Home / Tag Archives: gjithashtu (page 6)

Tag Archives: gjithashtu

“E urrej fëmijën tim, lutem të vdesë në gjumë”, letra e nënës që po habit rrjetin

Ardhja në jetë e një fëmije është një nga ato ngjarje që ndryshon kryekëput jetën e një çifti dhe ekuilibrat e së përditshmes.Është bekim, gëzim, është emocion i papërshkrueshëm dhe ndjenjë paqeje e lumturie që zor ta kuptojnë ata që nuk e kanë provuar.Por, për një grua amerikane e cila ka zgjedhur të ndajë situatën e saj duke përdorur një profil fals në sitin Reddit, ardhja në jetë e fëmijës së tretë është një makth i cili duket se nuk ka të mbaruar.Nëna e dëshpëruar ka treguar se gjithçka filloi kur mori vesh se ishte shtatzënë, një lajm që zbuloi fare rastësisht pasi dhe ndjeu lëvizjet e fetusit në bark.Ajo dhe i shoqi nuk donin më fëmijë të tretë, prandaj ky lajm i tronditit pasi gruaja gjatë kësaj merrte rregullisht kontraceptivë. Në momentin që gruaja me pseudonimin “#dislikemythird” zbuloi se priste fëmijë, ishte tepër vonë për të abortuar dhe u detyrua ta sillte në jetë, ndonëse gjatë shtatzënisë kishte dëshiruar që të kishte një abort spontan.Gjatë kësaj kohe shtirej..

Lexone

“Ballkani Perëndimor është një term teknik i çuditshëm”

Në fillim të korrikut Austria do të marrë presidencën e BE. Në qendër të politikës së BE do të jetë deri në fund të vitit afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE. Ministrja e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl flet për DW.Nga Adelheid FeilckeDW: Zonja ministre, cilat janë objektivat që keni për Presidencën e radhës të Këshillit të BE?Karin Kneissl: Në pikëpamje të politikës së jashtme bëhet fjalë para së gjithash për afrimin e shteteve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian. Ky rajon është i rëndësishëm për ne, atë e kanë lënë keq pas dore në njëzet vjetët e fundit. Unë vetë e shmang përdorimin e termit “Ballkan Perëndimor”, ai është një term teknik i çuditshëm dhe për mua qytete si Sarajeva dhe Beogradi janë gjithashtu qytete evropiane.Ju flisni për “afrim”. Pas takimit të nivelit të lartë në Sofje është përhapur një zhgënjim relativisht i thellë në gjashtë shtetet, të cilët ndodhen me statuse të ndryshme kandidatësh ose jo kandidatësh. Çfarë do të ofroni konkretisht? Çfarë d..

Lexone

Januzaj: E pres me padurim këtë Botëror, është një mundësi e madhe

Adnan Januzaj mund të jetë një nga rekordmenët e rinj në Botërorin 2018, pasi nëse zbret në fushën e lojës gjatë aktivitetit me Belgjikën, do të bëhet futbollisti i parë belg që ka luajtur në dy edicione pa marrë pjesë në asnjë sekondë në eliminatore.Megjithatë, lojtari po përgatitet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje të dytë dhe në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, ka shpjeguar se e sheh Botërorin si një mundësi të madhe për të dhe shokët e skuadrës.“E pres me padurim këtë Botëror. Të gjithë kemi luftuar në maksimum për të qenë pjesë e listës dhe tani tifozët mendojnë se mund të bëjmë një rrugëtim të mirë. Kemi shumë lojtarë të mirë që po luajnë në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe në kampionatet më të forta. Tani mbetet të ndërtojmë një ekip të fortë me ta, të punojmë si skuadër. Kjo është një mundësi e madhe që u jepet të gjithëve.Sigurisht, ne dhe Anglia kemi më shumë lojtarë në kampionatet e forta sesa rivalët në grup. Por në Kupën e Botës nuk mund të mendosh..

