Home / Tag Archives: historine

Tag Archives: historine

Gigi Hadid dhe Zayn Malik sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë sërish bashkë. Ata u ndanë në muajin mars, por u kapën mat duke shkëmbyer puthje dy muaj më vonë.Ka qenë modelja e famshme, e cila konfirmoi me anë të një fotoje rikthimin me këngëtarin britanik. Në historinë e Instagram-it ajo ka postuar një foto ku Zayn shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe.Edhe pse fytyra e 24-vjeçarit nuk dukej ai është identifikuar nga tatuazhi i tij në krah.Pas ndarjes së tyre pritej që ish-pjesëtari i “One Direction” të hiqte tatuazhin me sytë e Gigi-t nga kraharori i tij, por e kundërta ndodhi pasi ai e shfaqte vazhdimisht në rrjetet sociale.1 of 46 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Përfshihet nga flakët hoteli luksoz në qendër të Londrës

Hoteli luksoz Mandarin Oriental në qendër të Londrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.Shtëllunga të mëdha tymi shihen në qiellin e kryeqytetit anglez që dalin nga hoteli në rrugën Uilliam Street, Knightbridge.Forcat zjarrfikëse të Londrës thanë se rreth 20 zjarrfikëse dhe 120 trupa janë grumbulluar në vendngjarje për të shuar flakët.Hoteli kishte pak kohë që kishte përfunduar zgjerimin dhe rikonstruktimin e fundit në historinë e tij 115 vjeçare.Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo se cili ishte shkaku i zjarrit. (TemA)

Lexone

Çudit ministri grek Kammenos: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim zonat e pasurisë nën det

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere një deklaratë të fortë ku thotë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.Kjo deklaratë ka ngjallur shume reagime ku ai thekson se zgjerimi do të kryhet në kuadër të njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).Sipas mediave greke, Kammenos ka thënë se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punojë për shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.“Ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, tha ministri grek. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Mjekja që la Italinë për Shqipërinë, Rama: Shembulli i saj…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me shembullin e një mjeke të re, e cila ka lënë Italinë, për të filluar punë në Tiranë, në ndihmë të pacientëve të prekur nga tumori.Bëhet fjalë për mjeken onkologe Bianka Shimën, e diplomuar në universitetin e La Sapienza të Romës.“Me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.Mjekja sqaron se pas studimeve ka bërë specializim për radioterapi-onkologjike.“Jam kthyer me shpresën që çdo dije të marrë jashtë, ta sjell në vendin tim dhe të ndihmoj sa më shumë njerëz”, shprehet doktoreshë Shima.Më poshtë gjeni videon me historinë e mjekes së re e cila i është bashkuar shërbimit onkologjik në Tiranë.

Lexone

Kryemadhi: LSI është e hapur për prurje të reja, por kemi frikë se…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e ftuar në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares në televizionin Ora News, ku po flitet rreth temës: “Monika Kryemadhi dhe LSI në Opozitë”.Duke iu përgjigjur pyetjes se sa e hapur është LSI për figura të reja, Kryemadhi u shpreh se forca që ajo drejton është e hapur për të gjithë, ndërsa shfaqi frikën e saj për LSI-në.“LSI është e hapur për çdo njeri që do të kontribuojë pranë nesh.Është e vështirë për tu besuar sot, por LSI është e hapur dhe mirëpret çdokënd që dëshiron të kontribuojë.Nëse nuk do të ishte e hapur LSI do të mbetej në historinë e të shkuarës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Lexone

Për një marrëdhënie intime të “nxehtë”, bëni këto gjëra dhe nuk do zhgënjeheni!

