Home / Tag Archives: kampionati

Tag Archives: kampionati

Edis Maliqi, përforcimi i radhës te Kukësi

Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës.Klubi verilindore ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23 vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas.Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin.Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit te Kukesi.Maliqi eshte lojtari i trete qe ka nenshktuar per Kukesin pas Faton Malokut dhe Arlind Kalase.

Lexone

FOTOT: Bukuroshet ruse kanë menduar një surprizë për tifozët e zhgënjyer

Kampionati botëror i futbollit do edhe pak ditë që të fillojë.Rusia do të presë një fluks të madh tifozësh nga 14 qershori deri në 15 korrik.Klubi i striptizmit “Kaliningrad’s Odyssey” ka menduar që të jetë streha e tifozëve të zhgënjer.Në faqen e tyre janë publikuar edhe disa prej “ofertave” që ato kanë. Hidhini një st. (TemA)

Lexone

Estrada e Armando Dukës me emrin Superligë, mbyllet me turp

Superliga shqiptare është mbyllur me turp.Ashtu siç në fakt ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve.Skënderbeu i ka hapur portën Vllaznisë, me shpresën se do ta shpëtonte.Shkodranët kanë fituar 5-1 në Korçë, pasi shpresonin se Partizani do të fitonte me Kamzën, dhe iu duhej të përmirësonin golevarazhin.Por nga ana tjetër, edhe Partizani ka toleruar ndaj Kamzës.Këta të fundit, edhe pse marrëveshja politike Basha-Mziu ishte që Kamza të binte dhe të shpëtohej Vllaznia, kanë fituar 1-0 ndaj Partizanit, me klubin kryeqytetas që ka toleruar, duke parë dhe faktin që Laçi dhe Luftëtari fituan.Tashmë kampionati shqiptar ka prekur fundin.I vetmi që e shijon këtë, duket se është Armando Duka.Por, nuk është e largët dita që sistemi i ngritur nga ai do të bjerë dhe do t’i marrë të gjithë me vete.(TemA)

Lexone

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, përcaktohen datat e sezonit të ardhshëm

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë.Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019 të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019.Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019.Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Lexone

Barazim në Romë, por Juventusi shpallet kampion i Italisë

Juventusi shpallet kampion i Italisë për herë të 7 radhazi, ndërsa për herë të 4-t radhazi bën bis trofesh, pasi fiton edhe Kupën. Bardhezinjtë morën atë që deshën ndaj Romës, një barazim 0-0 dhe një pikë të mjaftueshme për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë, një javë para fundit të Serisë A.Në ‘Olimpico’ u luajt një sfidë mjaft e bukur dhe me raste të shumta për të dy skuadrat, ndonëse për Romën e Di Francescos kampionati ishte mbyllur, ndërsa verdhekuqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga belgu Nainggolan.Napoli fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Sampdorias në ‘Marassi’, falë golave të shënuar nga Arkadiuz Milik dhe Raul Albiol. Gjithsesi ky 3-pikësh nuk ka asnjë vlerë për skuadrën e Sarrit, që mbylli një tjetër sezon pa trofe, pavarësisht se luftoi për t’u rikthyer te titulli kampion pas shumë vitesh.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Festë bardhezi në ‘Olimpico’, Juventus shpallet kampion

Juventusi shpallet kampion i Italisë për herë të 7 radhazi, ndërsa për herë të 4-t radhazi bën bis trofesh, pasi fiton edhe Kupën.Bardhezinjtë morën atë që deshën ndaj Romës, një barazim 0-0 dhe një pikë të mjaftueshme për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë, një javë para fundit të Serisë A.Në ‘Olimpico’ u luajt një sfidë mjaft e bukur dhe me raste të shumta për të dy skuadrat, ndonëse për Romën e Di Francescos kampionati ishte mbyllur, ndërsa verdhekuqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga belgu Nainggolan.Napoli fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Sampdorias në ‘Marassi’, falë golave të shënuar nga Arkadiuz Milik dhe Raul Albiol.Gjithsesi ky 3-pikësh nuk ka asnjë vlerë për skuadrën e Sarrit, që mbylli një tjetër sezon pa trofe, pavarësisht se luftoi për t’u rikthyer te titulli kampion pas shumë vitesh.

Lexone

Shkëlqim Muça: Skënderbeu nuk do marrë pjesë në Champions

-Skënderbeu nuk do marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Ka marrë një dënim nga UEFA dhe çështja në KAS zgjat shumë.-Teuta nuk bie nga kategoria. Nga të trija ekipet që janë në garë për mbijetesë, ajo është më e sigurta. Me gati 100% garanci, do qëndrojë në Superiore.-Kamza ka kalendar të mirë. Ka 70-80% mundësi për mbijetesë. Kamza rrezikon vetëm nëse do çedojë në shtëpi.-Vllaznia, ka shanse 20-30% që të qëndrojë në Kategorinë Superiore.-Për finalen e Kupës së Shqipërisë, shoh Skënderbeun me një avantazh 60% ndaj 40% ndaj Laçit për ta fituar këtë trofe.-Më afër pjesëmarrjes në Europë janë Kukësi, Luftëtari dhe Partizani.-Flamurtari ka bërë një pjesë të dytë të sezonit jo të mirë. Na dha përshtypjen në fillim, që do të ishte të paktën në Europë. Ka bërë një gjysmë kampionati me shumë oscilacione. Ka ende mundësi, por më duket larg Europës.-Laçi është surpriza e sezonit.(PanoramaSport)

Lexone

Portieri i Sitit, rekord unik dhe certifikim nga “Guinnes” (Video)

Portieri Mançester Sitit, braziliani Ederson, ka vendosur një rekord të ri dhe ka hyrë në analet e historisë. Nuk është fjala për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol, apo për numrin e pritjeve për tij.Ederson ka regjistruar rivënien në lojë më të gjatë në botë, apo shkelmimin më të gjatë të topit nga zona e tij. Portieri ka postuar një foto me certifikatën e “Guinness” për këtë rekord botëror.Rivënia e Edersonit gjatë një seance stërvitore ishte 75.35 metra. Braziliani, pas këtij rekordi, është përqendruar te kampionati, te ndeshja me Southemptonit.11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

DIREKT/ Skënderbeu më agresiv, Laçi mbrohet mirë

Do të matin forcat dhe në finalen e Kupës, por fillimisht duhet të zhvillojnë takimin e katërt sezonale në kampionati. Laçi ka mundur ta befasojë Skënderbeun në fazën e dytë me një gol të Myrto Uzunit dhe kërkohet një tjetër sukses, për t’u rikthyer në rrugën e mbarë në kampionat pasi kanë disa ndeshje që nuk po marrin dot fitore. Skënderbeu në anën tjetër nuk mundi që ta festonte titullin në ndeshjen me Kukësin dhe nuk do që ta shtyjë dhe për shumë marrjen e titullit të 8-të në histori.Laçi – Skënderbeu Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shtubina, Lushkja, Jonuzi, Uzuni, Rexhinaldo, Kallaku, Nika. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Xhixha, Prodani, Shala, Zogaj, Bushi.Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Vila, Demte, Sahiti, Nimaga, Krasniqi, Gripshi.

Lexone

Dëshpërim në Vjenë, golat e Salihit nuk mjaftojnë më

Hamdi Salihi shënon gjithmonë, si një orë zvicerane, por ekipi i tij austriak, Viner Nojshtat, e ka humbur vrullin që kishte në pjesën e parë të sezonit.Që pas rifillimit të kampionatit, në shkurt, Nojshtat ka luajtur 10 ndeshje kampionati dhe ka fituar vetëm 3 herë.Sot Nojshtati priste Austria Lushtenaun dhe ishte një rast ideal për të avancuar në renditje, por fitorja e tretë rresht nuk erdhi.Përfundoi 2-2, me Salihin që bëri të pamundurën, shënoi dy gola në minutat 25 e 59, i dyti me penallti, por ndonëse golat e tij dy herë vlejtën barazimin, fitorja nuk erdhi.Një barazim që ngjan si humbje, sepse tashmë Nojshtati është kapur sërish nga Riedi në renditje, ndërsa vendi i dytë mbetet 4 pikë larg.Ndërkaq, Salihi shkon në kuotën e 19 golave, një më pak se shënuesi më i mirë i divizionit të dytë në Austri.

Lexone