Lexone

Spanjë, shqiptari e pranon në gjyq: Jam ‘koka’ e bandës së kokainës

Ndikimi i shqiptarëve në rrjetin e narkotikëve në Evropës është shtrirë edhe në Spanjë, aty ku edhe ka baza për zbarkimin e kokainës nga Kolumbia, e që më pas shpërndahet në të gjithë kontinentin. Tashmë prej një viti janë evidentuar disa arrestime shqiptarësh që tregëtojnë heroinë, hashash e kokainë në Gadishullin Iberik, por rasti i Afrim H. Për të cilin shkruajnë mediat spanjolle është disi i veçantë.Ky shqiptar ka pranuar para një gjykate në Spanjë se është ‘koka’ e një rrjeti ndërkombëtar të drogës.Afrim H. ka dalë para gjykatës në Pontevedra bashkë me tre persona të tjerë dhe ka rrëfyer se drogën e merrte në Valencia dhe më pas e përgatiste në një banesë në zonën ku jetonte, për ta shpërndarë pastaj tek përdoruesit.Të akuzuarit kanë treguar se në dhjetor të vitit 2015 kishin marrë një sasi prej 10 kilogramësh heroinë në Valencia, të cilën e kishin mbajtur për një kohë të caktuar në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra, ndërsa më pas e shpërndanë atë tek klien..

Lexone

ANALIZA: Përpjekja e Rusisë për të balancuar midis Izraelit dhe Iranit në Siri

“Tensionet në rritje në Siri po testojnë aftësinë e Rusisë për të manovruar”Ndërsa raketat parakaluan nëpër Sheshin e Kuq gjatë paradës së Ditës së Fitores në Rusi më 9 maj, Binyamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, qëndronte pranë Presidentit Vladimir Putin. Ai kishte ardhur për të siguruar mbështetjen e Rusisë për përmbajtjen e Iranit në Siri. Ngulitur në xhaketën e tij ishte shiriti portokalli dhe i zi i Shën Gjergjit, një simbol i luftës së dytë botërore, që është bërë sinonim i revanshizmit rus në Ukrainë.Përfundimet duket se kanë funksionuar: kur The Economist shkoi të shtypte artikullin, Rusia dhe Izraeli po finalizonin një marrëveshje që do të përpiqej t’i mbante forcat iraniane rreth 24 kilometra larg kufirit izraelit në Siri.Marrëveshja thekson aktin delikat të balancimit të Putinit në Lindjen e Mesme. Që nga ndërhyrja në luftën civile të Sirisë në fund të vitit 2015, Rusia ka pozicionuar veten si lojtar i domosdoshëm, i aftë të flasë pothuajse në të gjitha anët. Ajo..

Lexone

Samiti i G7-s: Çfarë duhet pritur në takimin e liderëve më të rëndësishëm të botës

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga Samiti i G7-s, kur presidenti Donald Trump u shfaq për herë të parë mes liderëve më të pushtetshëm të botës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur tërheqjen nga marrëveshjet ndërkombëtare si ajo me Iranin apo ajo për ndryshimet klimatike, e ka çuar botën në prag të luftës tregtare dhe shumë shpejt do të takohet në Singapor me liderin e Koresë së Veriut. Këto zhvillime duket se i kanë përzier kartat në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Lind pyetja: A matet pushteti i liderëve të botës me pozicionin ku ata ndodhen në orbitën e Trump-it? Çfarë duhet pritur në samitin e 44-t të G7-s, që mbahet më 8-9 qeshor në Kebek, Kanada?Emmanuel Macron – BFF (miku i mirë i përjetshëm)Macron duket se i ka marrë Britanisë rolin e ndërmjetësit më të afërt perëndimor me Uashingtonin, megjithatë ai dhe Trump duken një dyshe e çuditshme. Të dy ndjekin politika që nuk ngjajnë, kanë 30 vjet diferencë dhe prejardhje intelektuale thellësisht të ndryshme. Asnjë lider tj..

Lexone

Lobim femëror në Gjermani

Ministrja e Drejtësisë e Shqipërisë, Etilda Gjonaj, me homologen gjermane, Katarina BarleyPak para se Gjermania të vendosë përfundimisht qëndrimin e saj mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë, Shqipëria vazhdon lobimin në Gjermani. Këtë radhë delegacionet kryesoheshin nga femra.Dy delegacione nga Shqipëria ndodhen aktualisht në Gjermani: njëri në rang qeveritar, i kryesuar nga ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe njëri në rang parlamentar, i përbërë prej dy deputeteve të komisionit të jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, PS, kryetare, dhe Rudina Hajdari, PD. Të dy kanë një mesazh: hapni negociatat.Gjermania përkrahëse edhe në të ardhmenVeç takimeve në Bundestag dhe në zyrën e kancelares, Angela Merkel, Etilda Gjonaj u takua të martën (05.06.) me homologen e saj gjermane, Katarina Barley (SPD). Siç bënë të ditur për Deutsche Wellen, burime nga Ministria Federale e Drejtësisë në qendër të takimit ishin lufta kundër korrupsionit, modernizimi i burgjeve dhe pavarë..

