Home / Tag Archives: gazetashqipcom

Tag Archives: gazetashqipcom

Kakavijë, arrestohet shqiptari i dyshuar si anëtar i ISIS-it

Autoritetet greke kanë arrestuar mbasditen e së hënës në pikën kufitare të Kakavijës, shtetasin Leonardo Rustemi nga Berati. Sipas burimeve policore, emri i Rustemit ishte në listën e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste ISIS. Sipas policisë greke, ai kishte jetuar për disa vjet në Lindjen e Mesme dhe Turqi dhe figuronte në listën e të dyshuarve si anëtar i Shtetit Islamik. Ai po udhëtonte me autobusin e linjës Berat-Athinë dhe kishte destinacion Pireun. Rustemi u ndalua gjatë kontrollit të dokumenteve në doganën greke të Kakavijës, ndërkohë që kishte kaluar normalisht kontrollin në pikën shqiptare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës, e cila do të vendose nëse do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet për llogari të ndonjë vendi tjetër. 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com

Lexone

Itali, Giuseppe Conte kryeministër i qeverisë politike

Pas thuajse 3 muaj bisedimesh, Lëvizja 5 Yjet dhe Lidhja e ekstremit të djathtë i kanë paraqitur Presidentit të Italisë emrin e Giuseppe Conte për Kryeministër të vendit. 11 javë pas zgjedhjeve jo-vendimtare, partitë kanë rënë dakord edhe për qeverinë e konsideruar politike programi i të cilit parashikon miliarda euro në shkurtime taksash, shpenzime shtesë për mirëqenien e të varfërve dhe rishikim të reformave të pensionit. Në deklaratën për medias pas takimit me Presidentin, Luigi Di Maio, i përgjigjet dhe kritikëve teksa shprehet: “Na lini të fillojmë, pastaj kritikoni”. Pas marrjes së firmës prej presidentit Sergio Mattarella, do të nisë puna për miratimin e Kabinetit Qeveritar. 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

SHBA, Gina Haspel betohet në krye të CIA-s

Në ceremoninë e betimit të 61 vjeçares Haspel, që u mbajt në selinë qëndrore të CIA-s në dalje të Uashingtonit, mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump. “Gina është e fortë, e vendosur dhe kur vjen puna për të mbrojtur Amerikën, ajo nuk tërhiqet kurrë”, tha presidenti Trump. “Burrat dhe gratë e kësaj agjencie meritojnë udhëheqje të jashtëzakonshme dhe atë po marrin“, tha ai. Trump e quajti zonjës Haspel “një person shumë të veçantë … që i ka shërbyer vendit me aftësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”. “Askush në këtë vend nuk është më i kualifikuar se ju për këtë detyrë të jashtëzakonshme”, i tha presidenti zonjës Haspel. Gina Haspel zëvendëson në këtë detyrë Mike Pompeon, i cili së fundmi mori detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Zoti Pompeo ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e betimit të drejtores së re të CIA-s. Për zonjën Haspel puna e saj në CIA dhe ajo punonjësve të tjerë të shërbimit të fshehtë amerikan është “më shumë se një karrierë”. Sipas saj, ajo ka të bë..

Lexone

Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Ushtria e Sirisë tha se ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha zonave përreth kryeqytetit Damask – për herë të parë në gjashtë vjet. “Damasku dhe rrethinat janë krejtësisht të sigurta”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Ali Mayhoub. Njoftimi u bë pasi trupat qeveritare pastruan kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe qarkun Hajar al-Asvad nga militantët e Shtetit Islamik. Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011 me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad. Vitin pasues, qeveria ka nisur të humbë kontrollin e zonave të Damaskut përballë xhihadistëve dhe rebelëve. Luftimet kanë lënë së paku 350 mijë njerëz të vrarë dhe kanë zhvendosur mbi 100 milionë të tjerë. 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Al Khelaifi: Mbape vlen 1 mld euro, por as për aq nuk e shes!

Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi blindon Kylian Mbappe. Për sulmuesin e kombëtares franceze interesohet Manchester City, por kampionët e Francës nuk dëshirojnë të privohen nga talenti i tyre për asnjë arsye. PSG shpenzoi 180 milionë euro për të blerë kartonin e 19-vjeçarit nga Monaco një vit më parë por tashmë klubi kryeqytetas e vlerëson shumë më tepër sulmuesin. I intervistuar lidhur me të ardhmen e Mbappe, Al Khealifi theksoi se nëse do të ishte për të Kylian vlen 1 miliardë euro, por edhe nëse do t’ia ofronin një shifër të tillë ai nuk do ta shiste 19-vjeçarin. 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Bushati në Dropull: Ligji i minoriteteve, më moderni