Seksi është një burim i pafund i frymëzimit, por këshilla, me sa duket, nuk mund të ketë mjaft. Këtë herë ju sjellim ato pak të pazakonta, kështu që zgjidhni atë që ju pëlqeni dhe rrisni pasionin në marrëdhënie1. Shikoni njëri-tjetrin duke masturbuarLironi veten dhe shikoni njëri-tjetrin ndërsa ju pëlqeni pamjen.2. Krijoni skenarin tuaj seksualMendoni për atë që ju me të vërtetë gëzoni me partnerin tuaj dhe e ktheni atë në realitet. Mendoni për historinë tuaj ose skenën e filmit. Konsideroni një skenar nga fillimi në fund, në çdo detaj “të pista”. Ndonjëherë vetëm duke folur në lidhje me të mund të shkaktoj pasion të fortë – zbulon Kristin Eisinga, terapist seksi në San Diego.3. Kontrolloni frymëmarrjen tuajEdhe pse kjo këshillë nuk është revolucionare, ekspertët thonë se është shumë efektive. Merrni frymë thellë dhe merrni frymë disa herë para se të mendoni për seksin. Kjo do t’ju ndihmojë të relaksoheni në situatat kur ju jeni mendërisht hutuar apo të shqetësuar.4. Prak..

Lexone

Opozita proteston, Rama shpalos platformën e bashkëqeverisjes në Berat

Kryeministri Edi Rama vijoi gjatë ditës së sotme turin e llogaridhënies në qarkun e Beratit. Teksa ka shpalosi platformën e bashkëqeverisje ‘Shkolla ime’, Rama tregoi edhe një herë prioritetet e portalit të bashkëqeverisjes, ku sipas tij duhet vetëm tre minuta kohë për çdo ankesë që çdokush mund të ketë ndaj administratash shtetërore.Sipas Ramës, me një celular, çdokush ka në xhep një ministër pa pasur nevojë të fusin një mik, siç ka ndodhur deri dje.“Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrat. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe kulture për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë”, tha mes të tjerash Rama.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Siti feston titullin, festë në rrugët e Mançesterit (Foto)

Manchester City e festoi titullin kampion në Premier League me një paradë madhështorë, ku me qindra mijëra tifozë përshëndetën “gladiatorët” e Pep Guardiolës në qendër të qytetit.Manchester City e fitoi trofeun e Premier League title si skuadra e parë që arrin kuotën e 100 pikëve në historinë e elitës së futbollit anglez.Skuadra e Pep Guardiolës theu plot 12 rekorde në këtë sezon, duke e mbyllur kampionatin me ploit 19 pikë diferencë nga vendi dytë.1 of 1215 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjirokastritët modestë dhe diplomatë, por Europën e kanë që tani në “xhep”

Barazimi i djeshëm në Kukës ishte llogaritur mirë. Aq i duhej Luftëtarit për të qenë më i qetë në lidhje me pjesëmarrjen e parë historike në Kupat e Europës. Matematikisht, duhen edhe 4 pikë për të siguruar vendin e tretë dhe 3 për të katërtin.Përtej modestisë dhe diplomacisë në deklaratat që vijnë nga kampi i Luftëtarit, vendin e tretë ata duket se e kanë në “xhep”. Janë tri pikë para Laçit dhe Partizanit, që ndajnë vendin e katërt. U mjafton një fitore por të mbyllur llogaritë matematikore me Laçin, pasi ndeshjet direkte favorizojnë gjirokastritët.Në raport me Partizanin, janë të kuqtë që përfitojnë, sepse në ndeshjet direkte kanë dy fitore, një herë ka fituat Luftëtari dhe një ndeshje është mbyllur në barazim.Por Luftëtari mund ta shmangë barazimin me pikë, duke qenë se kalendari e favorizon. Në ndeshjen e radhës pret Skënderbeun, që ka marrë “pushimet” tashmë dhe po eksperimenton me lojtarët e stolit. Nëse në fundjavë gjirokastritët marrin 3 pikët, gjë që ka shumë mundësi të ..

Lexone

VIDEO/ Ç’ndodhi me burrin nga Laçi që iu ankua live Ramës se e merrte 60 mijë, tani ilaçi është 215 mijë

Kryeministri Rama e ka nisur diten me historine e qytetarit nga Laci, qe vuan nga hepatiti B dhe iu ankua live gjate takimit te tij te fundit, per rritjen e cmimit te ilacit“Jam me hepatit B, prej vitesh kurohem per melcine e zeze, e marr me gjysme rimbursim ilacin 60 mije, e mora kete radhe ishte bere 215 mije leke, me kaq une nuk e marr dot”- tha ai.Pas takimit, Rama ka telefonuar ministren e Shendetesise, e cila ka pritur me tej qytetarin dhe eshte sqaruar si mund ta shihni ne videon me poshte.“MIRËMËNGJES dhe me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Lexone