Home / Tag Archives: institucioneve

Tag Archives: institucioneve

Barnat, Manastirliu takim me përfaqësuesit farmaceutikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thirri në takimin e parë konsultativ përfaqësuesit e subjekteve farmaceutike në vend.“Në kuadër të transparencës, të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Siguria dhe cilësia e barnave nuk janë çështje gojëdhënash por çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku.Ndaj ne po rishikojmë të gjithë kuadrin ligjor, për ta përmirësuar akoma më shumë dhe për të rishikuar të gjithë strukturën e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë”, tha Manastirliu.Manastirliu siguroi përfaqësuesit farmaceutikë në këtë takim të parë konsultativ se po punohet edhe për procesin e derregulimit.“Po rishikojmë procedurat në sektorin farmaceutik me synim thjeshtimin e tyre, aplikimin online, në mënyrë që të ketë sa më pak burokraci dhe të eleminojme çdo praktikë abuzive”, tha Manastirliu.Gjatë takimit ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që pu..

Lexone

“Skllavëri moderne, në zemër të Europës”

Nuk duhet t’iu largohesh shumë institucioneve europiane për të zbuluar se në çfarë kushtesh punojnë realisht emigrantët.Në stacionin “Arts-Loi Metro” të Brukselit, Mohammed, një emigrant maroken pa dokumente të rregullta qëndrimi, ka punuar me muaj të tërë për rinovimin e tij dhe nuk ishte aspak e lehtë.“Na thërrisnin neve kur puna bëhej e papërballueshme për të tjerët”, tregon ai për “Euronews”.“Një herë punova 3 turne 8-orëshe rresht, që do të thotë 24 orë pa pushim. Ekziston gjithmonë rreziku që të pushohesh, e kjo do të thotë se duhet të vazhdosh e të punosh pa bërë zë.Ne jetojmë në frikë. Frika është pjesë e jetës sonë të përditshme”, rrëfen ai.Raporti i fundit i Këshillit të Europës tregon se trafikimi i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e krahut të punës është në rritje dhe viktimat janë shpeshherë emigrantë pa dokumente, apo grupe të cënueshme që jetojnë në pasiguri ekonomike.Ajo që duket si mundësi e mirë punësimi mund të kthehet në një ferr të vërtetë, sipa..

Lexone

Xhaçka nis vizitën zyrtare në Izrael

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhacka nis viziten zyrtare ne Izrael.Xhaçka, rezulton si ministrja e pare e Mbrojtjes qe viziton Izraelin.Ajo do te pritet ne nje takim zyrtare nga homologu i saj izraelit, Avigdor Liberman.Gjate qendrimit dy ditor Xhacka do te takoje edhe drejtues te institucioneve te sigurise, mbrojtjes si dhe te industrise ushtarake ne Tel Aviv e Jeruzalem.

Lexone

Marku në Paris, takohet me Prokurorin e Gjykatës së Kasacionit të Francës

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në Paris, ku merr pjesë në takimin për 10-vjetorin e shoqatës së kryeprokuroreve dhe kryegjyqtarëve të Bashkimit Evropian.Ajo është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit të Francës, Jean – Claude Marin.Ftesa për Marku u dërgua nga Jean-Claude Marin, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit të Francës dhe kryetar i Rrjetit të Prokurorëve ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian i quajtur ndryshe “Rrjeti Nadal”.Pavarësisht se nuk dihet konkretisht rreth asaj që është biseduar, mësohet se kryeprokurorja i ka dhuruar Marin librin “Albania from the Air”.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Hahn paralajmëron: Nuk ka bileta falas për në BE

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces.“Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet”, tha Hahn në konferencën për zgjerim, të organizuar nga Komitetit për Bashkëpunim Rajonal.Ai theksoi se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është edhe në interes të institucioneve evropiane, sepse bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.“Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se do të vijë deri te zgjerimi vetëm nëse të dyja palët përfitojnë”, tha Hahn, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.“Të gjitha çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë të detyrueshme para pranimit”, theksoi Hahn.Sipas tij, Strategjia për Ballkanin Perëndimor e bën të qartë se rajoni duhet të bëjë reforma dhe ndryshime thelbësore.4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Buzëqeshje tek opozita, ja ç’ndodhi në Kuvend pas dorëheqjes së Tahirit

