Home / Tag Archives: gjykates

Tag Archives: gjykates

Vangjush Dako: Basha më sulmon sepse Durrësi u kthye bastion i PS, gati të rikandidoj dhe të fitoj…

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’në Report Tv. Dako foli për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme lokale, vitin tjetër.Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se këtë sezon pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet, ndërsa do të ketë shumë turitë nga vendet Skandinave.“Hotelet janë të rezervuara. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani. Ne kemi 3 mijë dhoma dhe të gjitha janë të zëna me paketa deri në fund të gushtit”, deklaron Dako.Por pavarësisht projekteve që sipas Dakos janë realizuar në Durrës, opozita vijon që ta sulmojë. Kryetari i PD, Lulzim Basha la lëshuar akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të q..

Lexone

Vrasja e Fildez Hafizit, gjyq për të zhvilluar gjyq!

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin ton..

Lexone

Bashkim Dedja drejt rrëzimit nga Vettingu, nuk justifikon dot pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Në raportin e lexuar këtë të premte, trupa gjyqësore e KPK-së citon fillimisht një apartament në Golem, që gjyqtari e ka deklaruar në emër të vëllait, por kontrata e energjisë elektrike është e lidhur në emër të tij.Së dyti, KPK gjen shkelje edhe tek një deklaratë borxhi të marrë nga kunati. Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh.“Në kohën që është firmosur deklarata e borxhit, kunati i gjyqtarit Bashkim Dedja ka qenë jashtë Shqipërisë”, thotë KPK.Gjyqtari kushtetues ka deklaruar gjithashtu si pasuri të tij një apartament në rrugën “Sami Frashëri” me vlerën e 180 mijë eurove dhe 25 mijë euro borxh nga i vëllai.Vetë Dedja nuk është i pranishëm në seancën dëgjimore publike, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Maks Haxhia.Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Në pritje të caktimit të d..

Lexone

Kur të shkarkon publiku: Gjyqtari largohet nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm të një përdhunuesi

Një gjykatës amerikan u shkarkua nga detyra për dënimin e pamjaftueshëm që i ka dhënë një përdhunuesi. Kjo është hera e parë në 41 vitete e fundit në SHBA dhe në 80 vitet e fundit në shtetin e Kalifornisë, që një gjykatës largohet nga detyra pas një peticioni.Fjala është për gjykatësin Aaron Persky, i cili në vitin 2016 kishte dënuar me vetëm 6 muaj burg një student të universitetit “Stanford”, Brock Turner, për abuzim seksual ndaj një vajze, pasi të dy kishin pirë në një festë.Rasti në fjalë shkaktoi shumë polemika në SHBA, edhe për idenë e krijuar se pasanikët e bardhë, si Turner, trajtohen në mënyrë më të privilegjuar nga gjyqësori.Kundër gjykatësit Persky nisi fushata “Recall Persky” (Shkarkoni Persky-n), e cila u drejtua nga Michelle Dauber dhe mblodhi firmat e nevojshme për shkarkimin e tij.Vetë Persky nuk u shfaq i penduar. Pas shkarkimit, ai tha se gjykatësit marrin vendime “mbi bazën e ligjit dhe jo mbi opinionin e publikut”.Rasti i fundit i shkarkimit të një gjyqtar..

Lexone

LETRA/ Ndërron jetë babai i Fildeze Hafizit, ja amaneti për drejtësinë dhe ambasadorët Lu e Vlahutin para vdekjes

Babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë.Pak orë para vdekjes ai kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet.Letrën ai e ka adresuar për presidentin Ilir Meta, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.Në letër babai Bynjamin Hafiziit kërkon sensibilizimin e institucioneve dhe vetëm vendosjen e drejtësisë mbi këtë çështje.

Lexone

Turqi, dhjetra studentë gjykohen për terrorizëm

Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve prestigjoze të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG.Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës (të mërkurën), ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar.“Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.”Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet.“Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa sloga..

Lexone

Gjykatësi federal që sfidoi Donald Trump

Administrata Trump është përpjekur të ndalojë fondet federale për qytetin Filadelfia, për shkak të mënyrës se si veprohet në këtë qytet me emigrantët pa dokumenta. Për këtë çështje, një gjykatës federal vendosi në favor të qytetit Filadelfia.Qyteti i Filadelfias pati rënë dakort të dorëzonte emigrantët pa dokumenta tek zyrtarët e agjensisë së emigracionit, vetëm nëse do të paraqisnin një urdhër të firmosur nga një gjykatës.“Ndihemi sigurisht të përmbushur me vendimin e Gjykatësit Baylson.Është një vendim që ia ndalon Shtëpisë së Bardhë që të detyrojë Filadelfian të ndryshojë politikat.Është një vendim që duhet t’ja bëjë të qartë Kryeprokurorit Sessions se nuk mund të përdorë fondet federale për presione politike”, u shpreh Jim Kenney, kryetari i bashkisë së Filadelfias.Zoti Sessions është zotuar të përdorë fondet federale që të detyrojë autoritetet e qyteteve amerikane të bashkëpunojnë me autoritetet federale të emigracionit.Qyteti i Filadelfias pati refuzuar kërkesat e U..

Lexone

Denoncimi i Berishës/ E vërteta e “tradhtisë” së Ramës, me ishullin grek

Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e grupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë.Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafajn, duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm.Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha, që dikur ka marrë vendime në këtë vend.Gjatë një prononcimi të bërë sot, ai ndër të tjera tha:“Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke, i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar”.Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo, por me siguri z. Berisha ka riprodhuar me aq sa ka mundur atë që i kanë thënë.Nëse e lexojmë drejtpërdrejt, duket se z.Beri..

Lexone

Gjyqi ndaj ish-truprojës së Berishës, reagon e dashura: Izeti do luftojë deri në fund, drejtësia ka shumë kohë që pret

E dashur e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj patnerit të saj.Teksa ai ka dalë para togave të zeza të gjykatës penale të Tiranës për të kërkuar rigjykimin e çështjes ‘Hajdari’, e dashura e ka inkurajuar për të shkuar më tej.Ajo garanton se patneri i saj do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe përballjes me drejtësinë.Ditën e sotme, Haxhia ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha.Ndër të tjera e dashura e tij shkruan:“Sot, me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!Por, fshehtas, ne zemer…..

Lexone

“Dosja Hajdari”/ Izet Haxhiaj kërkon ish kryeministrin në gjyq: Koha të përballem me Sali Berishën

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit doli sot para gjykatës dhe ka bëri një kërkesë të fortë.Ai ka kërkuar në gjykatë përballjen me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha.“Dua të përballem me denoncuesin tim Sali Berisha.Nuk kam dashur t’i shmangem drejtësisë.“Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua.Disa i vranë, mua jo” – është shprehur Izet Haxhia në sallën e gjyqit.Ndërkohë avokati i Haxhisë në këtë seancë ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë. (TemA)

Lexone