Home / Tag Archives: gjithashtu (page 11)

Tag Archives: gjithashtu

Hysaj pjesë e 100 lojtarëve më të shtrenjtë të planetit

Peformanca e Elseid Hysajt tek Napoli ka bërë që jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj të thuren elozhe në drejtim të lojtarit. Skuadra jugore me Hysajn në mbrojte është më e sigurt dhe në fakt performanca e shkodranit nuk ka kaluar pa u vënë re.Shpesh kohët e fundit në drejtim të lojtarit janë shfaqur në skenë disa klube me peshë si Atletico Madridit, Chelsea, Man.United apo dhe Bayerni i Mynihut, të cilët kërkojnë të transferojnë Hysajn në radhët e tyre.Sidoqoftë përtej merkatos, observatori futbollistik me seli në Zvicër ka bërë publike listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, ku pjesë e saj është mbrojtësi kuqezi. Hysaj mban vendin e 89 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet në 60.1 milionë euro.Shkodrani ka lënë pas vetes shumë futbollistë të tjerë cilësorë si Radja Naingolan, Nemanja Matiç ,Mesut Ozil, Florentin Toliso dhe Edin Dzeko. Gjithashtu pjesë e ‘top 100’ të futbollistëve më të shtrenjtë qëndrojnë edhe Granit Xhaka në vendin e 74 si dhe Shkodran Mustafi në ve..

Lexone

Putin fton Kim Jong-un të vizitojë Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të marrë pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar që do të mbahet në Lindjen e Largët të Rusisë në muajin shtator.Ivan Melnikov, një nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus, zbuloi ftesën për mediat lokale të hënën.Melnikov tha se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i dorëzoi Kim një letër personale nga Putin gjatë takimit të tyre në Phenian të enjten e kaluar.Kim thuhet se është ftuar në Forumin Ekonomik Lindor që do të mbahet në Vladivostok. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut më herët kanë raportuar se 2 vendet ranë dakord të mbajnë një takim të nivelit të lartë midis Putinit dhe Kim deri në fund të vitit.Forumi vjetor në Vladivostok është pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar lidhjet ekonomike me rajonin e Azi-Paqësorit.Ngjarja e vitit të kaluar mblodhi së bashku më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende dhe territore. Mes figurave më të rëndësishme ishte Kryeministri j..

Lexone

FRPD-LRI protestë te zyra e ministrit Xhafa: Të erdhën lekët e drogës (FOTO)

Ashtu siç edhe është paralajmëruar prej ditësh, anëtarët e FRPD dhe LRI nuk i kanë ndalur as sot protestat, duke u vendosur përballë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për t’i kërkuar atij dorëheqjen.Të rinjtë e pranishëm në këtë protestë e kanë shoqëruar tubimin me thirrjet: “Xhafa ik”, “Rama ik”, “Ministria e drogës”, “O dorëzohu, o rrëzohu”.1 of 13Protestuesit gjithashtu kishin marrë me vete fletushka që simbolizonin paratë e drogës në valutë euro dhe dollarë, të cilat i hodhën pranë derës kryesore të ministrisë dhe kërkuan që dikush të “njoftojë Xhafën se kanë ardhur lekët e drogës”.Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha se protestat do te vazhdojnë deri në largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa prezantoi një galeri të artikujve të shumë mediave ndërkombëtare për qeverinë e drogës dhe krimit. Sipas tij është fakt se shkaktar i bllokimit të rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt Be-së është kryeministri Edi Rama.“Le ta refuzojmë këtë qeveri dhe të ngjallim shpresën për..

Lexone

Gafa e Salvinit, fotografohet në avion duke lexuar dokumente konfidenciale

Ai është simboli i populistëve dhe politikave anti-emigracion në Italia, por tashmë përveçse si lider i Lega Nord i paraqitet publikut edhe si ministri i Brendshëm i vendit, falë qeverisë politike që krijoi duke rënë dakord me Luigi di Maion e “5 Yjeve”.Por pavarësisht popullaritet të madh që ka fituar së fundmi me deklaratat për të dëbuar 500 mijë emigrantë, Matteo Salvini, duket se ka bërë një gabim të pafalshëm, për të cilin itaolianët e kanë kritikuar gjatë gjithë ditës së sotme.Ai ka lexuar një dokument konfidencial të Ministrisë së Brendshme në avion, teksa po fluturonte drejt Pozzallos dhe nuk është kujdesur aspak për të shmangur fotot nga aparati i një fotografi.Imazhi u shfaq fillimisht në profilin Tëitter të gazetarit Marco Castelnuovo i “Corriere della Sera” dhe është bërë viral.“Debutimi i Matteo Salvini si ministër i Brendshëm është me të vërtetë për të harruar. Me maninë e tij për t’u fotografuar dhe për të marrë disa klikime shtesë ai ka bërë publike edhe dokumen..

Lexone

Njihuni me pasurinë e prokurorit të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi

Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar nga prokurori i Krimeve të Rënda në Tiranë, Dritan Prençi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të martën për seancën dëgjimore. Trupa gjykuese në këtë hetim administrative përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Prençi për vitet 2003-2016...

Lexone

E pabesueshme: Forma e kërthizës tuaj zbulon sekretet e karakterit tuaj!