Lexone

E vërteta e hidhur e pushimeve të palimituara

Një leje pushimesh e pafundme por e paguar, tingëllon fantastike, por kompanitë që ofrojnë këtë mundësi mund të kenë një arsye, frytet e së cilave do të jetën të mëvonshme.Kur të shkoni me pushime këtë vit, rezervoni pak kohë për tu menduar për punëtorët që kanë leje pushimesh të pakufizuara.Megjithëse mund të tingëllojë si parajsë zotërimi i një leje të pafundme dhe të paguar, në realitet nuk ka shumë gjasa që ju ta kaloni gjysmën e vitit në një plazh të largët.Pushimet Bottomless (të pa kufizuara) u shfaqën së pari në mesin e viteve ’90, me IBM si pararendës. Firmat e tjera të teknologjisë në Silicon Valley, si vendi i punës Glassdoor, rrjeti i biznesit LinkedIn dhe shërbimi i transmetimit Netflix, i ndoqën këto pasoja, dhe tani pushimet e pakufizuara po përhapen në vendet e punës britanike.Grupi Virgin i Richard Branson prezantoi këtë politikë në vitin 2014 dhe kompanitë e teknologjisë si Songkick, firmat e PR si Golin dhe agjensitë e marketingut të tilla si Visualsoft gjith..

Lexone

Samiti i Trump-Kim, në ishullin ‘Sentosa’ të resorteve luksoze

Takimi i shumëpritur midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit.Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, por shumë detaje nga samiti historik që është planifikuar të mbahet më 12 qershor janë ende të pakonfirmuara.Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders konfirmoi në Twitter se samiti do të zhvillohej në hotelin me pesë yje Capella.Por duket se të dy liderët do të qëndrojnë diku tjetër. Trump ka gjasa të qëndrojë në hotelin Shangri-La, ku presidentët amerikanë kanë qëndruar më parë, ndërkohë që Kim ndoshta do të qëndrojë në St Regis Singapore, raporton gazeta Straits Times.Të dy hotelet janë në ishullin kryesor, pranë shiritit të famshëm të pazareve të Orchard Road. Ndërkohë Sentosa është një nga 63 ishuj që përbëjnë Singaporin. Ishulli 500 hektar, ka vetëm një distancë të shkurtër nga ishulli kryesor dhe është shtëpia e vendpushimeve luksoze, marinave ..

Lexone

Amerikani që për 24 vjet, kërkon një emër për Maqedoninë

Matthew Nimetz është një burrë i durueshëm: pas 24 vitesh përpjekjeje për të negociuar një përfundim të një prej debateve më të stërzgjatura ndërkombëtare sa i përket emrit të Maqedonisë, diplomati i SHBA-së më në fund po e sheh që përpjekjet e tij po japin fryte.Maqedonia dhe Greqia thanë të hënën se kanë arritur më në fund në një platformë për zgjidhje të mundshme për debatin e tyre të gjatë mbi emrin e Maqedonisë, të cilin Greqia e kundërshton. Lajme të zhvillimit kaq të pritur, detajet e të cilit priten të përmbyllen dhe zbulohen nga dy kryeministrat në ditët në vijim, ndiqen me muaj nga bisedimet e thella të nxitura nga OKB.Burri në qendër të këtyre bisedimeve, diplomati i SHBA-së dhe ndërmjetësi i veçantë i deleguar nga OKB mbi debatin e «emrit», Matthew Nimetz, ka shpenzuar çerekun e jetës së tij në përpjekje për t’i sjellë të dyja palët në këtë pikë. Ai e bëri gjithë këtë për një pagë vjetore simbolike, për 1 dollar. «Njerëzit më pyesin: përse e bën këtë për më shumë se 20 ..

Lexone