Home / Tag Archives: gjithashtu (page 20)

Tag Archives: gjithashtu

Diamond League, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

Luiza Gega theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa dhe e bëri në një kompeticion prestigjoz si Diamond League, teksa në ndalesën e radhës në Romë atletja shqiptare konfirmoi dhe njëherë se është mbretëreshë e pistave kuqezi, teksa u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europianit në renditjen përfundimtare.Gega, jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane. Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë.Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të Diamond League vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë..

Lexone

Dëshmija horror e shqiptarit që ekzekutoi babain: Ai përbindësh s’duhet të jetonte më, ju tregoj arsyet

Djali 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka dhënë dëshminë në polici për vrasjen e babait të tij 70-vjeçar. Sikurse raportuan një ditë më parë mediat greke, ai u ka thënë hetuesve se i ati kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte i vogël.26-vjeçari është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, 26-vjeçari shqiptar thotë se i ati i tij gjithashtu kishte abuzuar seksualisht.“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë. Kur vdiq në Tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet..

Lexone

Vuçiç për “Le Monde”: Unë nuk jam si Edi Rama, që lyp në derën e BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Paris, i ka dhënë një intervistë të përditshmes franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor me BE-në në SofjeAi ka folurlidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është pyetur për deklaratat e presidentit Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas këtij qëndrimi të Macron.Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese:“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai.Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik, por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Lexone

Danimarka ndalon veshjet burka dhe niqab në vende publike

Pas Francës, Belgjikës dhe Austrisë, Danimarka gjithashtu ka votuar pro ligjit për ndalimin e veshjes në publik të rrobave që mbulojnë fytyrën, siç janë niqabi dhe burka.Parlamenti ka miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër një ligji të paraqitur nga qeveria e qendrës së djathtë.Edhe pse ekzekutivi danez ka siguruar se nuk duan të targetojnë fetë e veçanta, norma e njohur si “ndalimi i Burkas”, në fakt do të imponojë kufizime ndaj besimtarëve myslimanëve.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kjo nuk pritej: Seriali shqiptar “Njerëz dhe fate” qenka bazuar në ngjarje reale dhe ne nuk e dinim!

Besoj të gjithë e mbani mend serialin e famshëm shqiptar “Njerëz dhe fate”, i cili korri një sukses të madh në vitet 2000 në publikun shqiptar.Megjithatë, ajo çfarë shumica e publikut nuk dinte, ishte se historia që aq shumë i tërhoqi të gjithë, paska qenë e bazuar në ngjarje reale.Së fundmi, regjisorja dhe aktorja Egla Çeno, ka rrëfyer për “Gazetën Intervista” se personazhi i Enit dhe i babait janë krijuar nga ajo duke u bazuar mbi historinë e saj personale.“Po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”. Mu propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte.”“Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era. Doja në një farë mënyre të ma..

Lexone

Ditë Botërore Kundër Duhanit, Manastirliu: Imazhe të sëmundjeve të tmerrshme në çdo paketë

Në ditën Botërore kundër Duhanit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në një konferencë për shtyp se do të ndryshojnë imazhet në paketat e duhanit që do të shiten në Shqipëri, ku do të shfaqen imazhe të sëmundjeve të rënda.“Brenda muajit qershor, do të miratohen imazhet e “sëmundjeve të tmerrshme” që do të vendosen në paketat e duhanit dhe brenda vitit nga miratimi, edhe në Shqipëri, si në vendet e BE, imazhet e sëmundjeve të tmershme që shkakon duhanpirja do të jenë në cdo paketë që konsumohet në vendin tone”, deklaron ministrja.Ministrja njoftoi gjithashtu se do të propozojnë disa ndryshime ligjore për të përmirësuar akoma më shumë ligjin që ndalon duhanin në ambientet publike.“Duhani është shkaktar për 1 në 4 vdekje të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare, ndaj ne do të forcojmë masat për frenimin e duhanpirjes në ambjentet publike”.Në Shqipëri tre faktorët e rrezikut të vlerësuar si më të rëndësishëm që kanë ndikimin më të madh në..

Lexone

Skeda e pasurisë së deklaruar: Ja si ka ndryshuar “kuleta” e gjyqtares Marçela Shehu

Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares Marçela Shehu-anëtare e Gjykatës së Kurbinit nga viti 2006, kur filloi karrierën në gjyqësor deri në vitin 2016.Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit është një nga 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për rrjedhojë, edhe pjesë e listës prioritare të vetingut. Shehu do të përballet më 1 qershor në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.Marçela Shehu e nisi karrierën në gjyqësor në vitin 2006. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Marçela Shehu nga viti 2006 deri në vi..

Lexone

Marku i pezulloi nga detyra, çifti i prokurorëve apelojnë vendimin

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina kanë apeluar në Kolegjin e posaçëm të Apelimit vendimin për pezullimin e tyre nga detyra i marrë pak ditë më parë nga ana e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.Rovena Gashi dhe Dritan Gina, u pezulluan nga detyra 2 javë më parë me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pasi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.Letra e plotëTë nderuar përfaqësues të medias!Unë, Rovena Gashi, prokurore (e pezulluar) në Prokurorinë e Përgjithshme, Ju informoj se:Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj personit tim dhe bashkëshortit tim, Dritan Gina, gjithashtu prokuror.Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar. Këto veprime përbëjnë sh..

Lexone

Misionet e NATO-s, Xhaçka: Do të shtojmë trupat tona ushtarake

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), ku u prit nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjeneral me katër yje Curtis M. Scaparrotti. Qëllimi i kësaj vizite ishte përforcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO) dhe për të diskutuar angazhimin e fortë të vendit tonë në operacionet e NATO-s. Gjeneral Scaparrotti theksoi rolin kyç të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe Afganistan, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s. Më takimin me ushtarakun e lartë amerikan, ministrja Xhaçka shprehu vendosmërinë e vendit tonë për të kontribuuar në të gjitha operacionet e NATO-s.“Shqipëria qëndron e angazhuar dhe do të vazhdojë kontributet në Misionin Resolute Support në Afganistan, KFOR Kosovë, Praninë e Përparuar të NATO-s në Letoni, aktivitetet detare të NATO-s në detin Egje, Forcën e Reagimit të NATO-s dhe Qendrën Rajonale për Jugun në Napoli”.Gjeneral Sc..

Lexone

Gjonaj raporton përpara ambasadorëve të vendeve të BE: Po godasim korrupsionin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Antikorrupsion ka raportuar përpara ambasadorëve të vendeve të BE, lidhur me gjithçka është bërë në drejtim të masave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga prioritetet qeverisëse dhe po ashtu një kriteret bazë për ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.Në një takim të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Gjonaj ka folur për masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.“Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strat..

Lexone