëm nëse do çedojë në shtëpi.-Vllaznia, ka shanse 20-30% që të qëndrojë në Kategorinë Superiore.-Për finalen e Kupës së Shqipërisë, shoh Skënderbeun me një avantazh 60% ndaj 40% ndaj Laçit për ta fituar këtë trofe.-Më afër pjesëmarrjes në Europë janë Kukësi, Luftëtari dhe Partizani.-Flamurtari ka bërë një pjesë të dytë të sezonit jo të mirë. Na dha përshtypjen në fillim, që do të ishte të paktën në Europë. Ka bërë një gjysmë kampionati me shumë oscilacione. Ka ende mundësi, por më duket larg Europës.-Laçi është surpriza e sezonit.(PanoramaSport)

Lexone