Home / Tag Archives: italiane

Tag Archives: italiane

Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetëra viktima (Foto+Video)

Një pjesë e urës në autostradën A10 në Genova u shemb ditën e sotme. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mesditën e sotme dhe shkak dyshohet se ka qenë infrastruktura e dobët e saj.Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.Ekipet e shpëtimit bënë me dije se ka viktima. Mediat italiane shkruajnë se ekipet kanë gjetur disa automjete të shkatërruara nën rrënojat me njerëz të vdekur brenda.Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.Ura është ndërtuar në vitin 1960.Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 20181 of 614 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekur

35 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur rëndë është bilanci i parë i tragjedisë në Itali. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë.Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.1 of 914 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rregullat për të mbrojtur kockat tuaja nga frakturat

Shëndeti – Ekspertët e huaj të ortopedisë dhe të traumatologjisë japin këshillat e tyre për të mbrojtur kockat tuaja. Dieta, sporti, dielli dhe vitamina D janë aleatët kundër thyerjeve prej osteoporozës dhe dobësisëUshqyerja e kockave me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike të rregullta, duke përfshirë edhe kërcimin, është një gjë shumë e rëndësishme për jetën tuaj të ardhshme, në kohën kur nuk do të jeni edhe aq të fuqishëm si dikur. Ju duhet të kontrolloni nivelin e vitaminës D dhe ta merrni atë duke qëndruar në diell; mos pini cigare, reduktoni alkoolin dhe bëni analizat e duhura për shëndetin tuaj; shmangni rëniet në tokë dhe mos vishni këpucë me taka. Ekspertët e Siot, të shoqërisë italiane të ortopedisë dhe traumatologjisë të mbledhur në një kongres në Romë, kanë rekomanduar disa këshilla kundër frakturave dhe dobësisë së kockave. Kjo është një lloj epidemie në rritje, e cila godet si meshkujt ashtu edhe femrat, kryesisht të moshës mesatare dhe asaj të tretë.1) Dieta ..

Lexone

Justin Kluivert, te Roma për 20 milionë euro

Mediat italiane bëjnë me dije se Roma është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me talentin e Ajax, Justin Kluivert. Për holandezët do të shkonin 20 milionë euro plus një përqindje të caktuar në rast të një shitjeje të futbollistit në një tjetër klub në të ardhmen.Futbollisti ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 1.4 milionë euro ne sezon. 19-vjeçari ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ndërsa konsiderohet një futbollistë me perspektivë. Babai i Justin, Patrik Kuivert, në fakt ka deklaruar se edhe një sezon të “harkëtarët” do t’i bënte mirë djalit të tij, por Roma ka këmbëngulur par ta veshur me fanellën verdhekuqe që këtë verë.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.Pasditen e kësaj të enjteje, u bë arrestimi i 40-vjeçarit Aleksandër Ramazani, banues në Peqin. Ndalimi i tij u bë në Peqin, ku dhe fshihej prej kohësh, për ti shpëtuar vuajtjes së dënimit. Gjykata e Perdonone në Itali, e ka dënuar me 4 vjet e një muaj burg për veprën penale.Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhja”, në bazë të Kodit Penal italian. Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com..

Lexone

Del ekspertiza, Davide Astori nuk vdiq në gjumë. Mund të ishte shpëtuar, nëse nuk do ishte vetëm në dhomë

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa gjendej në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!Siç lexohet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë..

Lexone

Ish-e dashura e Balotelit magjeps Majemin (Foto)

Melissa Castagnoli është një emër ndoshta jo shumë i njohur, por të të vëmendshmit e kanë të qartë që bëhet fjalë për ish-të dashurën e Mario Balotellit. Modelja dhe vajza italiane e ekranit po kalon një periudhë pushimesh në Florida, ku po shijon rrezet e diellit në plazhet e Miamit. Melissa shpalos të gjithë potencialin e saj fizik, duke na treguar se Balotelli vërtet ka ditur të godiste në shenjë.1 of 97 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Udhëtoni të premten drejt Italisë? AAC: Tregohuni të vëmendshëm

Disa sindikata dhe ekuipazhe të kompanive ajrore italiane kanë planifikuar të bëjnë grevë ditë e premte. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar nëpërmjet një statusi në facebook i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që do udhëtojnë më datën 8 qershor drejt Italisë të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore më të cilat do të fluturojnë.“Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anulime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjencinë ku keni rezervuar bi..

Lexone

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash (Foto)

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.1 of 5Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone