Home / Tag Archives: gjysmefinale

Tag Archives: gjysmefinale

Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Cittadella ka marrë një barazim 2-2 kundër Barit, në ndeshjen e parë Play Off të Serisë B, dhe tashmë do të përballet në gjysmëfinale me Frosinonen, në rrugën për t’u rikthyer në Serinë A.Në një sfidë shumë të luftuar, barazimi favorizonte vendasit, pasi e kishin mbyllur kampionatin me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të mos i drejtohej 11-metërshave.Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, ku Bari kaloi i pari në avantazh me anë të Calaio. Cittadella reagoi dhe arriti të përmbysë avantazhin e barezëve, por këta të fundit rikthyen edhe njëherë baraspeshën, pas një aksioni të nisur nga kapiteni Migjen Basha.30 minutat shtesë nuk sollën asnjë të re, ndërsa Bari kërkoi dëshpërimisht golin, por pa arritur ta gjejë. Vlen të përmendet se skuadra e Fabio Grossos e mbylli takimin me 9 futbollistë.Aktualisht po luhet sfida mes Venezias dhe Perugias, ku fituesi do të përballet me Palermon në gjysmëfinale. Në këtë sfidë e favorizuar është Venezia, që është renditur më lart se Perugia ..

Lexone

Atletiko Madrid-Marsejë janë finalistët e “Europa League”

Atletiko Madrid shkon në finale të Europa League. Skuadra spanjolle ka mposhtur 1-0 Arsenalin, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar 1-1.Ka mjaftuar një gol i Diego Kostës që Atletiko të prekë finalen.Ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër, Salcburg-Marsejë u mbyll 2-0 dhe ndeshja shkoi në shtesë, sepse ekipi francez fitoi po 2-0 në takimin e parë. Haidara dhe autogoli i Shar i dhanë të drejtën Salcburg ta “shtyjë” me 30 minuta diskutimin për në finale.Por në kohën shtesë, Marsejë shënoi me anë të Rolandos në minutën e 116-të duke dërguar shifrat në 2-1.Një gol që i dha kualifikimin për në finale ekipit të Marsejës.Finalja e Europa League për këtë sezon do të jetë Atletiko Madrid-Marsejë.

Lexone

Myler: Nuk mund të shkosh në finale kur fal 4 gola!

Tomas myler ka kritikuar dhe njëherë gabimet e shumta të bëra nga Bajerni në takimin kundër Realit. Dy gabimet në Mynih janë paguar shtrenjtë. Po kaq shtrenjtë janë paguar dhe gabimet në madrid që kanë sjellë eliminimin e bavarezëve. Tomas Myler vazhdon të besojë se në këto dy takime Bajerni ka qenë ekipi më i mirë, por diferenca me Realin ka qenë se spanjollët kanë bërë më pak gabime trashanike se gjermanët. “Kjo ishte një ndeshje e pabesueshme. Në fund ka mungoi ajo copë fati që mund të na kishte çuar ne në finale. Që para takimit kishim thënë se Reali ka probleme në mbrojtje dhe kështu ishte. Por problemi qëndron tek ne, pasi nuk arritëm të shfrytëzonim si duhet mundësitë që krijuam. Jemi treguar të mefshtë në zonën e tyre. Mund të kishim qenë shumë më tepër cinikë dhe të saktë. Shënuam të parët, por çuditërisht pas golit kemi qenë pasiv në fushë. Ne kemi qenë më të qartë se në Mynih, por për fat të keq edhe në Madrid i kemi dhuruar dy gola. Këtu gjëra nuk mund të ndodhin në gjysmëf..

Lexone

Reali shkon në finalen e Kievit, Benzema “asi” nën mëngë i Zidane

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munchen, duke bërë që madrilenët të jenë finalistët e parë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.Bavarezët kaluan shumë shpejt në avantazh me Kimmich. Që në minutën e tretë, mbrojtësi i djathtë shënoi në portën e Keylor Navas, ashtu siç bëri edhe në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave.Por, pas 8 minutash ishte Benzema ai që barazoi me kokë, pas një krosimi të Marcelos.Sapo filloi pjesa e dytë, Ulreich bëri një gabim të pafalshëm pas një kthimi të topit pas, duke u rrëzuar e duke i lënë portën bosh francezit Benzema, i cili shënoi golin e dytë.Barazimi erdhi nga një ish i Realit, James Rodriguez, i cili i kërkoi falje publikut pasi shënoi me të djathtën.Ndeshja e parë mes Real dhe Bayern kishte përfunduar me fitoren 2-1 të madrilenëve.1 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone