Home / Tag Archives: gazetashqipcom (page 10)

Tag Archives: gazetashqipcom

Në pritje të Botërorit, festohet ditëlindja e një kafshe të rrallë në Moskë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë përpara se të nisë Botërori i futbollit në Rusi, paralelisht vazhdojnë aktivitetet e projektit të fëmijëve “Futboll për miqësi”.Këtë herë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e një specieje të rralllë dhe të rrezikuar në botë. Bëhet fjalë për lemurin e kuq, një nga më të mëdhenjtë në Madagskar. Projekti “Futboll për miqësi”, i organizuar nga Gazprom për të gjashtin vit me radhë, përveç argëtimit të fëmijëvë, përcjell edhe mesazhe të forta edukative dhe humanitare. Kjo ditë e festimeve është quajtur “Happy Buzz Day”, pasi një vit më parë lindi lemuri që u quajt Buzz.“Rëndësia e një misioni ekologjik nuk duhet të nënvlerësohet. Aktivitetet njerëzore kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e klimës së planetit tonë. Çdo ditë po përballemi me fatkeqësitë natyrore si rezultat i të cilave vuajnë njerëzit në mbarë botën. Në këtë kontekst, një mision ekologjik i programit të Futbollit për Miqësi ka synime të përbashkëta me Qëllimet e Zhvillimit të ..

Lexone

Përdhunoi dhe vrau të miturën në Gjermani, kapet irakiani

20-vjeçari Ali Bashar, i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 1q4-vjeçareje në Gjermani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në veri të Irakut. I riu, sipas hetuesve, ishte arratisur në vendin e tij së bashku me familjen për të shmangur arrestimin pas krimit. Lajmi është njoftuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka vlerësuar policinë gjermane dhe atë kurde.Ali Bashar akuzohet se ka përdhunuar të miturën dhe më pas e ka mbytur për të fshehur aktin. Më pas ai e ka varrosur kufomën në një pyll të mbuluar me gjethe dhe bar. I riu, i cili kishte precedentë të mëparshëm penalë, i është refuzuar kërkesa për azil në vtin 2016, por avokati i tij e kishte apeluar. Të enjten e shkuar, së bashku me familjen e tij – babai, nëna dhe 6 fëmijët – ishte arratisur në Irak falë një lejekalimi të dhënë nga ambasada e vendit të tij.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se G7-ta ( grupi i vendeve më të industrializuara), duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar. Kjo deklaratë e Trump vjen katër vjet pas përjashtimit të Rusisë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada. “Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, tha Trump.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj duke thënë se Rusia “po e përqendron vëmendjen e saj në formate të tjera, jashtë G7-ës”. Një zëdhënës i qeverisë italiane tha se Roma pajtohet me Trump se Rusia duhet të jetë në grup.G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkel minën, plagoset rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka shkelur mbi një minë që ndodhej në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në fshatin Berishë të Tropojës.45-vjeçari Azgan Doçi ka qenë duke ecur, kur befas i ka shkelur këmba në minë. Kjo ka bërë që të mbetet i plagosur rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të shpërthimit.Ai u dërgua në spitalin e Bajram Currit ku gjendja paraqitet kritike, ndërkohë që pritet të dërgohet me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje.Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkëlzen Selimi, gjyqtari që shfrytëzon drejtësinë

Mjafton të kërkosh në internet për gjyqtarin Shkëlzen Selimi dhe aty konstaton denoncime pa fund të medias për vendimet gjyqësore dhe pasuritë përrallore të gjyqtarit të lartë.I denoncuar shpesh edhe nga politika për vendime, si ai për Gërdecin dhe për 21 Janarin, gjyqtari Shkëlzen Selimi është denoncuar edhe nga Kryeministri Rama.Në shtator 2017, Kryeministri tregon për një pikë karburanti në të cilën Shkëlzen Selimi është pronar në qytetin ku ai ishte gjyqtar dhe prej nga u katapultua çuditshëm direkt në shkallën e tretë të gjyqësorit.“Kontestimi i palës së dëmtuar ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për vendime skandaloze rritjesh të çmimeve të shpronësimit të Qeverive, i cili është gjykatësi që ka arritur në pikën që të japë një vendim ekzemplar për historinë e jurisprudencës botërore, duke ndaluar shpronësimin për interes publik të një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë”, deklaronte Kryeministri në atë kohë.Prej kësaj pike karburanti, Sh..

Lexone

Videoklipi i Kupës së Botës, Era Istrefi dhuron spektakël

Për herë të parë është publikuar videoklipi i këngës zyrtare të këngës së Botës. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Uill Smith dhe Niki Xhem kanë bashkuar forcat për të sjellë super hitin e kësaj vere.“Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren, teksa ajo është dhe pjesa qendrore e këngës.Kënga është publikuar në “Youtube” nga Niki Xhem dhe pritet të jetë hiti më i dëgjuar i verës.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arrestime në Singapor përpara samitit Trump-Kim

Policia në Singapor arrestoi dy gazetarë jugkoreanë, nën akuzat se kanë shkelur në shtëpinë e ambasadorit verikorean, pëpara samitit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.Policia tha se është thirrur në rezidencë të enjten pasdite.Trump dhe Kim pritet të arrijnë në Singapor të dielën, ndërsa do të takohen të martën.Trump tha se do ta shqyrtojë ftesën për Kimin në Shtëpinë e Bardhë nëse takimi në Singapor shkon mirë.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë duan që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, por Trump ka thënë se do të duhet më shumë se një takim për të arritur këtë qëllim. Rreth 3,000 gazetarë pritet të mbulojnë takimin në Singapor.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident tragjik në Gjirokastër, vdesin dy gra, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy gra kanë humbur jetën dhe një tjerër ka mbetur e plagosur rëndë.Aksidenti është shënuar në zonën e Jorgucatit, ku një makinë ka dalë nga rruga.Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Jorgucat dhe sipas policisë gratë janë përplasur nga një makinë teksa ato po ecnin anës rrugës.Mësohet se gratë sapo kishin lënë punën në fushat e rigonit në zonën e Jorgucatit.“Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës. Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.8 qershor 2018 (gazet..

Lexone

Vrasja e Fildez Hafizit, gjyq për të zhvilluar gjyq!

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin ton..

Lexone