Home / Tag Archives: gjithashtu

Tag Archives: gjithashtu

Ja disa truke për të shmangur dhembjet gjatë periodave

Cikli menstrual dhe paramenstrual nuk janë momentet më të mira të muajit për ne femrat. Për fatin tonë të keq, dhembjet nuk janë vetëm gjatë atyre ditëve, por fillojnë gati 10 ditë më parë, një gjendje e cila në sytë e meshkujve duket shumë e çuditshme. Por, çfarë mund të bëjmë për të zvogëluar dhembjet. Ja disa këshilla nga ekspertët: Aktiviteti fizik Duhet të praktikoni aktivitetin fizik si joga, një shëtitje në diell, not dhe pak sport gjatë ciklit menstrual, për të lehtësuar kështu dhembjet. Çlirimi i endorfinës lufton humorin e keq, stresin dhe lodhjen, duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike. Përdorni hekur Duhet të rrisni dozën e hekurit. Gjatë menstruacioneve niveli i hekurit në gjak ulet, duke shkaktuar lodhje tipike gjatë menstruacioneve. Prandaj këshillohet të hani ushqime të shëndetshme, të pasura me hekur, si spinaqi apo lakra. Shkoni të flini një orë më parë Gjatë ciklit menstrual, trupi ynë i nënshtrohet lodhjes shtesë dhe shpesh përgjumjes. Për fat të keq..

Lexone

SHQUB-i

Nga Nasho Bakalli Udhëheqësia e PD, nga tani e ca kohë më parë, e vetndryshoi nofkën e saj nga SHQUP, që socialistët i’a kishin ngjitur, në SHQUB (Shtabi Qëndror i Ushtrisë Babaleve). SHQUB-i me taktikat dhe teknikat infantile të luftës tij politike, për shembull, se “… Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj i kanë ofruar “Babales” 200mijë euro me qëllim që ai të ndryshojë dëshminë e vet…”, sigurisht, që nuk i shërben përmbushjes të dëshirave më të rëndësishme të anëtarësisë të thjeshtë të PD. Kjo është edhe përgjigjia themelore e pyetjes “Pse themeluesit e PD nuk u pranuan, nga SHQUB-i, kohët e fundit, anëtarë në forumet qëndrore drejtuese të PD?” Po sa është numuri i antarëve të Shtabit Qëndror të Ushtrisë të Babaleve, dhe cilët janë ata? Janë rreth 55 veta. Këto, të gjithë të përhimtë. Për ta vërtetuar faktin se numuri i shtabistëve është afro 55, ose diçka mbi numurin 55, mjafton të ze në gojë pohimet – të ardhura këto prej të njohurve që kam në degët e PD – se nuk ka grupe Babalesh që shë..

Lexone

Spalletti: Rafinha dhe Cancelo largohen, Icardi vendos vetë

Luciano Spalletti doli në konferencën e paralajmëruar për shtyp në orën 16:00 të ditës së sotme, ku foli mbi shumë aspekte të ndërtimit dhe përforcimit të skuadrës. Trajneri komentoi edhe merkaton, ndërsa tha se Interi që po ndërtohet, do të jetë çdo vit e më i bukur. Cili është komenti juaj për këtë sezon të parë si trajner i Interit? “Falënderoj të gjithë shoqërinë që më dha mundësinë të drejtoj Interin dhe të përjetoj këto emocione të këtij sezoni. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe futbollistët e mi, që bënë një sezon për t’u mbajtur mend. Kemi pasur momente fantastike, si ndeshjet direkte ndaj Juventusit, Napolit e Romës, por edhe të tjera ku kemi shkëlqyer më pak, por në fund ia dolëm të arrijmë objektivin tonë. Seria A është përforcuar ndjeshëm dhe kjo u pa edhe me garën për një vend në zonën Champions, ku Lazio e meritonte po aq sa ne t’ia dilte. Edhe rikthimi i Ancelottit në Serinë A, është një dëshmi e rritjes së këtij kampionati. Cili ka qenë moment..

Lexone

Kisha në Mal të Zi shënon 100-vjetorin e vrasjes së Romanovëve

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka përkujtuar njëqind vjetorin e vrasjes së familjes perandorake ruse në Ekaterinburg me disa evente të mbajtura nën sloganin “Familja Romanov – 100 vjet shenjtëri”. Duke përfunduar të mërkurën, kisha mbajti katër ditë mesha për familjen Romanov në të gjithë vendin, organizoi tryeza të rrumbullakëta, ekspozita dhe promovime librash ndërsa prit Kishën Ruse dhe zyrtarë shteti. Në manastirin e Dajbabes, afër kryeqytetit Podgoricë, Kisha Serbe gjithashtu ngriti një monument për familjen mbretërore ruse të vrarë nga bolshevikët një vit pas revolucionit që i dha fund 300 viteve të sundimit Romanov. Cari i fundit e Rusisë dhe familja e tij u qëlluan natën e 16 korrikut 1918. Përveç Nikollës II, ata vranë perandoreshën Aleksandra dhe të gjithë fëmijët e tyre, Aleksei, Olga, Tatiana, Maria dhe Anastasia. Kisha Ruse e kanonizoi familjen perandorake në vitin 2000 dhe eshtrat e tyre tani mbahen në Katedralen e Pjetrit dhe Palit në Shën Petersburg. Kisha Serbe..

