Home / Tag Archives: gjithashtu (page 9)

Tag Archives: gjithashtu

Egjipti grumbullon Salah në Botëror, edhe pse i dëmtuar

Futbollisti më i mirë i Premier League dhe një prej kandidatëve për të fituar “Topin e Artë”, Mohamed Salah do të jetë në Botërorin e kësaj vere në Rusi.Sulmuesi i kombëtares egjiptiane është përfshirë në listën përfundimtare të trajnerit Hector Kuper, edhe pse është ende i dëmtuar.Idhulli i një populli të tërë dhe arkitekti i kualifikimit të formacionit afrikan në fazën finale të Botërorit, kishte vënë në dyshim praninë e tij pas dëmtimit në finalen e Champions League.Përplasja me Sergio Ramos në përballjen ndaj Realit të Madridit penalizoi Liverpoolin, që humbi trofeun, por tronditi gjithashtu një komb të tërë, që mungon në Botëror prej 27 vitesh.Me 44 gola në 52 ndeshje këtë sezon, Mohamed Salah do të jetë në ndeshjet e Egjiptit, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të ketë rolin e tij në premierën me Uuruguajin, apo do të aktivozhet në sfidën e dytë në grup.I pagëzuari me emrin “Faraoni”, nuk është vetëm Salah surpriza e Egjiptit në këtë Botëror.Përfaqësuesja afrikane d..

Lexone

Të munguarit e mëdhenj, formacioni ideal i atyre që Botërorin do e shohin nga TV

Me zyrtarizimin e listave të skuadrave pjesëmarrëse në Rusi 2018, tashmë njihen të gjithë protagonistët e aktivitetit që do të fillojë më 14 qershor në Rusi.Por gjithashtu, njihen edhe emrat e atyre që nuk do të jenë protagonistë në këtë aktivitet.Për këtë arsye, “Daily Mail” ka ndërtuar një formacion ideal me lojtarët më të spikatur të këtij edicioni apo sezoneve të fundit, të cilët do të ndjekin ndeshjet nga TV, ose maksimumi si spektatorë nga shkallët e stadiumeve në Rusi.Në portë është Jan Oblak, portieri i Sllovenisë që ka shkëlqyer në vitet e fundit te Atletiko Madrid deke u cilësiar shpesh një ndër më të mirët në botë.Para tij rreshtohen Antonio Valencia nga e djathta (Ekuador dhe Mançester Junajtid), Virxhil Van Dajk (Holandë dhe Liverpul), Leonardo Bonuçi (Itali dhe Milan) si dhe David Alaba (Austri dhe Bajern Mynih). Të gjithë mbrojtës që kanë lënë shenjë në këto sezone me lojën e tyre dhe padyshim në shumë prej përfaqësueseve të Rusi 2018 do të ishin titullarë.Edhe..

Lexone

Ambasadori italian në Tiranë flet për herë të parë për hetimin e Tahirit dhe të Habilajve

Ambasadori Italian Cutillo ka folur për herë të parë në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në shtetin fqinj kundër Moisi Habilajt dhe grupit të tij kriminal, por gjithashtu dhe për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Cutillo është shprehur në lidhje me dosjen Habilaj, se në dijeninë e tij po zhvillohet një proces kundër Moisi Habilajt. Ndërsa në lidhje me Saimir Tahirin, ambasadori italian nuk ka dashur të komentojë gjerësisht duke thënë se di “atë që dimë dhe ne”.“Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh Cutillo.The post Ambasadori italian në Tiranë flet për herë të parë për hetimin e Tahirit dhe të Habilajve appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Një emër i ri në krye të listës së oligarkëve rusë

Rusia ka një oligark të ri në krye të listës. Vladimir Lisin, i cili filloi punën si montues elektrik në Siberi në vitet 1970, është tani personi më i pasur i Rusisë.Manjati i metaleve la pas rivalin Alexey Mordashov, pasi aksionet e kompanisë së tij, “Novolipetsk Steel Lisin” u rritën me 3.5%, duke e çuar pasurinë e tij në 20.19 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve nga Bloomberg, i cili rendit 500 njerëzit më të pasur në botë.Lisin, 62 vjeç, gjithashtu kontrollon operatorin më të madh hekurudhor të mallrave të Rusisë dhe interesave në transportin detar, ndërtimin e anijeve dhe turizmin.Ai është aksioneri kryesor i “Novolipetsk Steel”, që vetëm gjatë këtij viti e ka ndihmuar ta shtojë pasurinë me 2.17 miliardë dollarë.Rivali i tij, Mordashov, drejtues i “Severstal PJSC”, e rriti pasurinë e tij me 2.6 për qind gjatë këtij viti, praktikisht në total 20.18 miliardë dollarë.Lisin është diplomuar në Institutin Metalurgjik Siberian në vitin 1979 dhe punoi në vende të nd..

Lexone

Forma e këmbëve që keni, tregon se si jeni juve në shtrat

Kur një mashkulli i pëlqen një grua, ai i kushton shumë vëmendje të gjitha aspekteve të paraqitjes së saj.Në pamjen e saj fizike, ai kërkon shenja për t’i treguar atij se si do të jetë një marrëdhënie me të dhe do të zgjedhë atë që do t’i sigurojë atij fëmijë të shëndetshëm. Forma e këmbëve të një gruaje mund të tregojë se si ajo sillet në shtrat. Kjo nuk është aspak e pazakontë, sepse gjithçka bazohet në kuptimin e anatomisë njerëzore dhe lidhjen mes kushtetutës së njerëzve dhe vendosjes së tyre hormonale. Pra, si e përcakton formën e këmbëve të saj sjelljen seksuale të gruas? Për ta kuptuar këtë, duhet t’i vendosni këmbët shumë afër njëri-tjetrit dhe të shikoni veten në pasqyrë.Lloji A Këmbët janë të afta dhe ka vetëm një hendek midis tyre, duke filluar nga kyçet e këmbëve dhe duke mbaruar pak më e lartë se mes të viçave. Ekziston një besim mjaft i përhapur se sa më i vogël të jetë hendeku mes këmbëve, aq më e rehatshme do të jetë në shtrat. Si rregull, gratë e tilla janë shumë t..

Lexone

Burri i vdiq në paraburgim, Entela: Do var veten, bashkë me fëmijët

Për familjen e Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë në komisariat më 17 maj, hallet nuk kanë fund.Bashkëshortja e tij Entela, me tre fëmijë të vegjël bën apel për ndihmë. “Prej dy javësh fle së bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek Pazari dhe në lulishte të qytetit.Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët ka disa ditë që nuk ushqehen, askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët, në të kundërt do var veten. Policia që më vrau burrin, të na vrasë ne të katërt”, ka rrëfyer e reja me lot në sy.Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët 5 vjeç, 3 vjeç dhe 1 vjeç, u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin.“Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Përsëri dhunë në Komisariat, policët rrahin 28-vjeçarin në Pogradec (FOTO)

Një tjetër rast i dhunës nga nga efektivët e Policisë së Shtetit është shënuar në qarkun juglindor të Korçës, më konkretisht në komisariatin e Pogradecit.Një 28-vjeçar që ka goditur me shkelm makinën e efektivit të policisë Bujar Xhyra, denoncon për mediat se është dhunuar në Komisariat. Ilir Bego ka rrëfyer se pasi ka goditur mjetin shumë pranë Komisariatit, ai është tërhequr zvarrë nga policia lokale dhe ndaj tij është ushtruar dhunë.“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariat. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes në derën e Komisariatit”, tha i dhunuari për mediat.1 of 2Ndërkohë mësohet se shkak për reagimin e dhunshëm të Begos ndaj mjetit të policisë, ka qenë një gjobë e marrë para dy vitesh.Ai gjithashtu shtoi se i kërkoi falje efektivëve të policisë për veprimin, por ata e dhunuan dhe e mbajtën në Komisariat për rreth 9 orë. Sipas 28-vjeçari policët e dhunuan pavarësisht se dëmin në automjetin e tyre e pago..

