Home / Tag Archives: facebook (page 3)

Tag Archives: facebook

Voltana Ademi: Vllazninë e rrëzuan futbollistët dhe trajneri, jo bashkia. S’do hyja unë të luaja futboll…

Pas një statusi më parë në Facebook, kryebashkiakja i Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur më gjerë në lidhje me rënien e Vllaznisë nga Superiorja. Një ngjarje sportive, e përjetuar si dramë në kryeqendrën e veriut.Në një dalje publike në një televizion lokal ( “Tonight” në “Star Plus TV”, Ademi iu ka bërë këtë analizë shkaqeve që e dërguan skuadrën kuqeblu një kategori më poshtë, tek inferiorët:“6 javë para se mbaronte kampionati nuk kishte mobilizim të duhur për ta mbërritur mbijetesën në Superiore.Kur nuk mungojnë kushtet, ti mundesh, kur je i aftë, ti mund ta arrish.Kam verifikuar se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit.Kam bërë një takim me mediat dhe lojtarët për atë që ka lidhje me përgjegjësinë.Jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet, që edhe mendja ime të mos thoshte se mungon kjo gjë.Administrata e bashkisë nuk luan futboll.Luajnë ata që kanë marrë përsipër të luajnë.Askush nuk priste dhe nuk donte që të kishte nj..

Lexone

Rama poston videon e mëngjesit: Shikoni në 120 sekonda çfarë ka ndodhur gjatë bregut të Jugut

Kryeministri Edi Rama ka ndare mengjesin e sotem, si nje urim per dite te mbare nje video se si eshte transformuar vija bregdetare e Jugut te vendit.‘MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë prej vetëm 120 sekondash të transformimit rrënjësor të hapësirave urbane përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare të Jugut të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama ne postimin e tij te pare per kete dite ne Facebook.

Lexone

Kim Kardashian merr çmimin “Oscar” për modën (Foto)

Kim Kardashian West fitoi çmimin CFDA’s Influencer Award mbrëmjen e së hënës; Naomi Campbell çmimin si “Fashion Icon” dhe pastaj “International Award” për Donatella Versace…Gjatë mbrëmjes gala të “Cfda Awards”, “Oscar”-i i modës amerikane që janë dhënë në “Brooklyn Museum” të Nju Jorkut, “Council of Fashion Designers of America”, ka vlerësuar ikonat botërore të nodës dhe në pasarelë ishin të gjitha më të bukurat… e botës.“Kim është modelja më e fuqishme dhe më e rëndësishme sa i takon ndikimit në botë”, – ka deklaruar Tommy Hilfiger.Pastaj, me 11 milionë ndjekës në Instagram dhe 30 milionë në “Facebook”, 60 në “Twitter”, 1.1 milionë të regjistruar në kanalin “YouTube”, bashkëshortja e Kanye West, ishte kandidatja numër një për çmimin.Kanë qenë të shumta bukuroshet në pasarelë, nga Cate Blanchett, tek Amber Heard e Whoopi Goldberg e pastaj modelet Gigi Hadid, Kendall Jenner, Ashley Graham, Rosie Huntington-Whiteley, Lily Aldridge, Emily Ratajkowski, Irina Shayk, Kaia Gerber, Cha..

Lexone

Ndodh mrekullia: Babai deklaron birin të vdekur, por mjekët i shpëtojnë jetën të miturit

Ditën e djeshme një ngjarje e pazakontë nga ndodhur në Mitrovicë, kur një baba ka deklaruar të vdekur djalin e tij 15 vjeçar, i cili në ato momente ishte në sallën e operacionit.I mituri me inicialet A.B nga Mitrovica, u shpall për rreth 15 minuta i vdekur në një njoftim të rremë në Facebook nga i ati i tij.Nëpërmjet një statusi në Facebook, babai i të miturit, me inicialet M.B, ka lajmëruar miqtë e tij se i biri kishte rënë në pishinë dhe kishte ndërruar jetë. Mirëpo, pas pak minutash, ai ka fshirë statusin nga profili, pasi fëmija ishte ende gjallë.Mjekët kanë arritur që të shpëtojnë 15 vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në koma.Në një prononcim për “Gazeta Express”, babai i fëmijës ka deklaruar se është shpejtuar me publikimin e lajmit pasi kishte marrë telefonata të shumta nga të afërmit, të cilët e pyesnin për shëndetin e djalit.Po ashtu, zyrtarë të policisë rajonale të Mitrovicës kanë konfirmuar se djali është gjallë dhe gjendja e tij shëndetësore e djalit është stabilizua..

Lexone

Çështja “Xhafaj”, Balla ironizon Bashën: Ku është zhdukur babalekryetari i Partisë Babalokratike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook deklaron se kryedemokrati, Lulzm Basha po keqpërdor të rinjtë e FRPD.Këta të fundit prej ditësh kanë protestuar para ministrisë së Brendshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.Sipas Ballës Basha është zhdukur se e di të vërtetën e Babales dhe e vërteta e përgjimit do të dalë brenda pak ditësh.Postimi i plotë i Taulant Ballës:“Ku është zhdukur babalekryetari e Partisë Babalokratike?Pse i keqpërdori dje të rinjtë e FRPD Lulzim Basha pa ju treguar të vërtetën për Babalen dhe babalepërgjimin?Sepse Lulzimi e di të vërtetën.Edhe pak ditë dhe shqiptarët do të dëgjojnë të vërtetën babalepërgjimit”,– shkruan Balla.

Lexone

Pas sondazhit të KE, Vasili i drejtohet Ramës: “Kënaqi tani se shqiptarët nuk ngrohen dhe nuk ushqehen dot

Ditën e sotme është publikuar studimi i Komisionit Evropian, sipas të cilit, Shqipëria kryeson me përqindjen më të lartë të mos-përballimit të gjërave.Nisur nga ky rezultat, kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook që ia drejton Ramës, ku akuzon qeverinë se shqiptarët nuk vishet, nuk ushqehen dhe nuk ngrohen si duhet.Statusi i plotë: “Shkollepak kenaqu tani se shqiptaret nuk ngrohen,nuk ushqehen dhe nuk vishen dot. Per shumicen dermuese te shqiptareve edhe qe te ngrohen,te ushqehen si duhet,te vishen apo edhe te bejne pushime eshte nje enderr e ndaluar kete e tregon qarte studimi i BE. Po pres tani te degjoj Shkollepaktin te na shpjegoje tani se sa gabim eshte qe shqiptaret duan te hane ngrohen pushojne e vishen. Po pres te thote qe keto jane mashtrime te poshtra. Po pres te degjoj se si do thone qe ekonomia eshte rritur e rritur lart shume lart fare. Po pres te degjoj qe portali do ti ngope shqiptaret me mish,me ngrohje dhe me veshje, boll nje me..

Lexone

“Selfiemania”: Italianët tronditen nga veprimi i të riut, pas aksidentit të trenit

Kur një grua kanadeze u godit nga një tren dhe u plagos rëndë në Italinë veriore, shërbimet e shpëtimit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë.Por teksa ata trajtonin të plagosurën, një i ri kapi skenën nga platforma e stacionit në një selfie që ka provokuar një zemërim të gjerë në vend.Ai ishte fotografuar nga një fotograf i lajmeve, i cili shkroi: “Kemi humbur plotësisht ndjenjën e etikës”.Policia e kapi të riun dhe e detyroi atë të fshinte foton e realizuar.Gruaja e re kanadeze e kapur në aksident në fund të muajit të kaluar u dërgua në spital dhe kishte një këmbë të amputuar.Njeriu në pantallona të shkurtra të bardha që bënte foto nga stacioni i trenit në Piacenza është hetuar dhe nuk duket se ka kryer një krim.Por imazhi i tij duke treguar telefonin e tij celular në skenën dramatike të shpëtimit është shfaqur në shumë faqe të para në Itali dhe ka tërhequr vëmendje për mosbesim ndaj mediat sociale.Corriere della Sera tha se ai duket të jetë duke bërë një shenjë “V për f..

Lexone

Meta takon Haradinajn: Inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Aqaba Meeting, konferenca e liderëve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por ai ka patur edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.Të dy kanë diskutuar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Presidenti Meta ka njoftuar në Facebook detaje nga takimi.“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, shkruan Presidenti Meta.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vasili fton shqiptarët: Refuzojeni taksën në “Rrugën e Kombit”, arroganca e Ramës ndau Shqipërinë nga Kosova

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të refuzojnë taksën në “Rrugën e Kombit”.Përmes një status në “Facebook” Vasili theksoi se me qeverinë kosovare nuk është bërë asnjë konsultim për këtë dhe se arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vellezërit nga Kosova.Postimi i plotë:Taksa e rruges se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.REFUZOJENI !!Te gjitha Bashkite e veriut Kukes,Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen.Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezer..

Lexone

Shkelje e privatësisë, “Facebook” sërish në shënjestër

Platforma gjigante teknologjike “Facebook” është sërish në shënjestër sa i takon shkeljes së të dhënave të privatësisë.Sipas “New York Times”, rrjeti social ka hyrë në marrëveshje me të paktën 60 prodhues të telefonave inteligjentë, tableta dhe pajisje të tjera celulare, duke u lejuar atyre qasje në të dhënat personale të mijëra përdoruesve dhe “miqve” të tyre pa pëlqimin e qartë. Ndër grupet me të cilat u nënshkruan marrëveshjet do të ishin Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.Marrëveshjet do të lejonin që “Facebook” të shtrijë në masë të madhe gamën e saj, duke lënë prodhuesit e pajisjeve të lëvizshme të ofrojnë dhe shpërndajnë tek përdoruesit disa nga shërbimet më të njohura që karakterizojnë kolosin social, siç janë rubrikat. Në këmbim, “Facebook” ka lejuar grupe të tilla si Apple dhe Samsung për të hyrë në të dhënat personale të përdoruesve dhe “miqve” të tyre, edhe në rastet kur ata ishin të bindur se kishin mohuar ndonjë ndarje të të dhënave të tyre.“Facebook”,..

Lexone