A mund ta kishit menduar ndonjëherë se kërthiza juaj lidhet me personalitetin që keni?Ndoshta mund të duket pak e pabesueshme, por ngjyra, forma dhe një sërë karakteristikash të tjera të kërthizës tuaj, zbulojnë shumë mbi shëndetin tuaj dhe si rezultat, edhe personalitetin që keni.Mëposhtë keni llojet e ndryshme të kërthizave dhe domethënien për secilën prej tyre.1: Kërthizë e rrumbullaktëNjë kërthizë e rrumbullakët dhe e thellë në bark, është tregues i një personaliteti optimist. Nëse keni kërthizën e barkut të rrumbullakët atëherë ju jeni personi i cili do të lëndoheni dhe do të dilni duke qeshur sepse keni mësuar diçka nga ajo. Fakti është se ju jeni të mirë në komunikimin e mendimeve tuaja, një cilësi që i bën të gjitha marrëdhëniet tuaja të shëndetshme dhe interaktive. Plus, optimizmi juaj ndikon mbi të gjithë njerëzit përreth jush.2: Kërthizë e madheKërthiza e madhe dhe e thellë e barkut është një shenjë e një personaliteti bujar. Nëse ke këtë lloj kërthize, atëherë t..

Lexone

Gjykata Europiane gjobit Rumaninë, Lituanin për ngritje të burgjeve të CIA-s

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka gjetur Rumaninë dhe Lituaninë fajtore për shkelje të ndalimit europian të torturave për ngritjen e një burgu sekret të CIA-s kur torturoheshin të dyshuarit për terrorizëm.Nga Ana Maria LucaGjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në një vendim të enjten tha se Rumania dhe Lituania kishin shkelur ndalimin europian të torturës dhe i urdhëruan ata të paguajnë 100,000 euro dëmshpërblim për secilin prej dy të dyshuarve për terrorizëm që u ndaluan dhe torturuan në burgjet e CIA-s në këto vende.Gjykata e Strasburgut vendosi se Rumania kishte ngritur një burg të fshehtë të CIA-s nën emrin e koduar Detention Site Black midis shtatorit 2003 dhe nëntorit 2005 dhe i bëri thirrje asaj të sjellë të gjithë zyrtarët përgjegjës para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur.Rasti kundër Rumanisë u paraqit në vitin 2012 nga Abd Al Rahim Husseyn Muhammed Al Nashiri, i cili përballet me dënimin me vdekje në SHBA për rolin e tij të dyshuar në bombar..

Lexone

SHIFRAT: Sa i paguan shqiptarët deputetët që të ziheshin sot në Kuvend, për shkopin që hëngri “huligani” Bledi Kasmi

Sherri i sotëm në Komisionin e Medias mes deputetëve të majtë dhe të djathtë gjatë raportimit në të të kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike pati mjaft jehonë në media për shkak të gjuhës së përdorur.Gjatë mbledhjes nuk munguan fyerjet nga më banalet si “rrugac” apo “halabak” duke shkaktuar reagim të fortë të qytetarëve në rrjetete sociale, një pjesë e mirë e të cilëve ngritën pyetjen: Sa janë paguar vetëm sot këta nga taksat e shqiptarëve për të bërë një sherr të tillë?Nisur nga interesi në fjalë, Albeu.com bëri një përllogaritje të përafërt se sa u kushton taksapaguesve një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë një ditë.Kështu, mund të nxjerrim edhe sa janë paguar sot anëtarët e Komisionit të Medias për t’u zënë me fjalët më të ulta me njeri-tjetrin.Nornalisht, një pjesë të mirë të tyre nuk u duhet paga, por benefitet e tjera që jep mandati, megjithatë shqiptarët duhet të dinë se sa i paguajnë.Sa i kushton shqiptarëve një deputetPërveç pagës, e cila është..

Lexone

Prokurorja Anila Leka drejt konfirmimit, vendimi të mërkurën

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, duket se do të konfirmohet në detyrë, edhe pse vendimi final do të jepet pas dy ditësh.Pas seancës dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurorja ka rezultuar e pastër. Kryesuesja e trupës gjykuese deklaroi se për Anila Lekën janë kryer të hetimet për të treja kriteret, pra pasurinë, aftësitë profesionale dhe integriteti i figurës. Vetë Leka u shpreh se nuk ka asnjë kontestim për procedurën e hetimit administrativ.”ILDKPKI thotë se është në rregull nga ana e pasurisë. Nuk ka patur fshehje, as mos deklarim dha të ardhurash Ajo ka deklaruar apartament banimi 95 metra katrore në Tiranë të blerë për 35 mijë euro. Ka një apartament në Golem 74 m katrore, 3 mln lekë. Bono thesari 3 mln lek dhe llogari llogari bankare”,-tha relatorja Firdes Shuli.Pasi relatorja ka njohur subjektin Anila Leka me konkluzionet, seanca është ndërprerë dhe vendimi përfundimtar do jepet më 6 qershor ora 09:00.Prokurorja Anila Leka e..

Lexone

Shenjat që tregojnë se ke mungesë hekuri në gjak (anemi)

Përshtati në shqip: Blertina KokaÇdo organ dhe ind në trup ka nevojë për oksigjen që të funksionojë. Qelizat e kuqe të gjakut ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Nëse vuani nga anemia, në trup nuk ka mjaftueshëm nga këto qeliza të gjakut.Ju mund të zhvilloni anemi kur trupi ka mungesë të hekurit. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për prodhimin e hemoglobinës – proteina që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin. Pa mjaftueshëm oksigjen në trup ju do të ndiheni të lodhur, të dobët dhe keni vështirësi në frymëmarrje.Çfarë e shkakton aneminë si pasojë e mungesës së hekurit?Mund të shfaqet nëse ju nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë hekur, trupi nuk e absorbon mirë hekurin, mund të humbisni shumë hekur nëpërmjet gjakut ose jeni shtatzënë.Dieta është e ulët në hekur. Doza e hekurit varet nga mosha dhe gjinia. Meshkujt kanë nevojë për të paktën 8 miligramë në ditë. Gratë e moshës 50 vjeç dhe më të re..

Lexone