Dita e sotme është shoqëruar me zhvillime dinamike sa i përket jetës politike në vend.Gjatë paradites, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha dorëheqjen duke shkuar para institucioneve të drejtësisë si njeri i lirë.Ndërkohë duket se ky vendim ka kthyer buzëqeshjen tek opozita të cilët janë parë të argëtohen me njëri-tjetrin.Më poshtë po përcjellim disa prej momenteve nga prapaskenat në Parlament. (TemA)

Lexone

Qyteti Studenti, më shumë pika kumari se auditorë

Rezidenca Studentore Universitare, apo e njohur ndryshe “Qyteti Studenti” duhej të ofronte një ambient të qetë dhe mjedis favorizues për të rinjtë ku të mbizotëronte dija.Por më shumë se librari, apo ambiente studimi, aty fatkeqësisht mbizotërojnë pikat e basteve dhe të kumarit.Vetëm pak metra larg dhomave të konvikteve, apo auditorëve mund të gjesh sallone bastesh sportive dhe lojërave të fatit.Këto pika janë edhe vetëm pak metra larg stacionit policor dhe Drejtorisë së Rezidencës Studentore. Nga një vëzhgim sipërfaqësor rezulton se brenda territorit të “Qytetit Studenti” ushtrojnë aktivitetin të paktën 7 pika lotoje sportive, ose lojëra të tjera fati.31 dhjetori i këtij viti është afati i fundit që parashikon ligji për zhvendosjen e pikave të kumarit larg institucioneve arsimore dhe fetare në një distancë 100 metra.Por kur jemi 8 muaj nga skadimi afatit në të gjithë vendin vihet re një numër pa kriter i pikave të basteve, jo vetëm në çdo zonë, por edhe pranë shkollave, xham..

Lexone

Qyteti i bastexhinjve! Më shumë pika kumari se auditorë për studentët në “Qytetin Studenti”

Rezidenca Studentore Universitare, apo e njohur ndryshe “Qyteti Studenti” duhej të ofronte një ambient të qetë dhe mjedis favorizues për të rinjtë ku të mbizotëronte dija.Por më shumë se librari, apo ambiente studimi, aty fatkeqësisht mbizotërojnë pikat e basteve dhe të kumarit.Vetëm pak metra larg dhomave të konvikteve, apo auditorëve mund të gjesh sallone bastesh sportive dhe lojërave të fatit.Këto pika janë edhe vetëm pak metra larg stacionit policor dhe Drejtorisë së Rezidencës Studentore.Nga një vëzhgim sipërfaqësor rezulton se brenda territorit të “Qytetit Studenti” ushtrojnë aktivitetin të paktën 7 pika lotoje sportive, ose lojëra të tjera fati, raporton TCH.31 dhjetori i këtij viti është afati i fundit që parashikon ligji për zhvendosjen e pikave të kumarit larg institucioneve arsimore dhe fetare në një distancë 100 metra.Por kur jemi 8 muaj nga skadimi afatit në të gjithë vendin vihet re një numër pa kriter i pikave të basteve, jo vetëm në çdo zonë, por edhe pranë ..

Lexone

VIDEO/ Gjergj Bojaxhi denoncon ndërtimet në “det” në Sarandë, në fillim të sezonit turistik

Gjergj Bojaxhi ka denoncuar me një video, ndërtimet që po bëhen në Sarandë.Video e mëposhtme është bërë gjatë një ndërtimi ngjitur me resortin Boungoville.“Betonizimi i Bregdetit vazhdon edhe me “Rilindjen”…Ne Sarande po e kuptojne me mire konceptin “te jesh prane detit”. Aq prane sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut…. aq sa po pati dallge te lag kembet ne ballkon.Keto jane pamje qe marrin trajta skandali kur 2 here jepet leja (ne 2010 dhe 2017) qe pallatet ti fusim ne det.Me siguri do na e justifikojne nen argumentin rilindas: ky eshte rezultat i rritjes se ofertes turistike te Sarandes, e cila ka sjelle rritjen e kerkeses per komplekse akomoduese dhe shteti i pergjigjet me bujari dhe krevate ne bregun e detit.Me ndertimin e aeroportit te Vlores dhe Sarandes, do kete edhe me shume kerkesa dhe kushedi ku do shpertheje fantazia e institucioneve lokale dhe kombetare qe japin apo rinovojne leje pallatesh te tilla”, shkruan Bojaxhi.(TemA)

Lexone