Home / Tag Archives: fotografi

Tag Archives: fotografi

Avokati i Trumpit “është paguar” nga Ukraina për të organizuar takimet në Shtëpinë e Bardhë

Michael Cohen, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar një pagesë sekrete rreth 400,000 dollarë për të organizuar bisedimet në mes të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe Trumpit, është bërë e ditur sipas disa burimeve në Kiev, raporton BBC. Pagesa është planifikuar nga ndërmjetësuesit e liderit ukrainas, Petro Poroshenko kanë njoftuar këto burime, ndonëse Cohen nuk ka qenë i regjistruar si përfaqësues për Ukrainën, siç kërkohet me ligjin amerikan. Takimi ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit të kaluar. Pak kohë pasi Poroshenko është kthyer në shtëpi, agjencia ukrainase kundërkorrupsionit ka ndalur hetimet për ish-udhëheqësin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort. Një zyrtar i inteligjencës ukrainase në administratën e Poroshenkos ka përshkruar se çfarë ka ndodhur para vizitës në Shtëpinë e Bardhë. Cohen është dërguar në takim, pasi lobistët e regjistruar të Ukrainës dhe ambasada ukrainase në Uashington kanë kërkuar më shumë se vetëm një..

Lexone

Era Istrefi nis xhirimet për këngën e Botërori Rusi 2018

Këngëtarja kosoare, Era Istrefi është shndërruar në një prej personave më të përfolur të momentit. Është konfirmuar se ajo së bashku me ill Smith dhe Nicky Jam do të jenë interpretuesit e himnit për Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018. Era sot ka nisur xhirimet e klipit për këngën e Kampionatit, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram dy fotografi nga xhirimet. Ajo shfaqet mjaft seksi dhe atraktive, e veshur në xhinse të shkurtra qw i nxjerrin nw pah format perfekte. Era vazhdon të mbajë ngjyrën e zezë në flokët e saj, ndonëse prej vitesh ishte identifikuar si bionde. “Një jetë për të jetuar”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka etiketuar artistët Will Smith dhe Nicky Jam. 23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Ç’duan fëmijët? Rrëfimet e vogëlushve që futën në mendime botën

Fëmijë të shtresave të ndryshme, u pyetën për lodrën e tyre të preferuar. Përgjigjet e tyre do ju zhysin në mendime… Anna Rosling Rönnlund ka kaluar 15 vitet e fundit në përpjekje për t’i bërë të dhënat publike globale, më të lehta për t’u kuptuar. Në pëprjekjen për të gjetur një ide, e cila do i lidhte njerëzit më mirë se sa grafikët shumëngjyrësh, ajo nisi Dollar Street. Kjo nismë pajtoi një ekip fotografësh, për të dokumentuar më shumë se 264 shtëpi në 50 shtete. Në secilën shtëpi, fotografi kaloi një ditë duke bërë foto të deri 135 objekteve, si për shembull këpucët e familjes, apo… lodrat e fëmijëve. Me sa duket, mund të krijosh një ide të saktë të njerëzve në nivele të ndryshme të ardhurash, duke vënë re me kujdes lodrat me të cilat luajnë fëmijët e tyre. Nga familje që fitojnë 45 dollarë në muaj, deri tek ato me më shumë se 3000, këto vështrime të përditshmërisë së qindra familjeve, zbulojnë shumë më tepër se sa çdo lloj grafiku. “Njerëzit në kulturat e tjera shpesh përshkruh..

Lexone

Kim promovon nudo aromën e saj KKW Body (Foto)

1 of 5 Kim Kardashian ka ndarë me fansat një fotografi nudo për të promovuar parfumin, ose më saktë aromën e turpit të saj KKW Body. Sipërmarrësja 37-vjeçare ekspozon kthesat e saj të famshme, edhe pse ajo e ka mbuluar me kujdes gjoksin dhe asetet e tjera të saj. Nëna e tre fëmijëve duket bombastike në foton e postuar, që e bashkëshoqëron me njoftimin për KKW Body, që është në dispozicion për t’u blerë në internet. Shishja e saj e aromave të trupit KKW është në formë si trupi i saj dhe u lançua në fillim të këtij muaji, kur u morën forma të saj dhe që të gjithë procesin Kim e tregoi nëpërmjet fotove të saj nudo, e lyer me baltën e provës. 23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I keni parë këto foto? Diçka nuk është në rregull me to, do të tmerroheni!

Me miliona fotografi shkrepen në ditë nga njerëzit përreth botës. Disa prej tyre janë të lezetshme, disa tregojnë një moment të bukur në jetën e një personi dhe disa të tjera shkrepen për të mbajtur kujtim një moment apo kur ke dalë me shoqërinë dhe do të ruash një moment special. Në fotot e mëposhtme, do të dalloni se një person në secilën prej tyre nuk ka qenë i ftuar për të qenë pjesë e fotos dhe reagimi apo edhe mënyra se si ai ka dalë, është aq e frikshme ndonjëherë, sa do të trembeni pak. Për më shumë, shikoni galerinë e mëposhtme: The post I keni parë këto foto? Diçka nuk është në rregull me to, do të tmerroheni! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Misteret për vdekjen e Adolf Hitlerit, ja çfarë thotë studimi i fundit

Ekzaminimi i dhëmbëve të Hitlerit ka rrëzuar çdo dyshim që ai vdiq me të vërtetë më 1945. Historia e dhëmbëve të Hitlerit është jo vetëm një histori e vdekjes së kryenazistit, por edhe e propagandës së Luftës së Ftohtë. Nga Jefferson Chase Adolf Hitleri kishte dhëmbë jashtëzakonisht të këqij. Ajo që tingëllon si njëra prej mijëra vogëlsive, që ushqejnë magjepsjen e publikut për udhëheqësin nazist, është në fakt një dëshmi në njohuritë tona historike se Hitleri e vrau vërtet veten në 30 prill 1945. Një ekipi patologësh francezë ju lejua të inspektojë pak kohë më parë dhëmbë të ruajtur në Moskë, të cilat u morën në fillim të majit 1945 nga Berlini. Kjo është hera e parë në 70 vjet që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Dhe konkluzionet e shkencëtarëve, të cilat u publikuan në fund të javës së shkuar në European Journal of Internal Medicine, janë të qarta. “Dhëmbët janë autentike, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier agje..

Lexone

FOTOT: Me pantallona të shkurtra dhe sandale, burri fotografon “lumin e llavës” në Hawaii

Një burrë i veshur me pantallona të shkurtra dhe sandale është parë duke shkrepur fotografi të “detit” të llavës që ka përfshirë zonën e gjelbëruar në Puna të Hawait. Derdhja e llavës nëpër zonën e gjelbëruar ka bërë që një person të lëndojë këmbën, ndërsa autori i fotografive të publikuara më poshtë është bërë hit në internet për guximin dhe dashurinë e madhe për fotografinë që të realizojë diçka artistike. Ai ka rrezikuar jetën që të realizojë një set fotografik me të cilin ka dokumentuar rrezikun dhe dëmet që po i shkakton llava e vullkanit Kileauea. Llava është zgjeruar në 24 kilometra dhe është duke u derdhur në oqean në pjesën jugore të gjirit. Shpërthimi i vullkanit Kilauea në Havai është bërë edhe më i rrezikshëm, pasi shkrirja e gurëve dhe llavës në oqean ka bërë që të lirohen gazrat që janë shpërndarë në ajër dhe re të zeza. Zyrtarët thonë se dy rrjedha llavë kanë arritur në Paqësor, duke krijuar kështu re të dendura të rrezikshme të njohura si “të ngazëllyer”. Retë përm..

Lexone

Ja fotot e para zyrtare pas dasmës mbretërore

Pallati Mbretëror ka publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle. Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “Ndihemi me fat”, duke i falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre. “Duka dhe Dukesha e Sussex-it dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë që morën pjesë në festimin e dasmës së tyre të shtunën. Ata ndihen me fat që kanë mundur të ndajnë ditën e tyre të madhe me gjithë ata mysafirë në Ëindsor dhe të gjithë ata që e kanë shikuar dasmën përmes televizorit në gjithë Britaninë, Commonëealth dhe gjithë botën”, tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror. Në një foto shfaqet çifti me mbretëreshën Elizabeth dhe princi bashkëshort, Philipp, Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla, Doria Ragland (nëna e Meghan), princi William dhe kate Middletoon, princat e vegjël George e Charlotte dhe pjesëtarë të tjerë të mbretërisë. Në një foto të dytë, bardhezi, shfaqet në plan të parë Harry e Meghan, të ulur në mënyrë romantike në një shkallë, me buqetë..

Lexone

FOTOT e rralla: Nju Jorku në fillim të shekullit XX

Këto foto të rralla tregojnë atmosferën e gëzueshme të Nju Jorkut gjatë paradave popullore dhe marshimeve në fillim të shekullit të njëzetë. Megjithëse bëhet fjalë për një shekull më parë, këto fotografi me ngjyra tregojnë gjallërinë e Nju Jorkut edhe në ato vite të largëta. Imazhet e ngjyrosura me kujdes tregojnë festimet patriotike për paradën vjetore të “Ditës së Pavarësisë” më 4 korrik. (TemA)

Lexone

FOTOT: “Bisha” e Playboy nxjerr pozat seksi nga dushi

Lexi Wood provokon sërish. Bukuroshja ka përshëndetur ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi mjaft të nxehtë nga dushi. E ashtëquajtura “bisha” e Playboy-t, është lidhur me djalin e madh të David Beckham. Më poshtë mund të ndiqni disa prej pozave të saj. (TemA)

Lexone