Home / Tag Archives: futbollit

Tag Archives: futbollit

UEFA vendos, “Fadil Vokrri” licencohet për Nations League

Ashtu siç pritej, UEFA ka njoftuar këtë të enjte zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas nënshtrua rikonstruksionit të plotë i plotëson të gjitha kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.Tashmë tifozëve të e përfaqësueses me të re në futbollin europian nuk d t’u duhet të sakrifikojnë duke udhëtuar drejt Shkodrës apo gjetkë, për të përkrahur idhujt e tyre, por do të jenë me shumicë në impiantin e kryeqytetit Prishtinë, me ambicien për të hedhur hapa të mëtejshëm të mëdhenj në futbollin ndërkombëtar.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Historike, nga sezoni 2019-2020 pushim dimëror edhe në Premier League

Pas një debati që zgjat prej shumë vitesh, më në fund Federata e Futbollit dhe klubet angleze kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vedosur pushimin dimëror, pa cënuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë.Ndërpreja dyjavore e kampionatit në futbollin anglez në muajin shkurt do të aplikohet duke nisur që nga sezoni 2019-2020, pra para Europianit të 2020-ës.Për rrjedhojë, raundi i pestë i FA Cup, do të luhet në mesjavë në mbrëmje, ndërsa 10 ndeshjet e një raundi të Premier Leagues do të luhen në 2 fundjava.Shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn, deklaroi: “Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur. Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, pot pa cënuar festën e Krishtlindjes. Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë..

Lexone

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje.Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Publikohet videoklipi i këngës së botërorit “Live it up”, Era Istrefi duket mahnitëse

“Live it up” kënga e Botërorit 2018, që pak ditë më parë u publikua në versionin audio, sapo doli në “YouTube” edhe me videoklip.Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë ardhur në formën më të bukur në pamjet ku duken mes turmave me njerëz dhe gati për të nisur eventin më të rëndësishëm të futbollit në mbarë botën.Era Istrefi me performancën e saj prej ylli duket vërtet mahnitëse.Kampionati Boteror do te startoje me date 14 qershor ne Rusi dhe do te perfundoje me 15 korrik.

Lexone

“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (Video)

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”.“E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “.Don’t worry Liverpool FC I will always have your back. #YNWA #WeInThisTogether #SometimesYouHave2Smile #BeastMode pic.twitter.com/2aaYtffSMs— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) June 6, 20188 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Bisha” kërcënon Sergio Ramos: Je me fat që nuk luan kundër meje”

Është një fenomen i rrjeteve sociale, por tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian.Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid.“Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius.E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje…”, shprehet ai.

Lexone

Publikohet skandali, gjyqtari i Botërorit dhe zyrtari i FIFA-s duke marrë ryshfete

Një investigim dyvjeçar në futbollin afrikan ka zbuluar se në këtë kontinent gjithçka kontrollohet nga ryshfetet të cilat janë të zakonshme edhe në rangjet më të larta.Në dokumentarin e BBC “Numri 12” i cili përmbledh me dhjetëra orë filmime me kamera të fshehta, janë treguar se si futbollistë, trajnerë, gjyqtarë dhe zyrtarët më të lartë të futbollit botëror marrin ryshfet rregullisht.Mes pamjeve është edhe ajo vijërojtësit kenian, Aden Marua, i cili duhej të ishte pjesë e Botërorit 2018.Ai shfaqet duke marrë një ryshfet prej 600 dollarësh para një ndeshje.Pas publikimit të një pjese të dokumentarit, FIFA bëri të ditur se vijërojtësi në fjalë ishte tërhequr për probleme personale nga aktiviteti.Ndërkohë, vetë presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kyeshi Nantaki, filmohet duke marrë një ryshfet prej 65 mijë dollarësh të cilët i fut me shpejtësi në një qese plastike.Nantaki është anëtari i Këshillit të FIFA-s, organit më të lartë që drejton organizatën që kontrollon fut..

Lexone

Mërgim Mavraj drejt një lëvizje të bujshme

Futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj është pranë kalimit te njëra prej skuadrave me më shumë histori në futbollin turk.Mbrojtësit kuqezi me gjasë do të luaj me Fenerbahçe.Mbrojtësi kuqezi nuk pati marrëdhënie të mira kohët e fundit me gjermanët e Hamburgut.Për Mavrajn do të ishte një transferim i goditur. Jo vetëm ambiciet e skuadrës në kampionatin turk, por edhe në arenën evropiane.Fenerbahçe e përfundoi këtë sezon në vendin e dytë.Ky pozicion i jep mundësinë që të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Lexone

Barcelona-Real Madrid, çfarë dueli për Miralem Pjanic!

Një “El Clasico” në merkato për Miralem Pjanic. Sikurse njofton e përditshmja spanjolle “Marca”, e ardhmja e mesfushorit boshnjak do të jetë në njërën prej dy skuadrave më të mëdha të La Ligas, te Reali i Madridit ose Barcelona.Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk shqetësohen aspak, përkundrazi, janë të lumtur që ka një duel të tillë, që vetëm do t’ia rriste çmimin futbollistit.Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkovic-Savic të Lazios.Në fakt, për Pjanicin nuk interesohen vetëm gjigantët e futbollit spanjoll. Edhe në Premier League mësohet se ka një derbi për futbollistin ballkanas mes dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone