Home / Tag Archives: gjithmone (page 3)

Tag Archives: gjithmone

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Dinamit. Shpërthyes. Plot besim drejt suksesit. “Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjtiha me knock out, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rvalin e falendëroj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikëpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momentin kur do të hyjmë në kafaz”.Florian Marku është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisic, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karrierë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë.“Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mu..

Lexone

Bëri operacion mjekrën, ja si duket Çiljeta pas ndërhyrjes estetike

Vetëm katër ditë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare, Çiljeta Xhilaga postoi një video në Instagram, ku tregonte se po zmadhonte mjekrën e saj.“Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel… jam shum e lumtur sepse ndihem shum mir me veten time sepse ne fund te fundit ajo esht gjeja me kryesore te ndihemi mire me veten ton”, shkroi Çiljeta krahas videos ku dukej që po i nënshtrohej gjilpërës.Të gjithë do të pyesni përse vazhdoj të bëj trajtime estetike kur nuk më nevojiten ? Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel edhe pse miqt apo njerzit e dashur me thonin "je super"ca mjekre thua mos e bej,un gjithmon sa her dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhh te kisha ta beja kte mjekren icik mirepo kur mendoja sa e frikshme dhe e veshtire eshte operacioni ne kocke hiqja dor gjithmon nga fiksimi im.Mirepo gjithmon kërkoja perfeksionin për shëndetin dhe pamjen e jashtme ndaj zgjodha trendin me te fundit sot per sot ne te gjithe boten ..

Lexone

Zv.ministri, i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”.Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje.Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi.“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen”, shperehet Koçi për “Sot”.Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave.Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur.Sipas tij, refor..

Lexone

Di Maio: Italia mbetet në NATO, por dialogojmë me Rusinë

“Nuk më shqetëson prepotenca e Shteteve të Bashkuara, pasi ne nuk do të jemi një qeveri e shtrirë përballë vullnetit të të tjerëve. Italia nuk thotë “PO” zotëri.”Ky është pohimi më i fundit i zëvendëskryeministrit të Italisë dhe drejtuesit të lëvizjes anti-establishment “5 Yjet” dhe që vjen pas deklaratës së kryeministrit të zgjedhur prej tij dhe Matteo Salvinit, i cili e shprehu hapur mbështetjen për Rusinë, duke kërkuar heqjen e sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë.“Ne mbetemi aleatë të NATO-s dhe SHBA-ve, por gjithashtu do të çojmë përpara dialogun me vendet e tjera, të tilla si Rusia, siç ka qenë gjithmonë”, u shpreh Di Maio.Ai shtoi: “Unë jam i shqetësuar për sanksionet ndaj Rusisë. Ne nuk do të jemi qeveri që do t’i shtrijë dorën të tjerëve”, theksoi ai duke iu referuar çështjes së emigracionit dhe negociatave për Traktatin e Dublinit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Të shpëtojmë bamirësinë nga publiciteti

Nga Gjergj MetaShkas për këtë shkrim u bë emisioni “Opinion” i para dy ditëve, i udhëhequr nga gazetari Blendi Fevziu, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Rama, si një panelist i thjeshtë. Isha i ftuar edhe unë në atë emision dhe nuk shkova, pavarësisht kënaqësisë që kam ndjerë sa herë kam shkuar në atë studio. Duke e ndjekur emisionin, m’u përforcua ideja se kisha bërë zgjedhjen më të mirë për të mos shkuar. Kjo për dy arsye, që më tejkalojnë mua, pasi paneli ishte i denjë për një kauzë fisnike, sikurse është kujdesi ndaj të varfërve. Arsyeja e parë ka të bëjë me raportin e shtrembëruar që po ravijëzohet këto kohët e fundit ndërmjet bamirësisë, si kujdes ndaj nevojtarëve, dhe publicitetit. E dyta ka të bëjë me praninë e kryeminstrit në një format të tillë. Po shpjegohem.Po e nis duke pohuar diçka që mund të tingëllojë disi e ashpër. Ka dy mënyra për t’i fyer të varfërit. Njëra është kur tregohesh indiferent ndaj tyre, e indiferenca vret shumë, dhe e dyta kur u tregon të gjithëve se..

