Home / Tag Archives: kampionatin

Tag Archives: kampionatin

Lionel Messi: Real ishte me fat, e pamë çfarë ndodhi në kampionat

Leo Messi, ylli i Barcelona-s dhe Argjentinës, ka folur për “Mundo Deportivo”:“Champions? Është një iluzion, për të gjithë. Kur fillon sezoni duam ta fitojmë të gjithë dhe kjo është ajo që e bën këtë klub fantastik”, ka thënë Leo.“Real ka luajtur për Champions-in këtë vit, në kampionat ishte shumë larg…Nëse do ta kishte humbur finalen nuk do t’i kishte mbetur asgjë.Ka qenë me fat që ka fituar Champions-in dhe kjo e ka bërë sezonin e tyre të veçantë.Por nuk mund të mendosh të luash vetëm për një kompeticion.Ne duam edhe kampionatin me kupën, që janë të rëndësishme për ne”, vijoi ai.

Lexone

Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Cittadella ka marrë një barazim 2-2 kundër Barit, në ndeshjen e parë Play Off të Serisë B, dhe tashmë do të përballet në gjysmëfinale me Frosinonen, në rrugën për t’u rikthyer në Serinë A.Në një sfidë shumë të luftuar, barazimi favorizonte vendasit, pasi e kishin mbyllur kampionatin me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të mos i drejtohej 11-metërshave.Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, ku Bari kaloi i pari në avantazh me anë të Calaio. Cittadella reagoi dhe arriti të përmbysë avantazhin e barezëve, por këta të fundit rikthyen edhe njëherë baraspeshën, pas një aksioni të nisur nga kapiteni Migjen Basha.30 minutat shtesë nuk sollën asnjë të re, ndërsa Bari kërkoi dëshpërimisht golin, por pa arritur ta gjejë. Vlen të përmendet se skuadra e Fabio Grossos e mbylli takimin me 9 futbollistë.Aktualisht po luhet sfida mes Venezias dhe Perugias, ku fituesi do të përballet me Palermon në gjysmëfinale. Në këtë sfidë e favorizuar është Venezia, që është renditur më lart se Perugia ..

Lexone

Galatasaray kampion i Turqisë, titulli i 7 për Fatih Terim

Fatih Terim njihet me epitetin Perandori, prej pasionit të jashtëzakonshëm për Napoleonin. Pavarësisht rënies së zakonshme në karrierën si trajner, edhe një herë turkut 64-vjeçar ishte e shpejt.I larguar nga federata turke nga posti i trajnerit të përfaqësueses pas zënkës në një lokal, Terim u kthye si triumfues, duke fituar për herë të shtatë në karrierë kampionatin turk me Galatasaray-n.Superliga e këtij sezoni ishte vërtetë e bukur, me luftën e vazhdueshme ndërmjet katër protagonisteve të mëdha: Galatasaray, Fenerbahçe, Besiktas dhe Istanbul Basaksehir. Të gjitha këto skuadra kishin shanse dhe ishin në garë për titullin deri në javën e fundit.Pasi mori kreun në fazën finale të sezonit dhe fitores 1-0 ndaj Goztepes me golin e francezit Bafatembi Gomis, Galatasaray u shpall kampion. Titulli numër 21 në histori për klubin nga Stambolli, i krijuar nga djali i Sami Frashërit, Ali Samiu në vitin 1905.Parandori Fatih Terim e udhëhoqi skuadrën drejt suksesit, pasi gjatë dhjetorit të..

Lexone

Shkëndija kampione e mbyll me fitore, shkatërroi 4-0 Pelisterin

Shkëndija e Tetovës e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke fituar thellë 4-0 me Pelisterin në stadiumin e Tetovës.Të shpallur matematikisht kampionë të Maqedenisë shumë java para fundit, kuqezinjtë tetovarë për kënaqësinë e tifozë të shumë të pranishëm në stadium dominuan edhe ndaj Pelisterit.Në fund të pjesës së parë takimi u zhblokua nga Alimi, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë dyfishoi Junior.Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Ferhan Hasani, që shënua dy herë radhazi në minutat 78 dhe 83 për rezultatin përfundimtar 4-0.

Lexone

Tashmë është zyrtare, Guri firmos dhe prezantohet te Ostende

Gjatë ditës së djeshme, Sindrit Guri ka kryer testet mjekësore në Belgjikë me skuadrën e Ostendes dhe pas përfundimit të tyre me sukses, pritej vetëm hedhja e firmës në letër dhe prezantimi.Prezantimi ishte planifikuar për ditën e sotme, ku Guri ka firmosur kontratën dhe është prezantuar me fanellën e klubit të ri, nën shoqërinë e menaxherit të njohur Shkumbin Qormehmeti, i cili ka bërë të mundur edhe transferimin e tij në kampionatin belg.Guri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Belgjikë dhe kalimi i tij në kampionatin belg do të bëhet pasi të përfundojë sezoni në Shqipëri.