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në turin e llogaridhënies në Grapsh të Dropullit. Ligji i minoriteteve, tha ai, është më moderni dhe Shqipëria është një nga vendet anëtare të Konventës kuadër që ka një ligj të tillë. “Ligj mjaft modern dhe Shqipëria është një nga vendet anëtare të Konventës kuadër që ka një ligj të tillë dhe së bashku skicuam rrugën drejt zbatimit të këtij ligji, përmes jo vetëm miratimit të akteve nënligjore që i japin efekt praktik ligjit po diskutuam dhe për projekte të përbashkëta. Kur vjen puna për minoritetin grek në Shqipëri, më lejoni që dhe një herë të ritheksoj të gjithë mirënjohjen që ne kemi përsa i përket kontributit tuaj, zhvillimet politike ekonomike shoqërore”, tha ministri z. Bushati. Në dosjen marrëdhënieve me Greqinë, janë adresuar problematika 70-vjeçare, ku minoriteti konsiderohet një urë lidhëse, ku bashkë me qeverinë greke ekziston dëshira e zbatimit të projekteve zhvillimore që synon integrimin më të mirë të ..

Lexone

Falimenton Sudja! Pas 22 vitesh shkon në gjykatë kërkesa për mbyllje

Maksude Kadëmi, drejtuesja e kompanisë piramidale “Sudja” Sudja ishte e para firmë piramidale, që falimentoi mes ndërrimit të viteve 1996-1997. Kjo ishte hallka e parë e këputur e një zinxhiri dhe nisja e një prej krizave më të rëndave që ka pësuar Shqipëria. Sot më shumë se dy dekada, saga e falimentimit të Sudes po mbyllet zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Administrimi shtetëror i zgjatur 20 vite, ka dhënë rezultate qesharake për kreditoret që kanë marrë shuma të papërfillshme të parave që kishin investuar. Preç Zogaj ka qene pjese e një Komisioni Hetimor parlamentar që vitin 2003 hetoi transparencën e administrimit shtetëror të firmave piramidale. “Në fakt procesi është zvarritur pa fund dhe duket se ka qenë një gërmadhe aq e madhe kaq e madhe kjo e firmave piramidale sa që këtë e tregon edhe kohëzgjatja shumë e madhe e mbylljes se procesit, sa që duket që po mbyllet formalisht tani me Suden që ka qenë e para, përpos gërmadhës shumë të madhe kjo është edhe pasqyrë e ngadalësisë që..

Lexone

Juristi i Hipotekës, 300 mijë lekë ryshfet për pronën në Fier

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin. “Unë jam 60 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ se kam 3 vjet që sorollatem nëpër zyrat për të aplikuar për tokat dhe s’po m’i bëjnë certifikatat. Topografi më kërkoi 300 mijë lekë. Ja dhashë dhe po më sjell vërdallë. Vete te hipoteka dhe ai juristi kërkon 300 mijë lekë. Unë kam 4 dylymë e gjysmë dhe e kam përfituar me ligjin 7501” thotë qytetari. Më tej shton se “i dhashë lekë Bedri Trokës, 300 mijë. Bedriu është topografi i njësisë vendore Frakull e Madhe dhe po më bie vërdallë. Në Hipotekë ky juristi Ervis Breg..

Lexone

Shtegu i klandestinëve në Shkodër, ku malazezët duan gardh me gjemba

Autoritetet malazeze thane një ditë më parë se kanë menduar që të ndërtojnë një gardh me Shqipërinë për të ndalur fluksin e klandestinëve. Top Channel ishte në shtegun ku mendohet se përdoret nga trafikantët për të kaluar klandestinet. Klandestinët nga lindja përshkojnë një fushë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për ta është rruga e shpresës që do t’i çojë më tej në Europë. Janë pikërisht zonat e brezit jeshil në afërsi të pikave të kalimit kufitar të Murriqanit dhe Hanit të Hotit, dy pikat më problematike për palën malazeze sa i takon depërtimit të klandestinëve të huaj kryesisht shtetasve sirianë. Klandestinët hyjnë nga Greqia përmes Korçës dhe Gjirokastrës e më pas dalin nga Shkodra. Deklaratat ekstreme në vendin fqinjë për ngritjen e një gardhi me gjemba kanë në themel shqetësimin se në Shqipëri nuk i pranojnë klandestinët e kthyer prapa nga Mali i Zi. Zyrtarisht policia kufitare nuk pranon t’i komentojë këto deklarata që vijnë nga përtej kufirit, por Top ..

Lexone

Demi tregon “arsenalin e rëndë”! (Foto)

Një “dem” i vërtetë. Modelja e famshme Demi Rose, ka nisur jo vetëm pushime, por edhe punën teksa ka realizuar një set fotografik mjaft të nxehtë. 1 of 8 EXCLUSIVE ALL ROUND PICTURES 250 THE SET ONLINE USE OR STANDARD RATES PER PRINT Demi Rose wows in a shinny brown bikini during a photoshoot for her new Ibiza by Demi Rose range for ISAWITFIRST.COM in Ibiza this afternoon. MUST MENTION: Ibiza by Demi Rose range for ISAWITFIRST.COM. BYLINE MUST READ: KPPICTURES.CO.UK E veshur me bikini në një vend të shkretuar, Rose ka treguar të gjithë “arsenalin” e saj “të rëndë”… 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone