Home / Tag Archives: frikesuar

Tag Archives: frikesuar

Itali, 700 turistë “i shpëtojnë” zjarrit në plazh (Foto)

Një fshat turistik është evakuuar pas rënies së një zjarri në zonën antike të qytetit-shtet të Kamarina-s, një lokalitet në Raguza pranë Sicilisë në Itali. Përveç Club Med, në zonë është e pranishme edhe një tjetër strukturë: ish-Kastalia.1 of 6Zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për të shuar flakët për shkak të erërave të forta. Rreth 700 turistë janë “strehuar” të frikësuar në plazh dhe për motive sigurie është evakuuar i gjithë siti turistik.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Iku nga Rusia se frikësohej për jetën, vritet në Kiev në mënyrë mafioze gazetari kritik i Putin

Një shtetas rus është vrarë në kryeqytetin e Ukrainës, raporton policia lokale.Bëhet fjalë për gazetarin investigativ dhe prezantuesin e televizioneve, Arkadiy Babchenko.Sipas “RT”, Babchenkon e kanë vrarë me armë zjarri pasditen e së martës në Kiev.I njohur si kritik i hapur i Putinit, 41-vjeçari është ekzekutuar në banesën e tij dhe është gjetur nga bashkëshortja.Ai vdiq në ambulancë gjatë rrugës për në spital.Kjo shënon vrasjen e dytë të një gazetari rus të profilit të lartë në Kiev, në më pak se dy vjet, pas Sheremet, që u vra me bombë që iu vendos në makinë në vitin 2016.Babchenko ishte një nga korespondentët më të njohur të luftës të Rusisë, por e kishte lënë Moskën, duke u frikësuar për jetën e tij.Ai kishte shërbyer në ushtrinë ruse gjatë luftës së parë separatiste në Çeçeni gjatë viteve 1990 dhe më vonë u bë gazetar.Ai punoi si korespondent ushtarak për disa media ruse.Babchenko kishte kritikuar ashpër Kremlinin në vitet e fundit.Ai u largua nga Rusia në sh..

Lexone

Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Prisni mysafirë? Kur ariu të troket në… shtëpi

Si do të reagonit nëse do të shkonit në shtëpi dhe aty do të gjenit një ari të madh?! Kjo gjë ka ndodhur në një shtëpi në Kaliforni të SHBA-së.Ariu është filmuar brenda shtëpisë teksa po kërkonte për ushqim. Ndërkohë familjarët e shihnin jashtë nga xhami i dritares pasi ishin të frikësuar nga prania e ariut.Raportohet se kafsha “llupëse” nuk shkaktoi ndonjë rrëmujë të madhe, përvecse thyerjes së disa gotave.

Lexone

U frikësua nga paralajmërimi i mësueses, i mituri hidhet nga dritarja

Një i mitur është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij pasi kishte marrë vërejtje nga mësuesja kujdestare. Nxënësi i klasës së shtatë fillore në shkollën ‘Bekim Sylka’, në komunën e Rahovecit, Kosovë, aktualisht është në gjendje kritike për jetën.Sipas Gazetës Express, mësuesja e kishte gjetur të miturin me një shishe nargjilë në klasë dhe kishte kërkuar që ky i fundit të sillte njëri prej prindërve në shkollë. I frikësuar, djali është hedhur nga dritarja e shtëpisë.

Lexone