Lexone

Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin (Foto)

Prania në bokse e bukurosheve të ashtuquajtura “ombrelline” i jep një tjetër dimension dhe i bën me tërheqëse garat e shpejtësisë. Po rasti që po ju paraqesin tregon sesi ka mundur një modele italiane të rrëmbeje zemrën e një piloti, që me sa duket, nuk ka menduar vetëm ta përfundojë garën i pari.Nicolo Capena është piloti i parë italian që ka fituar kampionatin Mondo Endurance, por trofeu më i rëndësishëm për të është Barbara Fumagalli, “ombrellina” që për nga fiziku konkurron denjësisht me modelet me të famshme. Nicolo nuk është menduar gjatë, por i ka propozuar për martesë bukuroshes italiane, përgjigjja e së cilës s’mund të ishte veçse “po”.1 of 817 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lajm i keq për Kombëtaren braziliane; Dani Alves humbet Botërorin

Në prag të grumbullimit për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, ka ardhur një lajm aspak i mirë për kombëtaren braziliane të futbollit.Kështu mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain, Dani Alves nuk do të jetë pjesë e Seleçaos, për shkak të një dëmtimi.35-vjeçari u dëmtua në finalen e Kupës së Francës mes PSG-së dhe Les Herbiers, ndërsa gjatë ditës së sotme iu nënshtrua analizave në prani të mjekëve të kombëtares braziliane.Konstatimi i tyre ishte vërtetë i dhimbshëm, pasi Dani Alves ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, çka e bën të pamundur rikuperimin e tij për ndeshjet e Kupës së Botës.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Iuliano njeri m…”, tifozët e Interit nuk harrojnë “Ronaldo 1998″…

Tifozët e Interit nuk harrojnë! Për Mark Iulianon (ish-trajneri i Partizanit), mesdita e sotme në Udineze-Inter 0-4 ishte për t’u harruar në çdo sens… Fitorja e Interit (skuadra për të cilën ka hedhur baltë sistematikisht ish-futbollisti i Juventusit, teksa në Shqipëri gjithmonë ka “dribluar” pyetjet e famshme për atë episod ndaj Ronaldos, në kampionatin e vitit 1998) nuk ishte hidhërimi i vetëm, por edhe koret e tifozëve zikaltër…Ndihmësi i Igor Tudorit në stolin e Udinezes, që rrezikon rënien nga kategoria, ka dëgjuar koret “Iuliano njeri m…” nga “Curva Nord” zikaltër…Madje, legjenda urbane thonë që edhe koret e tifozëve të Partizanit përpara tv janë dëgjuar në “Dacia Arena”…

Lexone

Torino ndal Napolin, Juve një pikë larg titullit

Napoli ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj në javën e 36-të të Serisë A duke mos shkuar më shumë se barazimi 2-2 në sfidën kundër Torinos.Një barazim që i jep mundësinë e artë Juventusit që të mbyllë matematikisht kampionatin për ndeshjen e ardhshme ku bardhzinjve do ti mjaftoj vetëm një pikë që të shpallej sërish kampion i Serisë A.Ekipi i Sarrit kaloi dy herë në avantazh me anë të Mertens dhe Hamshik, por nuk arritën dot të ruanin epërsinë pasi Torino u kundërpërgjigj me golat e e Baselli dhe De Silvestrit.Me këtë pikë Napoli renditet në vend të dytë me 85 pikë, ndërsa Torino klasifikohet në vendin e 10-të me 48-pikë.

Lexone

Reali “hapi thesin” për Duodecima-n, këtë vit më pak premio

Reali i Madridit bëhet gati për finalen e Ligës së Kampioneve në fund të muajit, kundër Liverpulit, ku do të kërkojë triumfin numër 13 në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent. Spanjollja Marca zbulon edhe një detaj tjetër nga triumfi i sezonit të shkuar, kur Reali fitoi ndaj Juves në finale: lojtarët morën si premio, përveç parave pa fund, edhe nga një orë Rolex Submariner Date, me vlerë 24 mijë euro (por Reali bleu 30, ndaj pati ulje dhe çdo orë i kushtoi 14 mijë euro), zgjedhur nga Sergio Ramos, me mbishkrimin “Duodecima”.Vitin e shkuar Reali fitoi edhe kampionatin, ndaj klubi shpenzoi rreth 70 milionë euro në total për premiot që i shkuan ekipit dhe stafit.Shifra të frikshme, por që do të ulen këtë sezon, sepse çdo futbollist do të marrë 600.000 euro në rast triumfi ndaj Liverpulit. Kjo për faktin se Reali nuk triumfoi në kampionat apo Kupën e Mbretit.

Lexone