Home / Tag Archives: inicialet

Tag Archives: inicialet

Durrës, 28-vjeçari i vë flakën vetes

Një 28-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin vetes në Durrës. Raportohet se shtetasi me inicialet R.P. ka mundur të shpëtojë dhe ndodhet në spitalin e Durrës, ku po merr mjekimin e nevojshëm.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Nr. 1 në Durrës.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sherr mes infermiereve në qendrën shëndetësore, ndërhyn policia

Një konflikt mes dy infermiereve ka degraduar në dhunë fizike dhe verbale, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin.Ngjarja ka ndodhur në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht, në Pogradec. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për njërën nga gratë e përfshira në sherr, 49 vjeçaren me inicialet L.A.“Kjo e fundit me detyrë infemiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre” thotë policia.Shkaqet se përse konflikti mes dy infermiereve degradoi në sherr me grushta ende janë të paqarta.Burimi: Lapsi.al

Lexone

Sherr me grushta mes infermiereve në qendrën shëndetësore, ndërhyn policia

Një konflikt mes dy infermiereve ka degraduar në sherr me grushta, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin.Ngjarja ka ndodhur në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht, në Pogradec. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për njërën nga gratë e përfshira në sherr, 49 vjeçaren me inicialet L.A.“Kjo e fundit me detyrë infemiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre” thotë policia.Shkaqet se përse konflikti mes dy infermiereve degradoi në sherr me grushta ende janë të paqarta.Burimi: Lapsi.al

Lexone

Pacienti vdes disa ditë pas operacionit në QSUT, procedohet penalisht mjeku

Një mjek i QSUT-së është proceduar penalisht pasi një pacient i tij ka ndërruar jetë pothuajse një javë pas operacionit.Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20, në banesën e tij në lagjen nr. 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale K.R., 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16 maj, në QSUT, nga mjeku për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm.Mjeku 64-vjeçar me inicialet E.Ç. po procedohet në gjendje të lirë.

Lexone

Berat, makina aksidenton këmbësorin 32-vjeçar

Një 32-vjeçar, me iniciale A.M., është aksidentuar me makinë sot në mbrëmje në qytetin e Beratit teksa ka qenë duke kaluar rrugën.Drejtuesi i makinës “Jaguar”, një 21-vjeçar me inicialet A.L., 21 vjeç, është shoqëruar në polici. I plagosuri ka vetëm disa lëndime fizike dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital jashtë rrezikut për jetën.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fushë Krujë, i gjenden 80 kg kanabis dhe armë në banesë

Një person nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia pas kontrolleve në banesën e tij.Bëhet fjalë për 30-vjeçarin me inicialet A.M, i cili mbante në banesë drogë dhe armë zjarri.Gjatë kontrollit të shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 79 kg e 50 gr, lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, një armë zjarri, pistoletë TT, me një krehër me 7 fishekë.Ai u dërgua në komisariat për të dhënë shpjegime për këtë rast.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Nusja nga Tirana dhunon sistematikisht vjehrrin 84 vjeçar

Një i moshuar ka denoncuar në polici nusen e djalit 39 vjeçare për dhunë të ushtruar ndaj tij për kohë të gjatë.84 vjeçari ka thënë para oficerëve, se e reja e ka lënduar shpesh herë me fjalë.Nga komisariati numër 3, ai ka marrë urdhër mbrojtje nga nusja me inicialet A.K.Policia njofton:“Komisariati i Policisë Nr. 3Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.nënvizon policia. (TemA)

Lexone

Aksidentohet minatori në Bulqizë, arrestohen tekniku dhe inxhinieri

Një minator është aksidentuar teksa punonte në minierën e Bulqizës. Raportohet se 48-vjeçari me inicialet B.P. u plagos teksa punonte në galerinë numër 10.Ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga inxhinierin Jakup Gurra 61 vjeç dhe teknikun e minierës, Nerim Livani.Ata akuzohen për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pacienti “bën për spital” doktorin në Durrës, prangoset nga policia

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Durrës ku pacienti ka goditur mjekun që po i shërbente.29-vjeçari i identifikuar me inicialet K.XH ka qëlluar me grusht doktorin për shkak të detyrës. Fill pas ngjarjes i riu është prangosur nga policia.Policia njofton: “Shtetasi K. Xh., vjeç 29, banues në Durrës, i cili ka goditur me grusht në ambientet e spitalit, mjekun me iniciale A.T., vjeç 63, banues në Durrës”. (TemA)

Lexone

“Më rreh vjehrra në sy të burrit”, nusja 25 vjeçare denoncon dhunën në familje

Një 25-vjeçare ka denoncuar vjehrrën e saj ku tregon se ajo e ka dhunuar sistematikisht.E reja kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se nëna e bashkëshortit të saj ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Ngjarja është regjistruar në Lushnjë ku shtetësja me inicialet E.A., akuzon shtetasen me inicialet P.A., 65 vjeç për dhunë.Njoftimi i policisëMë datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen E.A, vjeç 25, pasi vjehrra, shtetasja P.A vjeç 65, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.(TemA)

Lexone