Home / Tag Archives: gazetashqipcom (page 20)

Tag Archives: gazetashqipcom

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, ndalohet një nga autorët e dyshuar

Mesditën e djeshme policia e Vlorës zbardhi ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku u ekzekutua me armë biznesmeni 29 vjeçar, Vasil Dervishaj.Blutë e Vlorës identifikuan si autorë të vrasjes shtetasit:-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;Mëngjesin e sotëm policia njofton se ka bërë të mundur arrestimin e një prej ekzekutorëve, pikërisht 28-vjeçarin A.C. dhe ka sekuestruar një automjet tip “Audi, me targë AA830 RA, që është përdorur gjatë krimit.Automjeti gjithashtu kishte edhe një targë tjetër italiane, e cila duket se ka qenë e vendosur natën kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të dyshuar.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpërthim në Bagdad, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona u vranë dhe mbi 90 u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.“Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”, tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur. Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vullkani në Guatemalë, opozita kërkon “kokën” e kreut të Emergjencave

Përfaqësuesit e opozitës në Guatemala kanë kërkuar që kreu i Agjencisë së Reagimit Emergjent (Conred) të shkarkohet. Ata thonë se Conred dështoi të marrë parasysh paralajmërimet paraprake për shpërthimin vdekjeprurës të vullkanit Fuego.Një figurë e lartë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet të hetojë nëse ka pasur neglizhencë penale. Nëntëdhjetë e nëntë persona janë shënuar si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore që nga e diela dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.Ekspertët e vullkanologjisë thonë se u kanë bërë thirrje zyrtarëve të evakuojnë zonën rreth vullkanit Fuego herët të dielën – për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik dhe flukseve të shpejtë të vullkanit.Por thuhet se Conred nuk veproi menjëherë. Vetë agjencia thotë se paralajmërimet e ekspertëve nuk ishin mjaft të sakta për të shkaktuar evakuim masiv.Por Taracena i partisë opozitare UNE tha se qeveria e Guatemalës duhet të hetojë për çështjen në fjalë.Fshatrat në shpatet e malit janë kthyer në..

Lexone

Perez mendon për Conten si pasues i Zidane

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffon, Perin vishet bardhezi

Juventusi gjen portier për të zëvendësuar të larguarin Gianlugi Buffon. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Genoan për Mattia Perin dhe tashmë 25-vjeçari nga Latina mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës, gardiani më i ri i Juventusit.Te bardhezinjtë Perin i cili është pjesë edhe kombëtares italiane do të rivalizojë për një vend titullari me polakun Sczezny. Kartoni i Perin i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro, ndërsa Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.Me kampionët e Italisë portieri i përfaqësues së kaltër do nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit, ku Shyqyri Çela banon. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Treni i linjës Fier-Elbasan aksidenton për vdekje 81-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar.Mësohet se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga mjeti.Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Itali, Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Giuseppe Conte ka mbajtur fjalimin edhe në Dhomën e ulët të deputetëve, në Itali, ku u votëbesua për herë të dytë si kryeministër i vendit.Edhe këtë herë lideri i ri i italianëve nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së tij do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit.“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë”, ka thënë Conte.Nga 621 parlamentarë, 350 kanë votuar pro, 236 kundër, ndërsa 35 kanë abstenuar. Juristi i bërë kryeministër është zotuar se do të ndjekë linjat e Bashkimit Europian sa i takon politikave financiare, por ka kritikuar rregullat fiskale aktuale duke i cilësuar shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike.Më herët Conte mori votëbesimin edhe në Senat, ku ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet..

Lexone

Pogradec, 40-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në anë të rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 5:20 në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”. Sipas policisë, një 40-vjeçare është gjetur në anë të rrugës me dëmtime në trup.Dyshohet se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Qytetarja është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë.Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, e sigurisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone