Home / Tag Archives: juventusin

Tag Archives: juventusin

Mourinho do Douglas Costën, Manchester United përgatit 85 mln euro

Sezoni i shkëlqyer i Douglas Costës me Juventusin nuk ka mbetur pa u vëzhguar me disa prej klubeve më të mëdha europiane që janë vënë në ndjekje të brazilianit.Sipas mediave angleze për sulmuesin e krahut i cili shumë shpejtë do të jetë në pronësi të Juventusit me bardhezinjtë që do të vendosin të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Bayern Munich, interesohet Manchester United.Me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho, Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 85 milionë euro për kartonin e Douglas Costës.24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fundi i një epoke, Torino në lot për largimin e Gigi Buffon (FOTO)

Juventusi mbylli sezonin 2017-2018 dhe nisi festën e titullit të 7 radhazi të fituar në Serinë A, teksa edhe në javën e fundit, fitoi 2-1 ndaj Veronës.Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një ‘stand ovation’ spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.1 of 7Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Largimi i Buffon, befason ish-patnerja seksi

Alena Seredova duket se nuk e ka kapërcyer ende përplasjen me sportistin e njohur italian Gianluigi Buffon.Ajo ka treguar se është mjaft e lumtur për lamtumirën e portierit nga bardhezinjtë.Ish0gruaja ruan ende inatin e tradhëtisë së Xhixhos dhe ka deklaruar se pas largimit të tij, do bëjë edhe më fort tifo për Juventusin.“Largimi i tij? Tani do të bëj më shumë dhe më fort tifo për Juventusin”, tha ajo në një intervistë. (TemA)

Lexone

FOTOT: Juventusi mbyll sezonin, festë për titullin lot për Buffon

Juventusi mbylli sezonin 2017-2018 dhe nisi festën e titullit të 7 radhazi të fituar në Serinë A, teksa edhe në javën e fundit, fitoi 2-1 ndaj Veronës.Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një ‘stand ovation’ spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.

Lexone

Ironike, Juventusi kampion me një ndihmë nga rivali i qytetit

Nuk është se do bëhej nami edhe të fitonte Napoli sot, por fakti që Torino barazon 2-2 në San Paolo dhe e çon në +6 Juventusin është ironik, pasi pikërisht rivali i madh i qytetit i jep titullin “Zonjës së Vjetër”.Nëse fitonte Napoli, Juves do i duhej edhe një fitore deri në fund, por tashmë gjithçka ka marrë fund, sepse Juve ka një diferencë +16 në gola ndaj Napolit, me takimet direkte që janë në ekuilibër të plotë. ?U duk e lehtë për Napolin, kur Mertens shënoi në mesin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Bazeli barazoi në minutën e 55-të, Hamshik ktheu Napolin në avantazh në minutën e 71-të dhe De Silvestri në minutën e 83-të vulosi barazimin që thyen sërish zemrën e Napolit, por dihej që kishte marrë fund prej javës së shkuar.

Lexone

Conte trondit Chelsean

Conte trondit Chelsean

Antonio Conte po planifikon largimin nga Chelsea në fund të sezonit. Mediet angleze raportojnë se trajneri italian po bëhet gati të lë ‘Stamford Bridge’, duke përmbushur qëndrimin dy vjeçar. Dëshira e Contes është rikthimi në Itali, ku ka arritur suksese të mëdha me Juventusin, duke fituar disa tituj kampion. Conte …

Lexone