Home / Tag Archives: futbollin

Tag Archives: futbollin

Del ekspertiza, Davide Astori nuk vdiq në gjumë. Mund të ishte shpëtuar, nëse nuk do ishte vetëm në dhomë

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa gjendej në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!Siç lexohet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë..

Lexone

Tuchel vlerëson Buffonin: Do ta doja te PSG

Gigi Buffon i dha lamtumirën Juventusit fundjavën e kaluar, por duket se me futbollin nuk e ka mbyllur ende. Për kapitenin legjendar të bardhezinjve ka një interes konkret nga klube të mëdha, me PSG-në në krye.Edhe trajneri i sapoemëruar i francezëve, Tomas Tuchel pranoi se do t’i pëlqente t’ia besonte Gigit katërkëndëshin e skuadrës së tij, por refuzoi të pranojë nëse ka tashmë një akord apo jo.“Buffon është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe akoma nuk arrij ta imagjinoj Juventusin pa të në portë. Do të më pëlqente shumë ta kisha në ekip, por duhet t’i shikojmë gjërat me qetësi, pasi ka ende kohë”, tha Tuchel.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shifrat e frikshme të Juventusit kampion

‘Forca qëndron te shifrat’; motoja e kampionëve të NBA, të Golden State ka gjetur vend edhe te Juventusi që vendosi një rekord të ri në futbollin italian.7 tituj kampionë të Serisë A është një statistikë unike dhe legjendare për vendin e Apenineve dhe një tregues i hegjemonisë që krijuar falë punës, sakrificës dhe kualiteteve teknike e psikologjike.Përveç titullit të 7-të radhazi kampion, Juventusi vendosi apo barazoi edhe rekorde të reja. Skuadra torineze në këtë sezon regjistroi 22 ndeshje pa pësuar gol duke barazuar rekordin saj në sezonet 2013/2014 dhe 2015/16 e të Milanit në sezonin 1993/94. Zonja e Vjetër ka 92 pikë dhe vetëm 2 skuadra kanë mundur të mbyllin Serinë A me më shumë pikë, Juventusi i sezonit 2013/14 me 102 pikë dhe Interi në sezonin 9006/07 me 97 pike.Një tjetër rekord i Juventusit është ai i mospësimit të golit për 10 ndeshje radhazi në 6 janar 2018-17 mars të 2018. Bardhezinjtë në këtë sezon kanë shënuar 29 suksese, një statistikë kjo që është kaluar vetëm ng..

Lexone

Gol i dyshimtë, dhunohet arbitri në Etiopi

Ngjarje absurde në futbollin etiopian, ku një arbitër është sulmuar egërsisht ng lojtarët, për shkak të një vendimi që u konsiderua i padrejtë.Skuadra ushtarake Defence përballej me Welwalo Adigrat University dhe ndeshja ishte në barazim 1-1, ku Defence pretendoi për një gol, me topin që nuk kuptohej qartë a e kaloi plotësisht vijën fatale.Arbitri akordoi golin, por lojtarët e Welwalo Adigrat u turrën pas arbitrit duke e dhunuar, me një prej trajnerëve të skuadrës që e goditi me grusht në fytyrë.Ai trajner është pushuar nga puna dhe Federata e Etiopisë ka ndalur kampionatin. ?

Lexone

Një shqiptar, titullar te Bajerni!

Pas Xherdan Shaqirit, kthehet në formacionin e Bajernit të Mynihut një shqiptar.E ka radhën Meritan Shabani të luajë nga fillimi, në sfidën që do të luajë sot për kampionat Bajerni, kundër Frankfurtit.Sfidë pa vlerë për bavarezët, që e kanë mendjen te ndeshja e kthimit kundër Realit në Champions League.Për këtë arsye, Jup Hajnkes ka lënë pushim gjithë ekipin dhe sot do të luajnë shumë të rinj, mes të cilëve edhe djaloshi nga Kosova, i cili debuton në futbollin e madh.? Unsere Aufstellung gegen Frankfurt! #MiaSanMia #FCBSGE pic.twitter.com/IlIEUCJL8l— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018

Lexone

Inter-Juventus hyn në histori pa u luajtur ende

Të shtunën në mbrëmje luhet Inter-Juve, sfida e vetme me interes dhe rëndësi në garën për titull ndër kampionatet e mëdhenj, sepse në Spanjë, Gjermani, Angli e Francë gjithçka ka marrë fund prej kohësh.Juve u mund bujshëm nga Napoli javën e shkuar dhe tashmë çdo gabim i kushtin titullin, duke parë kalendarin e dy rivalëve.Interi është prova e parë e madhe për Juventusin, sepse zikaltërit luftojnë për vendin e katërt, janë në formë dhe mbi të gjitha e urrejnë Juven, armikun e përjetshëm, që u ka borxh një titull për penalltinë e famshme të Ronaldos dy dekada më parë.Për këtë arsye, nuk është një ndeshje e zakonshme dhe tifozët e Interit e presin si finalen e Champions League, ku fitorja do të festohet pa fund.Që tani shifra rekord: 78.328 bileta të shitura, asnjë vend bosh në San Siro, mbi 5 milionë euro arkëtime, rekord absolut për futbollin italian, shkruan Interi në faqen e vet në Twitter.Con 78.328 spettatori #InterJuventus è sold out! ?Oltre 5 milioni di incasso, record..

Lexone

“La bestia negra” është Reali

Tepër i fortë për futbollin gjerman, por sërish jo mjaftueshëm i fortë për Realin.Kjo është përgjigja në lidhje me cilësinë e Bajernit, pas vajtjes së gjysmëfinaleve në Champions League.Humbja 2-1 është e hidhur sepse ishte e panevojshme dhe e tepruar. Bajerni pati zotërimit e topit dhe krijoi me shumë raste për shënim, por sërish u mund.Duket dështimi i radhës me rivalët spanjollë. Edhe pse Ronaldo ishte krejtësisht jashtë loje, kampionët në fuqi të Europës ishin më efektivë, gjakftohtë, të pamëshirshëm.Në fakt, për këto cilësi ka qenë historikisht i frikshëm Bajerni. Kështu lindi edhe emri “la bestia negra” (Bisha e zezë).Megjithatë, Bisha e zezë e vërtetë në Europë aktualisht është Reali i Madridit.KOMENT NGA KRYEREDAKTORI I SPORT BILD, MATIAS BRYGELMAN

Lexone

Mourinho është i papërmirësueshëm, lexoni deklaratën e tij

Jose Mourinho ka vazhduar me avazin e vjetër të deklaratave. Trajneri portugez ka thënë se ai e dashuron futbollin, por kjo nuk do të thotë që ai t’i humbet flokët. Jose Mourinho këtë deklaratë e bëri duke iu referuar Pep Guardiolas edhe Antonio Contes që i ka flokët e transplantuara, …

Lexone