Lexone

Vrasja e Artan Cukut, Gjykata: Mikel Shallari dënohet me 10 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Mikel Shallarin i cili ekzekutoi në prill të vitit 2017, ish-komisarin Artan Cuku pranë apartamentit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në TiranëKy vendim erdhi pas marrëveshjes së Shallarit me drejtësinë.Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Henrik Ligori, i cili kërkoi ligjërimin e akt marrëveshjes për të dënuar me 10 vite burg Mikel Shallarin, personi që vrau komisarin Artan Cuku.Mikel Shallari u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe rrëfeu kush ishin porositësit e bashkëpunëtorët e tjErë në këtë ngjarje.Ai pranoi autorësinë e krimit dhe se vrasja e Artan Cukut,ishte porositur nga Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, për hakmarrje.Gjithashtu Shallari ka pranuar gjithashtu se ishte paguar 3 mijë euro për krimin.Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim porositësi i krimit për hakmarrje, Bledar Jambelli, i cili dyshohet se fshihet në Greqi. (TemA)

Lexone

Nga Hungari-Kore 9-0, ja dhjetë fitoret më të thella në historinë e Botërorëve

Ndërsa ne afrohemi gjithnjë e më afër fazës finale të Botërorit të Rusisë, “Goal” hedh një vështrim në fitoret më të mëdha (më të thella) në historinë e turneut madhor global, që luhet një herë në katër vite dhe ka mbërritur në “stacionin” e tij të 21-të.# 10 Portugali-Korea e Veriut 7-0 (viti 2010) Përplasja e Kupës së Botës 2010 midis Portugalisë dhe Koresë së Veriut u shënjua nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në 16 muaj, që ishte edhe i vetmi në këtë turne. Raul Meireles, Simao, Hugo Almeida, Liedson dhe Tiago (2) e plotësuan rezultatin e thellë.# 9 Poloni-Haiti 7-0 (viti 1974) Polonia mori tri fitore nga tri ndeshjet e fazës në grupe të Kupës së Botës 1974, në rrugën e saj për të përfunduar në vendin e tretë, ku triumfi 7-0 ndaj Haitit ishte më imponuesi. Një “hat-trick” nga Andrzej Szarmach iu shtuan golat e realizuar prej Grzegorz Lato (2), Jerzy Gorgon dhe Kazimierz Deyna.# 8 Turqi-Republika e Koresë 7-0 (viti 1954) Kupa e Botës 1954 u v..

Lexone

Papa puth vajzën në kokë, mrekullia që ndodh i lë të gjithë të habitur: “Ishte vepra e Perëndisë”

Besimi tek Zoti u ka sjellë dy prindërve të një vajze të sëmurë mrekullinë që gjithkush e pret.Vogëlushja e tyre vuante nga një tumor në tru dhe lloji i gjakut të fëmijës, gjithashtu shumë i rrallë, e komplikonte më tej situatën.Këta prindër të gjorë dëshironin që fëmija të takohej me Papën për të marrë bekimin e tij dhe falë ndihmës së një agjenti të FBI-së, Donny Asper, një mik i ngushtë i familjes, kjo dëshirë u bë e mundur.Gjatë një vizite të Papës në Filadelfia, agjenti i cili ishte në detyrë me rojet e sigurisë atë ditë i thirri miqtë e tij për të shkuar drejt në qytet dhe për të ndjekur udhëzimet e tij, të cilat çifti i bëri natyrshëm.Kishte kaq shumë njerëz atje, duke shpresuar që të merrnin një bekim personal. Prindërit e fëmijës gjithashtu shpresonin se e gjithë ajo turmë nuk do të përkeqësonte kushtet e Gianna-s së vogël.Por ata ishin aty dhe ishin të lumtur që ishin atje …Momenti kur babai i vajzës së vogël pa që Papa u afrua pikërisht aty ku ata ishin, ai ngrit..

Lexone