Home / Tag Archives: franceze

Tag Archives: franceze

FOTOT: Brenda vilës më të shtrenjtë në botë, super luks

Vila më luksoze në botë që shtrihet në Rivierën franceze, dikur i përkiste mbretit belg Leopoldi i II-të, ka dalë në shitje për 410 milionë dollarë.Rezidenca mban emrin “Les Cedres”, ka 14 dhoma gjuma, një pishinë me përmasa gjigante, pamje fantastike nga bregdeti i Nicës, një dhomë balloje si dhe një stallë me kapacitet prej 30 kuajsh.Gjithashtu ajo ka një ndër kopshtet më të bukur në Europë, i cili përfshin 15000 bimë dhe “20 shtëpiza të gjelbra” që përmbajnë bimësi të rrallë tropikale.Vila është ndërtuar para 187 vitesh për mbretin e Belgjikës me paratë e fituara nga grabitjet e tokave në Kongo.Më pas u ble nga familja Marnier-Lapostolle më 1924n, 15 vjet pas vdekjes së Leopoldit.Prona e pazakontë kaloi kohët e fundit në duart e sipërmarrësve të brandit Campari, të cilët e nxorën më pas në ankand.Villa Les Cedres do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës. (TemA)

Lexone

VIDEO: Djali hero shpëton një fëmijë pasi po binte nga kati i 4-tët, Macron i jep nënshtetësinë franceze

Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kate të një ndërtese duke u ngjitur thjesht me duart e tij për të shpëtuar një vogëlush 4 vjeçar i cili ishte i varur ne një ballkon në Paris.4-vjeçari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasdite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai i tij ishte jashtë apartamentit.Ai shpëtoi fale Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkoni deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”.Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kape djalin shëndosh e mirë.Gjithashtu, siç raportojnë mediat, i riu u nderua për veprim e tij të guximshëm nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili e ka ftua..

Lexone

Iraku gati të ekzekutojë 40 gra të luftëtarëve të ISIS: Na falni jemi viktima të burrave tanë

Iraku po përgatitet të ekzekutojë dhjetëra bashkëshorte të luftëtarëve të ISIS në hakmarrje të dëmit që kanë shkaktuar terroristët.Nga ana tjetër, këto gra janë lutur për t’i falur me pretekstin se janë viktima.Atyre iu dha 10 minuta kohë për t’u lutur për jetët e tyre përpara se gjyqtarët të merrnin vendimin fatal.Shumica e grave akuzohen nga gjykata në Irak për mbështetjen e tyre ndaj bashkëshortëve militantë të ISIS.Një prej bashkëshorteve, një qytetare franceze e quajtur Djamila Boutoutao, 29 vjeç, u shfaq në gjykatë muajin e kaluar duke thënë:“Mendova se u martova me një reper. Vetëm kur mbërrita në Turqi e kuptova që bashkëshorti im ishte xhihadist. Unë jam viktimë, bashkëshorti im më rrahu dhe më kyçi kur i thashë se nuk doja ta ndiqja atë në Irak”.Djamila është një prej 1900 shtetaseve franceze që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar kalifatit.

Lexone

Al Khelaifi: Mbape vlen 1 mld euro, por as për aq nuk e shes!

Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi blindon Kylian Mbappe. Për sulmuesin e kombëtares franceze interesohet Manchester City, por kampionët e Francës nuk dëshirojnë të privohen nga talenti i tyre për asnjë arsye. PSG shpenzoi 180 milionë euro për të blerë kartonin e 19-vjeçarit nga Monaco një vit më parë por tashmë klubi kryeqytetas e vlerëson shumë më tepër sulmuesin. I intervistuar lidhur me të ardhmen e Mbappe, Al Khealifi theksoi se nëse do të ishte për të Kylian vlen 1 miliardë euro, por edhe nëse do t’ia ofronin një shifër të tillë ai nuk do ta shiste 19-vjeçarin.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Piu cianur dhe ia futi vetes me plumb kokës. Fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit

Adolf Hitleri vdiq në vitin 1945 në Berlin, pasi kishte pirë cianur dhe më pas kishte qëlluar veten me një pumb në kokë, konfirmojnë kërkuesit francezë që patën akses në mbetjet dentare të diktatorit që ruhen ende në Moskë. “Dhëmbët janë origjinalë, nuk ka dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945,” – u shpreh për AFP-në profesor Philippe Charlier.“Mundëm t’i japim fund të gjitha teorive konspirative rreth Hitlerit. Nuk ka shkuar në Argjentinë me një nëndetëse, nuk është fshehur në një bazë në Antarktidë, as edhe në anën e errët të Hënës,” – qartësoi Charlier.Studimi, në të cilin Charlier është autor bashkë me studiues të tjerë u publikua këtë të premte në revistën shkencore “Europian Journal of Internal Medicine”.“Analiza e dhëmbëve të Hitlerit si dhe disa pjesëve të saj nuk gjeti asnjë mbetje të mishit, kujtojmë se diktatori ishte vegjetarian, – sqaroi Charlier. “Në mars dhe në korrik të 2017 shërbimet sekrete ruse, FSB dhe arkiva të tjerë shtetërorë aut..

Lexone

FOTOT: Taksitë e së ardhmes “fluturojnë” mbi lum

Një kompani franceze që synon të eleminojë bllokimin e udhëtarëve me automjete në trafik, ka nisur një projekt të ri në uji, pasi ka testuar taksinë e saj fluturuese ‘SeaBubbles’ në lumin Seine.Pas një mosmarrëveshjeje me autoritetet vitin e kaluar, që pas testimit u zhvendos në Zvicër, firma e teknologjisë në fund mori projektin e ri në ujë në kryeqytetin francez.“SeaBubbles” është pjesë e makinerisë detare dhe pjesë e aviacionit, me mjetin e çuditshëm që mund të ngrihet deri në 70 cm mbi ujë. Dyert e saj janë si krahët e gurëve në miniaturë, ndërsa ato lëvizin falë sistemit të baterive elektrike.Synimi i shpikjes është të hapë rrugë ujore për transportin ekologjik dhe për të zvogëluar ndotjen e shkaktuar nga miliona vetura në planet.“Sapo fluturimi të përfundojë, Bubble ngadalëson, ulet në sipërfaqen e ujit duke u kthyer në një barkë, dhe më pas i lejon pasagjerët të dalin”, thotë kompania. (TemA TV)

Lexone

Deklarata për Kuranin, Erdogan kritikon personalitetet franceze

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personalitetesh franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishterim në Kuran.Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si “të neveritshëm” dhe tha se ai po i sulmon “shkrimet e shenjta për myslimanët”.Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar.Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme.“Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla”, tha Erdogan.8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)/REL

Lexone

“Po ta kishin lexuar Kuranin, do kërkonin që Bibla të ndalohej”, Erdogan deklarata të forta nga Ankaraja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishtere në Kuran.Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si “të neveritshëm” dhe tha se ai po i sulmon “shkrimet e shenjta për myslimanët”.Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar.Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme.“Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla“, tha Erdogan.(rel)

Lexone

Vëllai i Pogbasë braktis ndeshjen, e sulmojnë shokët e skuadrës në Turqi

Florentin Pogba është vëllai i madh i Pol Pogbasë, por nuk është ndonjë fenomen si vëllai.Gjithsesi, karrierë ka bërë, sepse sezonet e fundit ka luajtur te Sent Etien në Ligën 1 franceze, ndërsa prej janarit luan në Turqi, te Gençlerbirligi.Paul Pogba'n?n karde?i Florentin Pogba sakatlan?nca formas?na ç?kartt? ve oyundan ç?kt?,bu s?rada Ahmet O?uz ve Zeki Yavru ile tart??t?. pic.twitter.com/V4DTRzy6DI— Türkiye’den Goller (@TR_Goller) May 6, 2018Fundjavën që shkoi Pogba u bë protagonist i një ngjarjeje absurde: në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Antaljasporit, mbrojtsi doli nga fusha duke çaluar, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por largimi i tij ka tërbuar shokët e skuadrës, që ju turrën dhe plasi boksi në fushë.Momente çmendurie, që rrallë shihen në futboll, ndërsa është e qartë që Pogba i ka dhënë fund karrierës turke.

Lexone

FOTOT: Shiti virgjërinë për 1.2 mln euro, studentja fejohet me biznesmenin që e pagoi për seks

Një studente franceze e cila nxori në ankand virgjirinë është fejuar me biznesmenin që e pagoi për seks.Jasmina, 20 vjeç, nga Parisi, shiti veten në faqen online Cinderella EscortsNjë bankier i suksesshëm i Ëall Street fitoi ankandin duke ofruar 1.2 milionë euro, duke mundur një DJ nga Los Anxheles dhe një manjat nga Mynihu.Jasmine tha se ishte rritur në një familje fetare dhe fillimisht kishte si qëllim ta ruante virgjërinë por më pas vendosi të shiste atë për të grumbulluar para për të filluar biznesin e saj dhe shëtitur botën. (TemA)

Lexone