Home / Tag Archives: facebook (page 5)

Tag Archives: facebook

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, kapet nga policia (Video)

Shpejtësia vazhdon të mbetet problem për policinë rrugore, ku vetëm mbrëmjen e djeshme është regjistruar një shpejtësi prej 151 km/h.“Me Radar me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 151 km/h”, thuhet në statusin në Facebook të policisë së shtetit, shoqëruar dhe me videon.Drejtuesi i mjetit nuk bëhet i ditur po u ndalua nga efektivët duke marrë masë administrative dhe bllokim patente.VID-20180602-WA0000Me Radar me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugën interurbane Tiranë-Durrës151 km/hGepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 1. Juni 20182 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama tallet rëndë, nxjerr ‘shënimet’ e policit që survejon Bashën: Subjekti raportohet në gjumë…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, ‘shënimet’ e policët që survejon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Rama në foton e postuar ka ironizuar Bashën, pasi sipas tij survejimi me policë i Bashës është një sajesë e radhës nga opozita, por shënimet janë një shaka që qarkullon në rrjet.“Panorama” ka raportuar sot për një skandal të mundshëm, duke ju referuar burimeve nga PD, të cilat u shprehën se që prej daljes së audio-përgjimit të Albert Veliut, Basha po monitorohet 24 orë në ditë nga policë.

Lexone

Berisha në “rënie të lirë”, shfrenon fantazinë: Policët në shkolla do rekrutojnë nxënësit për spiunë

Firmosja e një marrëveshje mes Fatmir Xhafajt dhe Lindita Nikollës nuk ka kaluar në heshtje nga ish-kryeministri, i cili realisht po tregon se eshte ne “renie te lire”.I njohur për denoncimet e tij anonime në Facebook, këtë herë Sali Berisha nuk ia ka faturuar “Qytetarit Dixhital”.Duke iu referuar marrëveshjes që në shkollat e mesme të ketë prezencë të Oficerëve të Sigurisë, për të shmangur konfliktet, Berisha thotë se kjo është diçka që nuk ka ndodhur as gjatë diktaturës.Ish kryeministri akuzon ministrat Xhafaj dhe Nikolla se po tentojne te rekrutojne si spiune nxenesit, duyke treguar qarte se Berisha e di serish sigurimin ne varesi te Ministrise se Brendshme, si njehere e nje kohe, pavaresisht se ka qene vete ai kur ka firmosur ndarjen e SHIK nga Ministria e Brendshme ne qeverisjen e pare.Ja çfarë shkruan Sali Berisha mbrëmjen e së premtes:Futja e narkopolicise ne shkolla, rast i pashembullt ne bote!Te dashur miq, sot Xhafa i droges dhe ndrikull Vila firmosen njeren nga m..

Lexone

Deputeti i PS tallet me pretendimet për survejim të Bashës: S’besoj se policia ka luksin të humbë kohën me gjëra që si vlejnë

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, ka ironizuar lajmin se kryedemokrati Lulzim Basha dhe familja e tij po survejohen 24 orë në 24 nga policia.Në një status në “Facebook”, Ndreu thotë se nuk e beson se policia e ka luksin të merret me gjëra pa vlerë.“Basha në survejim nga policia?! Hahaha…për çfarë ?! Se besoj se policia ka luksin me humbe kohën me gjëra që si vlejnë!”, shkruan Ndreu.(TemA)

Lexone

“E prisnim në studio të jepnim lajmet, por morëm lajmin e vdekjes”, ndërron jetë gazetarja shqiptare

Spikerja e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra është ndarë nga jeta ditën e sotme. Gazetarja prej më shumë se 40 vitesh punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës.Kolegët e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve por i’u desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj si pasojë e një ataku kardiak.“RIP! Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!Pushofsh ne paqe!”, shkruan kolegu i saj Adrian Hoti i cili dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta me anë të një postimi në Facebook.

Lexone

Arrihet marrëveshja Di Maio-Salvini, gati qeveria e re në Itali

Carlo Cottarelli është detyruar që vetëm në pak ditë të ngjitet disa herë në zyrën e Presidentit të Italisë, Sergio Matarella, fillimisht për të marrë mandatin për të krijuar qeverinë teknike dhe sot pasdite për ta dorëzuar sërish atë pasi ka një marrëveshje të re midis dy liderëve populistë, Luigi di Maio dhe Matteo Salvini.Në orët e fundit janë arritur përparime në konsultime për të provuar për herë të dytë tashmë formimin e një qeverie.Në orën 19:00 në një deklaratë të përbashkët të Di Maios dhe Salvinit thuhej: “Janë krijuar kushtet për një qeveri politike”. Marrëveshja përfshin sërish Giussepe Conten për kryeministër të venditDeklarata erdhi pas një takimi në Dhomën e Deputetëve të liderëve të “Lidhjes së Veriut” dhe “5 Yjeve”, ku mori pjesë edhe vetë Conte.Giovanni Tria, aktualisht president i Shkollës Kombëtare të Administratës, mund të jetë ministri i ri i financave, ndërsa Paolo Savona do të transferohet në politikat e BE-së.Ndërkohë Salvini ka shkruar në Facebook: “..

Lexone

Skenari i “ekzekutimit” të gazetarit, Rusia: Sa keq që nuk u ekspozua maskarada “Skripal”

Inskenimin e vrasjes së gazetarit Arkady Babchenko, Rusia e përdori për të treguar se ka edhe episode të tjera të ngjashme me të, duke tërhequr paralele edhe me helmimin e Salisburyt.“Babchenko është gjallë, e ky është lajm i mirë”, komentoi në Facebook zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Sa keq që maskarada nuk është ekspozuar edhe në raste të tjera”.Ligjvënësi rus, Konstantin Kosachev bëri lidhjen me rastin e Sergei Skripalit, duke e cilësuar edhe atë një “teatër” për të përbaltur Rusinë.Më herët të mërkurën, përpara rishfaqjes befasuese të Babchenkos, që i bëri kolegët e tij të hidhen përpjetë nga gëzimi, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi se Perëndimi po e përdorte këtë moment për të promovuar pikëpamjet rusofobe dhe për të krijuar një situatë të pakëndshme për vendin, në çdo mënyrë të mundshme.Mediet botërore u mbushën një ditë më parë me lajmin e asaj që dukej si vrasje e bujshme e gazetarit rus. Autoritetet ukrainase njoftuan se 41-vjeçari, ..

Lexone

“Ngujimi” në foltore, koha e diskutantëve dhe transmetimi në Facebook, ja ç’thotë rregullorja e Kuvendit

Deputetët e opozitës kanë bllokuar për të tretën herë radhazi punimet e seancës parlamentare duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të marrin fjalën.Gjatë zhvillimeve javë pas jave, ligjvënësit e djathtë dhe ata të LSI kanë shfrytëzuar organizimin në hollin e sallës si formë proteste.Kjo lëvizje e kampit opozitar argumentohet prej tyre se vjen nga “cungimi” që kryeparlamentari Gramoz Ruçi i bën kohës së përcaktuar ligjërisht për të folur, ç’ka i detyron që të fillojnë transmetimin në Facebook.Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili tha se maxhoranca ”dhunon” opozitës pasi ka votat e nevojshme.Edhe Edmond Spaho, tregoi në foltore se po pengohet liria e fjalës së opozitës.“Kur shtypet liria e fjalës de pengohen protestat demokratike, vendi shkon drejt konfliktit. Ju po e çoni Shqipërinë drejt konflikt social sepse po prishi të ardhshmen e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Spaho, shkruan “TemA”.Nën këtë pretendim, selitë e dy forcave opozitare pretendo..

Lexone

FOTO/ Denoncimi i këngëtarit të njohur shqiptar: Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin

Kantautori i njohur Elton Deda ka shprehur publikisht shqetësimin e tij sa i përket sigurisë ushqimore.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka denoncuar një produkt që kishte blerë për të konsumuar.Ai ka publikuar një fotografi ku tregon domaten te prerë.Ai shkruan se e ka blerë te tezgat e shitësve në rrugë, dhe rezultati është tejet i rrezikshëm.“Ne mes te rruges, ne mes te dites duan te na vrasin me kesi lloj kellirash”, shkruan ai.(TemA)

Lexone

Po na vrasin – në mes të rrugës, në mes të ditës

Kjo është njëra nga domatet që shqiptarët hanë çdo ditë, pa e kuptuar se çfarë rreziqesh u kanosen. Domates i kanë hedhur aq shumë hormone rritjeje, saqë i kanë mbirë filizat.Kantautori Elton Deda ka denoncuar skandalin me produktet që shiten në mes të rrugës, në mes të ditës, duke rrezikuar jetën e banorëve.“Kjo domate (bashkë me shoqe), u ble në Rrogozhinë të tezgat e shitësve të zonës. Nuk ka të shkojë me keq kontrolli ushqimor. Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin me kësi lloj këllirash”, shkruan Elton Deda në Facebook.

Lexone