Home / Tag Archives: gazetashqipcom (page 5)

Tag Archives: gazetashqipcom

Tragjedia në Itali, ambasada: Nuk kemi informacione për shqiptarë të lënduar

Ambasada e Shqipërisë në Itali, nëpërmjet një njoftim zyrtare bën të ditur se po ndjek me interes zhvillimit në lidhje me shembjen e urës në Genova të Italisë dhe deklaron se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptarë të lënduar.Po ashtu, Ambasada e Shqipërisë në Itali apelon duke iu drejtuar shtetasve shqiptarë në Itali: “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”.Urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur sot në mesditë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sekuestrohen 200 gramë kokainë në Tiranë, arrestohen poseduesit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet me muzikë tallava të Tiranës.Të arrestuar janë Agostin Zefi, 56 vjeç dhe Zef Bokaj, 30 vjeç, të dy nga Lezha.“Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit ‘Kokainë’ në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në saj të punës së mirëorganizuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Audi’, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjetë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë”, bën të ditur policia e kryeqytetit.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestuar 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, automjet tip “Audi” dhe tip “Rena..

Lexone

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari i dënuar për prostitucion

Është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia drejt vendit tonë, 29-vjeçari Viktor Floqi, i dënuar në vitin 2016 me 8 vite burg, nën akuzën e prostituimit të të rriturve.Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.Shtetasi Viktor Floqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elba..

Lexone

Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg (Video)

Ndalohet dhe kapet një person i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë, i dënuar me 20 vjet burg.“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka enuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.PukëVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkimKapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi ..

Lexone

Konflikt vëllezërish në Tiranë, njëri plagos me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi familjare.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tragjedia në Gjenova, humbin kontaktet dy emigrantë shqiptarë

Fatmirësisht deri tani nuk ka konfirmim për shqiptarë mes dhjetëra viktimave të tragjedinë së shembjes së urës në Xhenova të Italisë.Por së fundmi janë ngritur edhe dyshimet e para. Shqiptari Ferdinand Sakaj, një banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërsa thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.Ai konfirmon se 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona ku ndodhi tragjedia.Deri tani janë konfirmuar 35 të vdekur, 13 të plagosur, ndërsa 10 persona janë të zhdukur. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtrati..

Lexone

Kufirin e kaluan 1 mln persona, fluks turistësh në muajin gusht

Në dy javët e para të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 624 mijë të huaj, shumica për turizëm.Bashkë me emigrantet shqiptar kanë ardhur gati një milion persona, të cilët po përballen me trafikun e rënduar në akset nacionale, por edhe me vonesa në kalimin e kufirit.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

KOSOVË-SERBI; KUDES ME DETAJET, NË TO FLE DREQI!

Bashkangjitja e Luginës së Preshevës Kosovës është një synim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që prej Referendumit të vitit 1992, por, duhet thënë se kompleksiteti i gjeografisë së Luginës së Preshevës: përbërja e përzier etnike e komunave, rëndësia që paraqesin autostrada dhe hekurudha ndërkombëtare e sidomos baza ushtarake “Jug” e cila gjendet në jug-lindje të Bujanocit janë elemente që vetëm e vështirësojnë një zgjidhje çfarë e dëshirojnë shqiptarët.* Nga: Shaip KAMBERIËshtë hera e parë që nga paslufta në Kosovë, që institucionet e saja (tash për tash presdidenti) po deklarohen haptas rreth të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke e lënë të hapur mundësinë që, përmes formulës së ndarjes, shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve) Lugina e Preshevës t’i bashkangjitet Kosovës, që është synim i saj i natyrshëm që nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992.Është nxitur një seri reagimesh dhe kundërshtish ndaj kësaj ideje, që është e pritshme pas një qëndrimi gati të beto..

Lexone

KOSOVË-SERBI, PSE GAZIVODA ËSHTË E RËNDËSISHME!

“Gazivoda” është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet serbe dhe gazetat bulevardeske, sipas të cilave po përgatitet marrja arbitrarisht e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës. Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Gazivodës po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë “stërvitje të planifikuara dhe të rregullta.”Autoritetet serbe për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzuan opozita e disa klerikë si dhe “agjencitë e huaja” për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën, thuhet nga ky takim.Shefi i Ministrisë për Kosovë dhe Metohin Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë ..

Lexone

KUR PUBLIKU (TË) FLE NË SHFAQJE

Nga Fadil LEPAJATeatrin nuk e rrëzon dot sikur një hotel skaj deti, me tritol! Por, as nuk është se nuk e rrënon dot , një teatër. Më kot, e ruan godinën ndërkohë që të rrënojnë bazën kulturore. Të (a)kulturojnë, me një fjalë. Në artin bashkëkohor, shfaqja luhet në tërë planetin.Sa për godinën, në shfaqjen tonë, të duhet veç një eskavator dhe një ministër “modern” i kulturës . Modern duhet të jetë edhe kryetari i bashkisë për të u përmbyllur projekti. Askush nuk e rrënon një teatër sa një drejtues i cili e largon publikun. Ku ka krim më të madh, sesa publiku të mos mund të flejë në teatër? Nëse nuk ke publikë, të fle aty, nuk ke teatër. Bëje muze, atëherë, ose shumëkatëshe me qelq! Pastaj, vjen poeti dhe këndon për ca “Ca pika shiu (që) ranë mbi qelq..”Eh! “E keni lexuar romanin “Ura e Drinës” “, e pyesin një qytetar, për romanin e famshëm të nobelistit Ivo Andriç. “Përse t’a lexoj? Unë kam ecur mbi atë urë, mor i uruar”,- thuhet të jetë përgjigjur qytetari. Gjithsesi kjo ishte v..

Lexone