Home / Tag Archives: gazetarit

Tag Archives: gazetarit

LSI iu përgjigjet “akuzave” për pasurinë e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Deputetja Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave për pasurinë e deputetëve të LSI.Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaroi:“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet.Dhe e kemi të gjithë njësoj.Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë.Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”

Lexone

Vrasja e inskenuar e gazetarit, Rusia: Një maskaradë

Rusia e dënoi vrasjen e inskenuar të gazetarit rus Arkady Babchenko, duke e cilësuar atë si një tjetër provokim anti-rus.Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e inskenoi vrasjen e tij në Kiev, për të parandaluar një komplot të agjentëve rusë për të vrarë vërtet Babchenkon. Babchenko u shfaq të mërkurën në një konferencë për media, një ditë pasi u raportua i vrarë.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova cilësoi veprimin e autoriteteve të Ukrainës si “një maskaradë”, e bërë për “efekt propagandistik”. Ajo shtoi se Rusia është e lumtur që Babchenko është gjallë.Babchenko, kritik i Kremlinit është zhvendosur në Ukrainë pas pretendimeve për kërcënime me vdekje në Rusi.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gazetari grek: Shqiptarët, kafshë që i bëmë njerëz. Reagon Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit.

Lexone

Ndryshime në qeveri? Flet deputeti socialist mbi këtë çështje

Siç është marrë vesh tashmë, Spartak Braho është bërë deputeti më i ri i Partisë Socialiste, pasi mori mandatin e deputetit të Saimir Tahirit, i cili e dorëzoi atë përpara disa javëve.Braho ka qenë i ftuar ditën e djeshme në studion e gazetarit Roland Qafoku, ku ka folur mbi marrjen e mandatit, por edhe për ndryshimet në qeveri.Ai ka thënë se priten disa ndryshime në qeveri në muajin shtator, që sipas tij mund të përmirësojnë situatën.Roland Qafoku: Po në krahasim me Fatos Nanon, si është?Spartak Braho: Lëre, mos u tall tani. Të paktën, ky nuk ka ndërmend të iki. Fatosi i ditur dhe i mençur ishte, por nuk kishte qejf punën. Rama ka qejf punën. Të paktën 18 orë i kalon në zyrë. Merr vesh çdo gjë. Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën. Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mi..

Lexone

Artan Hoxha: Agron Xhafaj mund të paguajë një gjobë dhe të mos bëjë burg në Itali

Gazetari investigimit, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo javë”, në RTSH, ka thënë së se Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e tij të zërit për të vërtetuar nëse ka qenë ai apo jo në audiopërgjim.Por sipas gazetarit Artan Hoxha, vëllai i ministrit Xhafaj, nuk do të bëj burg në Itali pasi ligji atje i fal burgun nëse paguhet një gjobë ose punë të detyrueshme.“Hetimi do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi do dy kallëzimet janë bashkuar në një.Deri tani është marrë dëshmia e Agron Xhafajt, ka dhënë dhe një kampion për zërin në audio.Agron Xhafaj kur ka shkuar në Prokurori, ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me audio-përgjimin.Por në Itali duke parë se ka shumë emigrantë të dënuar, për dënimet 4 vite dhe poshtë ndjekin politika penale dhe në vlera monetare, ose në punë të detyrueshme.Sipas një informacioni, nuk është çudi që të hyjë në burg vetëm 27 ditë, dhe mund të ketë dhe një gjobë, por burg është shumë vështirë që të bëjë”, tha ai.

Lexone

“Fatmir Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane.Xhafaj këtë mëngjes ka zbritur në aeroportin e Fiumicions në Romë.Vetë Xhafaj ka postuar një letër drejtuar opinionit publik, ku shpreh arsyet e veprimit të tij.Lidhur me dorëzimin e Agron Xhafajt ka pasur shumë reagime.Por më pikanti ka qenë ai gazetarit Dritan Hila.“Fatmir Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”, shkruan Hila në Facebook.(TemA)

Lexone

“Bomba” e gazetarit italian: Elseid Hysaj është shitur të PSG-ja

Gazetari dhe autori italian Livio Varriale ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj.Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se ‘Hysaj është shitur te Paris Saint Germain’, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale, ndërsa statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane.Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.

Lexone

Berisha ‘shpërthen’ kundër Fatos Klosit: Është një kriminel, njeri i trafiqeve, agjent i shërbimeve të huaja dhe…

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka lene gje pa thene kunder ish kreut te SHISH Fatos Klosi, duke e cilesuar madje deri dhe agjent te sherbimeve sekrete te huaja.Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë sot një intervistë në emisionin 360gradë në Ora News përball gazetarit Artur Zheji.Në këtë intervistë debati ka shkuar dhe tek ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ku Berisha nuk i kurseu akuzat për të.Berisha tha se Klosi është një njëri i bandave dhe i implikuar në vrasje“Fatos Klosi është një nga kriminelet, një vrasës se është implikuar në vrasje.Lexo një shkrim të Kris Hixh, që bën portretin e plotë të Fatos Klosit.Në këtë artikull thuhet se është një njeri i trafiqeve, i lidhur me bandat dhe plot të zezat.Ka qenë i ndjekur dhe agjent i shërbimeve të huaja”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së ish-kryeministrit.

Lexone

“Gjurmë Shqiptare”: Në majat princërore të Tropojës

Kalatë e Lekës, vendet e jashtëzakonshme, të vërtetat, historitë… Dukagjinasit, Spanajt, arbërorët… Përse studimet kanë munguar? Çfarë përfaqëson varri i gjeneralit? Cilat janë sitet e panjohura?Një dokumentar që do t’ju njohë me histori, zbulime, legjenda e të vërteta pak të njohura…Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Ulza dhe Shkopeti, dy mrekullitë e “fshehura” që duhen vizituar patjetër

Ulza dhe Shkopeti janë dy destinacione mjaft tërheqëse për turistët në zonën e Matit.Nëse deri më sot nuk keni arritur t’i njihni aq sa duhet, fotografitë e gazetarit Adi Darsi do t’ju ndihmojnë që të kthjelloni mendimet për këtë hapësirë mjaft të këndshme turistike.Më poshtë në galerinë tonë virtuale do të përcjellim disa prej pikave kyçe. Jemi të bindur që pasi t’i shihni do mendoni t’i vizitoni. (TemA)

Lexone