Home / Tag Archives: financiare

Tag Archives: financiare

Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve

Drejtuesit e spitaleve publike në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhim spitalor.Shkolla e drejtorëve nis sot dhe do të vijojë për 5 javë me radhë gjatë fundjavave, ku drejtuesit e spitaleve do të trajnohen për t’u bërë menaxherë më të aftë për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore.Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kursi do të nisë që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, që nga punësimi por edhe motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.Shkolla e drejtorëve është realizuar me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Lexone

Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë.Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë eu..

Lexone

Skënderbeut përgënjeshtron sërish: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh

Për të dytën ditë me radhë, klubi korçar ka reaguar me anë të faqes së tij zyrtare, duke hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga e përditshmja “Panorama Sport” në lidhje me bllokimin e parave nga ana e UEFA-s.Klubi korçar saktëson në këtë reagim të fundit se nga UEFA janë shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me aktivitetet europiane.Ja dhe reagimi i plotë i klubit korçar:“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar në shtypin e shkruar, sot më datë 19 maj 2018.Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditësh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit.Faleminderit për mirëkuptimin!Me respekt, KF Skënderbeu

Lexone

Kompjuteri parashikon fituesin e Botërorit, i jep Italisë 1.6% të shanseve

Italia nuk është kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi, por kjo nuk e ka ndalur kompjuterin e UBS të përfshijë edhe “Axurrët” në parashikime.Banka e njohur zvicerane, ndoshta e mërzitur nga përllogaritjet financiare, ka përdorur një grup analistësh që të bëjnë një simulim kompjuterik për Kupën e Botës.Simulimi është bërë plot 10.000 herë dhe rezultatet janë shumë interesante, siç mund t’i shihni më poshtë.

Lexone

Disiplina i zbret tre pikë Tiranës për dështimin e detyrimeve financiare ndaj Muzakës

Konisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar me heqjen e tre pikëve klubin e Tiranës për mos shlyerjen e borxhit ndaj futbollisiti Gjergji Muzaka.Klubi kryeqytetas ka afat 15 ditë të për të shlyer detyrimet financiare ndaj Muzakës dhe në rast se nuk e bën këtë veprim do t’i hiqen sërish tre pikë nga klasfikimi.Vendimi i plotë i Komisionit të Disiplinës për klubin e Tiranës.1 KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. 2. KF “Tirana” i jepet një afat përfundimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit. 3. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare.

Lexone

Rama: Brenda pak javësh nis puna për Rrugën e Arbrit

Kryeministri Rama u shpreh nga Lezha, në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike, se brenda pak javësh do të nisi puna në kantierin e Rrugës së Arbrit.“Do të fillojë puna dhe nuk do të ndalojë më në këtë rrugë. Do të vazhdojmë edhe me disa investime në jug. Ama pa borxhe dhe pa gropa financiare. Çdo rrugë do të fillojë dhe do të mbarojë. Kjo do të rrisë punësimin dhe ekonominë, do të ketë një impakt mjaft të rëndësishëm në ekonomi”, tha Rama.Gjithashtu, Rama njoftoi edhe nisjen e punës për rrugën Milot-Balldren, për të cilën tha se do të jetë një rrugë e standardeve ndërkombëtare.Rama përmendi edhe njëherë aeroportin e Vlorës dhe atë të Kukësit, duke thënë se brenda këtij mandati do të kemi tre aeroporte. “Kjo do të ndihmojë në uljen e tarifave”, tha Rama.7 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Interi i tmerron fansat..! Ja pse nuk e transferoi Pastoren

Drejtori sportiv i Interit,  Piero Ausilio këmbëngul se ata bënë atë që mundëm, por ishim të ndershëm rreth kushteve financiare rreth Javier Pastore dhe PSG. Nerazzurrët kanë shpresuar të sjellin Pastore në hua me opsionin për të blerë, por agjenti i tij u largua nga Milano pasditen e djeshme,përcjell ORAinfo. …

Lexone