Home / Tag Archives: fizikisht

Tag Archives: fizikisht

VIDEO: Plas grushti live në TV, mes Fiqiri Xibrit dhe Kol Nikollës. Tmerrohet drejtuesja e emisionit

Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, dy drejtues sindikatash, janë përplasur fizikisht, ndërsa ishin ftuar në një emision në televizionin Scan.Nuk dihet arsyeja e sherrit, por në një moment, Fiqiri Xibri është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur me grusht Nikollën.Sherri me shkëmbime grushtat dhe shkelmash ka vijuar disa sekonda, dhe është dashur ndërhyrja e operatorëve për ndarjen e tyre, ndërkohë që drejtuesja e emisionit ka mbetur e shokuar.(TemA)Qifja Vs Kola @idiokracia.fb.2A post shared by vrima.al (@vrima.al3) on Jun 6, 2018 at 11:47am PDT

Lexone

Arnold Schwarzenegger, në formë pas operacionit (Foto)

“Jam kthyer”, ishte gjëja e parë që kishte thënë Arnold Schwarzenegger pas ndërhyrjes në zemër, duke cituar batutën e famshme të filmit “Terminator”, “I’ll be back” (Do të kthehem).1 of 6Kanë kaluar dy muaj dhe aktori dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, ka filluar të riaftësohet fizikisht. Pasi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e kthimit të tij në shtëpi, ka bërë të njëjtën gjë për seancat e tij të trajnimit në palestër, ku shfaqet se asgjë nuk mund ta mbajë larg peshave. Ndërkohë, ai është fotografuar ndërsa ecën mbi biçikletë në rrugë e Santa Monikas.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

OSBE: Burrat në Kosovë mendojnë se gratë meritojnë të rrihen

Më shumë se 30 përqind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesërisht” që gratë meritojnë të rrihen, thuhet në një anketë të realizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.Në anketën e titulluar: “Këndvështrim i burrave mbi barazinë gjinore në Kosovë”, OSBE ndër të tjera ka pyetur burrat “ka raste kur gruaja vërtetë e meriton të rrihet”.Mbi 32 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se “pajtohen pjesërisht “ që gruaja meriton të sulmohet fizikisht, 8.7 për qind pajtohen plotësisht, ndërkaq 54 për qind kanë thënë se nuk pajtohen me këtë konkludim./rel/

Lexone

Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.M, 63 vjeç, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij A.M., 17 vjeçe.Polici ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I vodhën me dhunë portofolin një qytetari, dy në pranga

Dy persona janë vënë në pranga në Mirditë pasi ditën e mërkurë dhunuan dhe më pas i grabitën paratë një personi.Policia bën të ditur se në pranga ka vënë shtetasit Angjelin Perleka, 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, të dy banues në Mirditë.Sipas policisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Militantët e PD-së rrahin barbarisht veteranët tek varrezat “Dëshmorët e Kombit”

Disa militantë të Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht me një grup veteranësh dhe pasardhës dëshmorësh të cilët kishin shkuar për të kryer homazhe tek varrezat “Dëshmorët e Kombit”.Demokratët janë indinjuar kur kanë parë se si veteranët e luftës kanë përkujtuar edhe ish-komandantin e luftës dhe diktatorin Enver Hoxha.Kjo ka nxitur që ata të afrohen dhe të fillojnë të ushtrojnë dhunë. (në përditësim)/Ora News.tv/

Lexone

Vendimi i Apelit të UEFA-s, Skënderbeu e pret në fundjavë

Ende nuk është bërë i ditur vendimi i Komisionit të Apelit pranë UEFA-s.Javën e kaluar u zhvillua seanca dëgjimore, ku përveç drejtuesve dhe lojtarëve aktualë të ekipit korçar, dëshmuan fizikisht dhe në lidhje direkte disa ish-lojtarë, si Liridon Latifi, Hamdi Salihi dhe Berndard Berisha.Sipas rregullores, vendimi zyrtar duhet të dalë brenda javës pasardhëse, pra brenda kësaj jave, kështu që deri në fundjavë korçarët do të mësojnë, nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut jashtë Europës, apo do të marrë një vendim tjetër.Në klubin korçar janë pesimistë dhe nuk presin një vendim ndryshe nga i mëparshmi. Drejtuesit e Skënderbeut kanë shpresa vetëm te KAS-i për të fituar pafajësinë.

Lexone

Rrahje masive në këtë qytet të Kosovës

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Klinës ka ndodhur një rrahje masive. Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë të dyshuar të gjinisë mashkullore pasi që të njëjtit ishin përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar …

Lexone