Lexone

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 7 qershor

DashiKy është momenti më i mirë për të nisur të eksperimentoni më shumë, sidomos në sferën profesionale. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për takime të reja dhe intervista pune. Tregohuni spontanë dhe të sigurtë në veten tuaj.DemiMundohuni të mos përfshiheni në projekte që i njihni shumë pak, për shkak se mund të gjendeni në vështirësi të mëdha. Më mirë përqendrohuni në realizimin e gjithë atyre aktiviteteve, të cilat prej kohësh i keni lënë pas dore.BinjakëtKjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për sferën profesionale, marrëveshjet dhe transaksionet. Do përparoni në sajë të një propozimi shumë interesant, i cili gjithsesi do të sjellë një sërë sakrificash.GaforrjaNë dashuri do të përballeni me momente të vogla tensioni, të cilat duhet ti trajtoni me kujdesin maksimal. Në të vërtetë, nuk do të ndiheni aspak të përkëdhelur nga partneri/ja dhe kjo gjë do ju nervozojë.LuaniNisni të punoni intensivisht lidhur me realizimin e një projekti të ri, pasi në këtë fazë, do ..

Lexone

Ndahet Belen Rodriguez nga bashkëshorti? Ç’po ndodh mes çiftit?

Duket se gjërat nuk janë aspak mirë midis një prej çifteve më të njohur dhe më të dashur të showbiz-it italian, Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone.Së fundmi, ata janë para larg njëri-tjetrit dhe madje në një darkë familjare të ditëve të fundit, ata qëndruan të ndarë.Sipas disa burimeve, dyshja ka kohë që s’janë takuar më bashkë dhe në një koncert të muzikës Jazz, Belen u shfaq e vetme. Jo vetëm kaq, por ata nuk jetojnë më në një shtëpi së bashku.“Për të gjetur veten në një person duhet që ai të jetë i ndryshëm gjithmonë. Duhet të ndryshojë gjithmonë peisazhi, të ketë njëherë det, ajër, mal, por është e vështirë të gjendet kjo në një mashkull sot. Edhe pse ai është shumë i dashur dhe bën çdo gjë për familjen, ndoshta këtë herë kanë marrë një vendim për ti dhënë fund çdo gjëje që kanë bashkë”, është shprehur Belen në një intervistë të fundit për “CHI”.The post Ndahet Belen Rodriguez nga bashkëshorti? Ç’po ndodh mes çiftit? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Armina Mevlani feston ditëlindjen, kjo është dhurata gjigande e Shkëlzen Berishës për të

Ditën e sotme, blogerja e njohur dhe njëkohësisht e dashura e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani, feston ditëlindjen e saj.Nëpërmjet disa fotove dhe videove të publikuara në Instastory, Armina ka rikujtuar ditëlindjet e saj të mëparshme, në të cilat shfaqet duke festuar pranë të dashurit të saj, Shkëlzenit.E para pak çastesh, ajo ka publikuar edhe dhuratën që Shkëlzeni i ka bërë asaj këtë ditëlindje. Armina ka hedhur një video të një buqeteje të madhe me lule rozë që janë vendosur në formën e një zemre.“Lulet e mia të preferuara nga zemra ime. Ndihem shumë e vlerësuar”, ka shkruar Armina përbri fotos.Po ashtu, nuk mund të mungonte as dedikimi i Shkëlzenit në rrjetet sociale për partneren e tij. Armina ka hedhur një foto të këtij urimi në Instastory, të cilën Shkëlzeni e ka uruar nëpërmjet një statusi në Facebook.“Gëzuar ditëlindjen diamantit më të bukur nga të gjithë!! Shpresoj që ti të ndriçosh gjithmonë! Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka qenë urimi i tij teksa ka hedhur një fot..

Lexone

Çyrbja: Dua të luaj jashtë, Teuta do të synojë Europën

Një ndër protagonistët në mbijetesën e Teutës, padyshim që është kapiteni i durrsakëve, Arbër Çyrbja i cili shpesh herë ka arritur të bëjë më të mirën me skuadrën, duke i dhënë pikë të rëndësishme.Në një prononcim për “Supersport”, Çyrbja ka folur në lidhje me sezonin që lamë pas, duke treguar edhe objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sa i përket të ardhmes, ai thotë se është një lojtar i Teutës, duke treguar edhe dëshirën e tij për të luajtur jashtë.“E nisëm mirë kampionatin por nuk e di pse kishim disa ndeshje humbje dhe kjo bëri që të na binte morali. Nuk mund të them se ishte një sezon shumë i mirë por ishte mirë.Trajneri? Begeja është i zonës dhe mbetet në stafin e Teutës dhe duke qenë se e njeh ambientin është aty gjithmonë kur ne kemi nevojë. Shkëmbi është një djalë i mirë por tani do e shohim si trajner.Skuadra? Ka pasur shumë largime por presidenti do ta bëjë ekipin me lojtarë shqiptarë dhe do të synojmë 4 vendet e para për Europën.E ardhmja? Është e vërtetë..

Lexone