Lexone

Bastisja e paprecedentë e Prokurorisë së Durrësit dyshohet se u krye nga krimi i organizuar

Dosje të zhdukura, fletë hetimi të grisura përtokë dhe dëmtimi i kamerave të sigurisë ishte gjithçka mbeti pas grabitjes së paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që hetuesit thonë se autorët “e dinin mirë se çfarë po kërkonin”. Nga Lindita Çela Dosje të zhdukura si dhe dhjetra fletë hetimi të grisura më dysh e të flakura përtokë u konstatuan nga oficerët e policisë gjyqësore mëngjesin e së enjtes, pas sinjalizimit për bastisjen e paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit. Në mesditë, hetuesit e çështjes-të ndihmuar edhe nga të dërguar të Prokurorisë së Përgjithshme ende nuk kishin përfunduar inventarin e dosjeve të zhdukura nga zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe e oficerit të policisë gjyqësore që bashkëpunon me të. “Duket se kanë punuar për një kohë të gjatë aty. Kanë marrë materialet që u duheshin dhe ato që i kanë quajtur të pavlera i kishin grisur dhe lënë në tokë,” tha për BIRN një pjestar i grupit të hetimit në kushtet e anonimitetit. Në një njoftim p..

Lexone

Zbuloni sa të zgjuar jeni duke u bazuar tek shenja juaj e horoskopit

Çdo shenjë e horoskopit është e veçantë nga tjetra dhe karakterizohet nga disa tipare të veçanta. Një prej elementeve më të rëndësishme të shenjave të zodiakut është edhe inteligjenca, e cila ndryshon nga një shenjë tek tjetra. Dashi Ju keni një inteligjencë dinamike, ju pëlqen të zgjidhni problemet. Nuk i keni frikë sfidat dhe madje edhe luftrat për ju janë për t’u përballuar dhe fituar, sepse ambicia juaj është e tillë, të fitoni me forcë dhe rezistencë. Ju jeni një person entuziast dhe me plot iniciativë Demi Inteligjenca këmbëngulëse e Demit e shoqëron atë kudo. Të ngadalshëm në arsyetim, ndjekin intuitën, edhe kjo është gjithashtu një formë e inteligjencës. Ju jeni i zgjuar dhe mendoni, por pak e kuptojnë aftësinë tuaj për të pritur, thjesht për shkak se ngadalësia është një vlerë për disa njohës. Binjakët Shenja e dominuar nga Merkuri ka aftësi logjike dhe komunikative. Ju keni një inteligjencë të shpejtë, jeni të zgjuar dhe keni aftësinë për të bërë një arsyetim delikat. F..

Lexone

Audio-përgjimi për ekspertizë jashtë vendit, hetohet pasuria e Agron Xhafajt

Video-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike, ku dyshohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm dhe Albert Veliu flasin për një ngarkesë me drogë, është dërguar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, për ekspertim jashtë vendit. “Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i video-përgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”, njofton organi i akuzës. Krimet e Rënda gjithashtu kanë bërë regjistrimin për procedim penal në lidhje me video-përgjimin. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Organi i akuzës bën me dije s..

Lexone

“Arena Kombëtare” humb sërish, Superkupën e merr stadiumi i Portos

Merr fund ëndrra e Shqipërisë për të pritur finalen e Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në stadiumin në ndërtim, ‘Arena Kombëtare’. UEFA publikoi pasditen e sotme stadiumet që fituan të drejtën për të pritur finalet e Champions Leagues, Europa Leagues dhe Superkupës Europiane, për sezonin 2019-200 dhe fitues për eventin ku garonte ‘Arena Kombëtare’, u shpall stadiumi i Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’. Ndërkohë finalja e Champions Leagues do të luhet në Stamboll, në stadiumin e rikonstruktuar ‘Ataturk’, i njëjti ku u luajt edhe finalja e famshme Milan-Liverpool. Polonia do të presë finalen e Europa Leagues, në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’, që gjithashtu është rikonstruktuar së fundmi. Shqipëria humb kështu tentativën e dytë për të sjellë një ndeshje të një niveli të lartë, në ‘Arenën Kombëtare’, por nuk përjashtohet mundësia për të konkurruar sërish në sezonin pasardhës. #UEFAExCo BREAKING: The Estádio do Dragão in Porto will host the 2019/20 UEFA Super Cup..

Lexone

Habit Ronaldinho, martohet me dy gra

Legjenda e Brazilit Ronaldinho, një nga futbollistët më të talentuar të të gjitha kohërave, raportohet se do te martohet me dy gra në të njëjtën ditë. Kohë më parë ai ishte betuar se nuk do të martohej kurrë për shkak të dashurisë së tij për gratë. 38-vjeçari, pasi ka jetuar në mënyrë harmonike me dy nga të dashurat në shtëpinë e tij që nga dhjetori, ka ndryshuar mendje dhe tani dëshiron të martohet me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në gusht të këtij viti. Ish-futbollisti gjithashtu u blen atyre dhurata të njëjta. Është raportuar gjithashtu se Ronaldinho udhëton me të dyja gratë në pothuajse çdo ngjarje që ai ndjek. 24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kanceri i veshkës, dalloni shenjat e para dhe faktorët e riskut

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme. Funksioni kryesor i veshkave është të filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe t’i nxjerrin ato nëpërmjet urinimit. Veshkat ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e tensionit të gjakut dhe sigurohen nëse keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si tek burrat ashtu edhe gratë. Karcinoma renale Ka disa lloje të kancerit të veshkës, megjithatë 9 në 10 njerëz vuajnë nga karcinoma renale. Zakonisht është një tumor brenda veshkës, megjithatë mund të shfaqen edhe më shumë, si edhe tek të dyja veshkat. C..

Lexone