Home / Tag Archives: gjyqesor

Tag Archives: gjyqesor

Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar armë, municione luftarake dhe drogë në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e ka shpallur në kërkim. Policia njofton se kanë sekuestruar 4 automatikë dhe 246 kg kanabis në stanin e shtetasit A. N., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e këtij të fundit.Në stanin e shtetasit A.N. janë sekuestruar: 4 armë zjarri tip automatik; 4 krehëra model 56; 210 fishekë model 56; 246 kg kanabis.Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjyqtarja e Kurbinit përballë Vettingut, KPK: Justifikon pasurinë

Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Kurbinit, duket se e ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut.Gjatë seancës dëgjimore ndaj saj, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, ka njoftuar se sipas ILDKPI-së, deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë.Relatori Olsi Komici, tha se “verifikimi i KPK konstaton se në deklaraten veting 2017 ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 jo ne pronesi te saj, ende te palegalizuar, është e depozituar nga vjehrri. Makine Mercedes Benz 6000 euro, 50% pronare, para cash 1 350 000 lekë. Depozite kursimi per femije 100 304.51 lekë. KPK vlerësoi raportin nga ILDKPI, informacionet nga organet shteterore apo persona fizike ose juridike”.Gjyqtarja e Kurbinit Marcela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Lexone

“Ndragheta”, kërkohen 6 vjet burg për kampionin e Botës

Telashe serioze për Vincenzo Iaquintas, 38-vjeçarin kampion bote me Italinë në vitin 2006. Në kuadër të procesit gjyqësor “Aemilia”, kundër organizatës mafioze “Ndragheta”, prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit dhe të kombëtares së kaltër. Babai i tij, Giuseppe, rrezikon një dënim shumë më të mirë, deri 19 vite burg.Organi i akuzës, në përfundim të procesit “Aemilia” për inflitrimin e “Ndraghetas” në Emilia Romagna ka kërkuar dënimin e 151 të akuzuarve për një total 1712 vite burg.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zgjerohet skandali i “bandës së pedagogëve” tek gazetaria në Elbasan: Në pranga tjetër sekser

Universiteti i Elbasanit dhe konkretisht departamenti i gazetarisë është përfolur herë pas here për skandale dhe papërgjegjshmëri nga një pjesë e trupës pedagogjike.Pas arrestimit të shefes së departamentit Elvira Lumi dhe dekanit Albert Rista, Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar.Dyshohet se ky i fundit u premtonte studentëve ndërmjetësimin me pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për marrjen e notave të kaluese ose rritje note.Ky është një ndër shumë rastet që studentët përplasen në korridoret e universitetit por friken të flasin duke shpresuar që Prokuroria të shtrijë hetimet edhe tek persona të tjerë të implikuar në korrupsion.Policia njofton:“Ndaj Gëzim Qytyku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 të Kodit Penal.Ky arrestim vjen pas një vale arrestimesh ku në prang..

Lexone

PËRSE JU THA PËSHTYMA KRYEMINISTRIT?!

Nga Ylli MANJANINjë arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?!Si u bënë të këqij krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…Të presim e të shohim!Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E fundit/ Mark Frroku lirohet nga burgu, ky është vendimi i marrë

Ditën e sotme është liruar nga burgu ish-deputeti Mark Frroku, pas vendimit që Gjykata e Fierit mori për t’i falur atij 1 vit e 5 ditë burg nga dënimi që i kishte mbetur.Ish-deputeti u dënua në prill të 2017 me 7 vite e gjashtë muaj burg për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.Megjithatë, në janar të këtij viti, Apeli i Tiranës ia uli dënimin nga 7 vjet, në 6 vite burg. Më vonë, Gjykata e Fierit i fali atij edhe një vit dënim, duke bërë që Frroku ta lërë qelinë e burgut.Pavarësisht lirimit të tij, javën e ardhshme do të mbahet në Tiranë proçesi gjyqësor, ku Frroku së bashku me deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamin, do të gjykohen mbi skenarin e vrasjes së një deputeti të opozitës.The post E fundit/ Mark Frroku lirohet nga burgu, ky është vendimi i marrë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

34-vjeçari nga Memaliaj kapet me 2,6 kg kanabis në çantë

Një 34 vjeçar nga Memaliaj është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me dy kg drogë të llojit kanabis.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ermal Sadiku, banues në fshatin Rabie.“Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për hetimin e narkotikëve, në vendin e quajtur ish-ofiçina e Fermës Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë –Memaliaj, në një çantë kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë”, bën me dije policia.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpërthen keq Bledi Mane: Ua shkë****fsha pasuritë o ndyrësira! Ku je mor Donald Lu?

Nga Bledi ManeUA SHKËRDHEFSHA PASURITË O NDYRËSIRA! -Klithmë lebetitëse për drejtësinë shqiptare- Vetëm 5, vetëm 5 prej tyre kanë kaluar deri tani në sitën e vetting-ut dhe ulërisni. Ulërisni e bërtisni o milet i lodhur e i raskapitur sepse bashkë me padrejtësitë, këta mysybetër paskan bërë gjëmën.Lexoni me kujdes çfarë pasurie paskan akumuluar këta mëkatarë gjykatës e prokurorë duke të vjedhur ty drejtësinë dhe duke bërë pazare me kriminelët :1./ Fatos Lulo, gjykatës kushtetues paska 510 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 1 zyrë në Shqipëri, 3 makina dhe 1 vilë në Kanada.2./ Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës paska 340 milionë lekë cash, 4 apartamente dhe 3 makina.3./ Besa Nikëhasanaj, prokurore e rrethit gjyqësor Shkodër paska 270 milionë lekë cash, 3 apartamente, 1 dyqan dhe 2 makina.4./ Vitore Tusha, gjykatëse pranë GjL Tiranë paska 360 milionë lekë cash, 2 apartamente dhe 2 automjete.5./ Altina Xhoxhaj, gjykatëse kushtetuese paska 470 milionë lekë cash, 2..

Lexone

“Më rreh vjehrra në sy të burrit”, nusja 25 vjeçare denoncon dhunën në familje

Një 25-vjeçare ka denoncuar vjehrrën e saj ku tregon se ajo e ka dhunuar sistematikisht.E reja kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se nëna e bashkëshortit të saj ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Ngjarja është regjistruar në Lushnjë ku shtetësja me inicialet E.A., akuzon shtetasen me inicialet P.A., 65 vjeç për dhunë.Njoftimi i policisëMë datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen E.A, vjeç 25, pasi vjehrra, shtetasja P.A vjeç 65, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.(TemA)

Lexone

Berat, punonjësit e guroreve protestojnë para prefekturës

Drejtuesit e firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ, dhe punëtorët kanë protestuar sot përpara prefektit të qarkut në Berat.Ata janë pezulluar prej dhjetori t të vitit të kaluar për të punuar, por ndërkohë drejtuesit e firmave thonë se kanë hapur proces gjyqësor dhe kanë fituar ndaj Ministrisë së Mjedisit, por ende nuk lejohen të punojnë.Protestuesit u mbështetën dhe nga deputetë të PD-së në këtë qark.30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone