Home / Tag Archives: femijeve

Tag Archives: femijeve

Spanjë, “luftë e përgjakshme” me… domate (Foto)

Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një “luftë” me domate. Bëhet fjalë për festivalin “La Tomatina”, i cili zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.Gjatë Tomatinës, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.“Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.1 of 430 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tiranë, analiza për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte

Për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët e vegjël, asnjë fëmijë nuk do të pranohet në çerdhe apo në kopshte pa bërë analizat pranë drejtorisë së higjienës.“Bëjmë një depistim për të parandaluar disa infeksione banale të fëmijëve të kësaj grupmoshe. Për t’i dalë të keqes përpara ne bëjmë analiza të fëmijëve”, shprehet Dritan Ulqinaku, drejtor i ASHR Tiranë.Janë rreth 40 mijë fëmijë në Tiranë që duhet të kryejnë këto analiza dhe po kështu ata ne Bashkinë e Kamzës dhe Vorës. Për prindërit që janë në punë dhe kanë vështirësi për të kryer këto analiza për fëmijët e tyre në Drejtorinë e higjienës është caktuar edhe një orar pasdite.“Kemi marrë disa masa për të përballuar fluksin. Do të funksionojmë me dy turne, një paradite dhe një pasdite nga ora 16:00-18:00”, sqaron Ulqinaku. Në të gjitha kopshte dhe çerdhet njihen vetëm analizat pranë drejtorisë së higjienës dhe jo në laboratorët private, kjo lidhet më së shumti me besueshmërinë e kryerje së analizave.30 gush..

Lexone

Veliaj: Pa bindje politike, të debatojmë për çfarë qyteti do t’i lëmë fëmijëve

Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban.Duke falenderuar studentët nga Harvardi për punën e kryer, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti merr mbrapsht një produkt të prekshëm, që do ta rrisë edhe më shumë reputacionin e Tiranës si një vend miqësor me fëmijët. “Një mirënjohje e veçantë për skuadrën nga Harvardi, të cilët së bashku me kolegët nga Tirana kanë pasur një sinergji fantastike në 6 javët e fundit dhe mezi pres që ta rrisim reputacionin tonë si një qytet miqësor me fëmijët”, tha Veliaj. Ai shtoi se sot kryeqyteti ka një plan strategjik për një qytet miqësor për fëmijët. “Po prodhojmë një ‘mini-kushtetutë’ të qytetit, për mënyrën sesi do të trajtojmë çështjen e fëmijëve dhe të miturv..

Lexone

Rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve, Veliaj: Lajm shumë i mirë për qindra edukatore

Nga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës.Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, tha Veliaj.Projektet “Adopto një çerdhe” dhe “..

Lexone

Shkodër, mësues e nxënës denoncojnë drejtoreshën për dhunë

Mësues, nxënës dhe prindër të tyre janë bërë bashkë në Shkodër për të denoncuar në polici drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare Osman Dhampiraj” në fshatin Shtoj të Ri. Sipas denoncimit të depozituar në drejtorinë vendore të policisë, titullarja e shkollës, Saime Hegrepi, akuzohet për ushtrim dhune psikologjike e fizike mbi kolegët dhe nxënësit e saj.Për rreth 3 orë me radhë mësuesit, nxënësit e shkollës, psikologja si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet ndaj drejtoreshës Hegrepi.Mësohet se nuk kemi të bëjmë me një rast të distancuar dhune në këtë shkollë nga drejtoresha, por të përsëritur. Ditën e djeshme situata ka degjeneruar, pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.Drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kanadaja, vendi i parë i G7-së që do legalizojë marijuanën

Bota i ka kthyer sytë nga Kanadaja, e cila po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën.Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.Të enjten, Kanadaja përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror. Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë z..

Lexone

“The Guardian”: Kanadaja shkon drejt legalizimit të marijuanës, polemika në G7

Bota i ka kthyer sytë nga Kanadaja, e cila po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën.Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.Të enjten, Kanadaja – shkruan “The Guardian”, – përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror.Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për..

Lexone

Arjan Çani përplaset më Shpëtim Nazarkon për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit: Budallik i paparë…

Ka vijuar me debate mes të ftuarve emisioni ‘Studio e Hapur’ në News24. Teksa po diskutohej rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, ka shpërthyer një debat mes gazetarit Arian Çani dhe analistit Shpëtim Nazarko.Pjesë nga debati:Nazarko: “Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin.Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë.Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë është varfëria. Është ndërtuar një sistem idjot.”Çani: “Për mua është mashtrim kjo pjesa që i çojmë kalamajt jashtë se bëhen më të mirë. Është mit”Nazarko: “Çfarë miti është, ata kanë ndërtuar botën”Çani: “Pse na lë në duar të të ftuarve?”Vasili: “Është debati”Çani: “Po çfarë debati, kur e ftova unë në debat nuk erdhi, kam punët e mia tha. E kupton sa fyese është. Ajo e kalamajve për mua është budallik i paparë

Lexone

Zbulohet sekreti i udhëtimit të Fevzos në Indi. Dalai Lama i ka kërkuar ikjen në Top Channel

Më në fund Antena zbulon qëllimin e misionit të mistershëm të Fevzos në Indi.Opinioni publik u trondit kur mësoi se taksisti që e kishte pritur me një parrullë “Mirësevjen zoti Fevzo”, gjë që nuk ndodh kurrë në aeroporte.Pas aeroportit, disa murgjër tibetianë e kanë marrë Fevzon në veturë, i kanë lidhur sytë dhe i kanë thënë tani duhet të aktivizosh energjit hyjnore dhe të jesh gati për takimin e madh.Fevzo sapo ka mbyllur sytë, i është shfaqur para imazhi i Dalai Lama-s.-Hë, çfarë po ndodh, e pyetën murgjërit?-Mu shfaq Dalai Lama, iu tha Fevzo.-Në rregull. Tani je gati për takimin e madh, i thanë ata.Dhe pas disa ore, udhëtimi vazhdoi në thellësi të Himalajeve, ku e priste Dalai Lama.Pasi ju ul në gjunjë, Fevzo përkuli kokën, i puthi dorën dhe ndjeu dorën e tij sipër kokës në një distancë disa milimetra, e cila i përçonte energji.-Më thuaj, i tha Fevzo, cila është e ardhmja ime?-Top Channel bir, i tha Dalai Lama.Aty të pret një e ardhme e re.Ke nevojë të ridime..

Lexone

Linda Rama rrëfen arsyen se pse qan Edi Rama

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.Gjatë bisedës me fëmijët, njëri prej tyre e ka pyetur Lindën se nëse qan ndonjëherë Rama, pasi ai shfaqet përpara publikut gjithmonë si shumë i fortë.“A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?”, ka qenë pyetja e një prej fëmijëve, së cilës Linda i është përgjigjur.“E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë”, ka rrëfyer ajo.The post Linda Rama rrëfen arsyen se pse qan Edi Rama appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone